Titulli: Gjenerali i ushtrisë së vdekur
Origjinali: Gjenerali i ushtrisë së vdekur
Gjinia: Roman
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2011
Fq. 280
Pesha: 0.324 kg.
ISBN: 978-9928-186-55-3
Mbi romanin
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” doli për herë të parë në bullgarisht (1966), në serbisht (1968) dhe në turqisht (1968), kur në Shqipëri nuk ishin fashitur vërejtjet e kritikës së realizmit socialist, madje në bullgarisht, kur shkrimtari ende nuk kishte nxjerrë motërzimin e tij të dytë (1967), që është motërzimi kryesor.
Bullgarishtja është gjuha e parë që i hapi dyert për librin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, romanit më të njohur në botë të Kadaresë, kurse greqishtja është e katërta midis gjuhëve të botës, konkretisht pas frëngjishtes, anglishtes dhe gjermanishtes, në të cilën janë përkthyer më tepër tituj prej tij.
Por gjuhët dhe letërsitë ballkanike nuk kishin as mundësinë dhe as besueshmërinë e mjaftueshme për ta përcjellë përtej gadishullit të tyre. Në këtë endje prove “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, sikurse dhe romanet e tjerë më vonë, kërkonte hapësirat e veta të mëdha për të cilat ishte krijuar, pasi Ballkani dashamirës dhe djepi i tij ishte i ngushtë për të.
Shqipëria zyrtare, që i kishte rrënuar urat kulturore të ndërsjellta me krejt Perëndimin, vetëm me Francën kishte lejuar një lloj marrëdhënieje. Kjo urë ndërlidhjeje e paprishur plotësisht, sikurse edhe botimi frëngjisht në Tiranë që pati “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1968) e ka lehtësuar mbërritjen e tij, pikërisht, në Francë, në qendrën botërore të provës dhe të miratimit të vlerave të mëdha letrare.
Komente mbi autorin
"Nuk dyshoj që Kadareja është një shkrimtar heretik. Nuk është e mjaftueshme ta quash atë, siç kam thënë dikur, Jetvushenko shqiptar. Jetvushenko është thjesht një rebel. Dallimi midis një rebeli dhe një heretiku është se i pari shpreh zemërimin e tij në mënyrë spazmodike, i cili mund të përmblidhet pas pak, ndërsa heretiku është i qëndrueshëm në kundërshtimin e tij, ka një vijë veprimi dhe një strategji të sjelljes që buron nga parimet."
Arshi Pipa
"E kanë krahasuar me Gogolin, me Kafkën, me Oruellin. Por ai i Kadaresë është zë origjinal, universal, e prapë me rrënjë të thella në tokën e vet."
Shusha Guppy, Independent on Sunday
"Ismail Kadare është pa dyshim shkrimtari më i shumanshëm i kohës sonë."
Alain Bosquet, Le Quotidien de Paris
"Kadare është i rrahur në të gjitha dallgët e artit modern bashkëkohor. Veçse ai gëzon avantazhin e madh që kurrë të mos ketë pasur nevojë të çajë kryet për recensentët gjermanë. Ai ka mundur ta mbrojë veshjen e artit të tij nga gjithë luspat e shëmtuara të "izmave" zhurmëmëdha, aq shumë të çmuara prej "doktorëve" tanë të kritikës... Vepra e tij, sa ç'është ushqim shpirtëror, po aq është edhe art sublim."
Michael Kleeberg, Die Welt
"Gjëja më ideale në letërsi është kur lexon diçka të sapobotuar dhe e kupton që kjo do të bëhet klasike. Kjo gjë ideale ka për titull përmbledhjen "Përballë pasqyrës së një gruaje" dhe i përket më të madhit shkrimtar gjallë të kohës: Ismail Kadaresë."
Guillaume Allary, Elle
"Çdo vit, pothuaj gjatë një dhjetëvjeçari, Kadareja u ka dhënë lexuesve të vet nga një roman, që i befason dhe i shtang ata, i prek në shpirt, u ngjall ndjenja e mendime të thella... Ka ardhur koha që Kadareja ta marrë çmimin që meriton... Jepjani Kadaresë çmimin Nobel!"
Magazine Litteraire
"Një nga romancierët më të shquar të kohës sonë, në të gjithë botën dhe në të gjtha gjuhët."
Bruce Bawer, Wall Street Journal
"E kemi thënë më parë dhe do ta themi prapë: kur do ta njohë Stokholmi kalibrin e jashtëzakonshëm të këtij shekulli?"
Figaro Littèraire, Paris
"Ismail Kadare është një shkrimtar që krijon hartën e një kulture të tërë, të historisë, pasionit, folklorit, politikës dhe katastrofat e saj. Ai është një shkrimtar universal me një traditë narracioni që e ka origjinën nga Homeri."
John Carey
"Kadare mundi titanët ndërkombëtarë të letërsisë me çmimin Booker."
The Guardian
"Është kjo anë vizionare, që përbën forcën madhore të një njëzet librave të Kadaresë, romancier që rrok historinë me një frymë të fuqishme shekspiriane."
Histori e Letërsisë Europiane, Hachette, Paris
"Me njërën këmbë në Shqipërinë e moçme, gojore dhe legjendare, ende në rrëqethjen homerike dhe me këmbën tjetër në modernitetin më të spikatur dhe më finok, Kadareja gjendet në kapërcyell të të dy botëve dhe nga kjo rrethanë e jashtëzakonshme vepra e tij krijon akorde të fuqishme dhe të goditura."
Dominique Fernandez
Fragment nga libri
Gjeneralit i ra pija në kokë. Unë kam tani një ushtri të tërë të vdekurish, mendoni. Vetëm se ata tani, në vend të uniformës, kanë secili nga një thes najloni. Thasë të kaltër me dy vija të bardha dhe një shirit të zi, prodhim special "Olympias". Në fillim ishin ca skuadra. Pastaj u krijuan kompanitë, pastaj batalionet dhe tani po plotësohen divizionet dhe regjimentet. Një ushtri e tërë e mbështjellë me najlon.