Titulli: Vepra 1
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2008
Fq. 398
ISBN: 978-99943-42-42-6
Mbi librin
Në këtë vëllim të parë, me të cilin hapet korpusi i veprës së Kadaresë, përfshihen krijime në prozë të periudhës së hershme të krijimtarisë së tij. Ndërsa romani i parë i tij, "Qyteti pa reklama", i shkruar në Moskë në vjeshtën e vitit 1959, kur autori ishte 23 vjeç, ka mbetur në sirtar, për të parë dritën e botimit pas rënies së komunizmit, novela "Ditë kafenesh", një fragment i romanit të sipërpërmendur, i përpunuar në trajtë novele më 1962, u botua një vit më pas në dy numra të gazetës "Zëri i rinisë". Vepra e tretë, "Përbindëshi", shkruar më 1964 dhe botuar në revistën "Nëntori" më 1965, pas një ndalimi çerekshekullor, qarkulloi si libër një vit përpara rënies së komunizmit.
Përmbajtja
1. Qyteti pa reklama
2. Ditë kafenesh
3. Përbindëshi