
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Abetare per femijet e kopshteve, Nexhati Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
E interpretuar kështu, poezia konfirmon shpjegimin në kopertinën e librit, që çdo poezi fsheh një përvojë të pakëndshme, e cila kur ndahet me të tjerët, bëhet e këndshme, kujtimet e lumturisë kapërcejnë çastet e vështira në jetën e çdokujt, duke qenë një burim kënaqësie.
Titulli: Njeriu më vete e me tjerë
Origjinali: Njeriu më vete e me tjerë
Gjinia: Poezi
Autori: Martin Camaj
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2012
Fq. 136
Pesha: 0.20 kg
ISBN: 978-99956-87-73-1
E interpretuar kështu, poezia konfirmon shpjegimin në kopertinën e librit, që çdo poezi fsheh një përvojë të pakëndshme, e cila kur ndahet me të tjerët, bëhet e këndshme, kujtimet e lumturisë kapërcejnë çastet e vështira në jetën e çdokujt, duke qenë një burim kënaqësie. Çështja qëndron nëse kjo kënaqësi ndahet me lexuesin.
Që të ndodhë një komunikim ndjenjash ndërmjet autorit dhe lexuesit, ky i fundit duhet të dijë jo vetëm se Ister – i është emri grek i Danubit dhe se "e mungëta" i referohet Munihut, por gjithashtu se autori iku nga Roma pa dëshirë, i vendosur të shkruajë poezi. Këto gjëra lexuesit mund t'i dijë vetëm nëse ai i përket një elite intelektuale. Një lexues i thjeshtë nuk do të mund të depërtojë në sekretin e poezisë; poezia nuk është shkruar për të.
Me këtë poezi, poeti është "më vete", jo "me të tjerë". Kjo mënyrë e të shkruarit për një elitë, që konsiston më tepër në fshehjen se në zbulimin e kuptimeve, është po ashtu e një modeli modernist, megjithëse mostrat gjenden në trobar – clus – er e poetëve provansalë. Mallarmè tregon një shembull në fund të shekullit, të pasuar nga poetë të tillë, si: George, Valèry, Eliott, Ungaretti dhe Montale. Komunikimi me lexuesin nuk është shqetësimi i këtyre poetëve, që gjejnë "kënaqësi" pikërisht në qëndrimin e kundërt, atë të ironikut që e largon veten prej të "tjerëve" duke përdorur një gjuhë të pakapshme për ta. Qëndrimi i Camaj në vëllimin në fjalë është në përputhje me këtë qasje elitiste për poezinë.
Arshi Pipa
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13k)Referenca: SKU002029
Botuesi: Onufri
Tiranitë, krahas nervozizmit dhe stuhive kalimtare, janë përpjekur të krijojnë portat e rreme e të gabuara. Në ngrehinën e përkorë të letrave shqipe, atje ku është duke zënë vendin e vet Martin Camaj, ashtu si në çdo panteon, hyhet vetëm prej një porte, asaj të madhes.
Referenca: SKU002030
Botuesi: Onufri
Ky roman paraqet veprën e parë të madhe në prozën e Martin Camajt, i cili atëherë ishte bërë i njohur si lirik. Edhe pse më vonë u botuan prej tij vepra të tjera në prozë, romani "Rrathë" është vepra e tij më e vëllimshme në këtë zhanër letrar.
Referenca: SKU002068
Botuesi: Onufri
Në gjithë këtë vepër, të shkruar gjatë afro 35 vjetëve a më shumë, Martin Camaj është vetja që kërkon veten, të pandashmin nga fisi dhe atdheu, të pandashëm si e përmban në kuptimin burimor këtë nocion termi latin individuum (in - dividuum).
Referenca: SKU002069
Botuesi: Onufri
Ngjarja e kësaj drame mbështetet tërthorazi në një zezonë gjakmarrje të pashembullt gjithkund shtrihej dikur pushteti i Kanunit të Lekës. Tregohet se në shekullin e kaluem, përmbi Drin, përpara se ky lumë then qafën, vdiq një malësor. Ai e kishte lanë me fjalë që t'i baheshin drekët mortore ma të mëdhatë që mund të ishin.
Referenca: SKU002070
Botuesi: Onufri
Njeriu ndalet në një shej vendi në kohë, harron punën e përditës dhe rrëmon në vete për të gjetur fillin e humbun të ndjesive të veta. Ngjan kështu që mbas secilit varg të fshihet nga një grimë ngashërimi që po në atë çast kur autori iua përcjellë të tjerëvet shndërrohet në gëzim.
Referenca: SKU002071
Botuesi: Onufri
Dranja, emri i veprës eponime persona poetica, një breshkë femër "me një emër gruaje", që është gjithashtu "emri i një vajze të bukur prej vendlindjes së autorit", është një formë dialektikore e emrit Drande, "Trëndafile".
Referenca: 2089
Botuesi: Onufri
Në këtë syzim, autori i kësaj përmbledhjeje lirikash nuk qëllimon t'i paraqesë vetveten lexuesve. Nga ana tjetër, poezia nuk lyp shpjegime, edhe ajo flet për veten në atë formë e strukturë që ka. Ka vetëm një trajtë të qëllueme e të drejtë, një radhitje fjalësh, gjithmonë në gjuhën amtare.
Referenca: 2091
Botuesi: Onufri
Bota e trilluar e Karpës është ngritur mbi dy shtylla: nga njëra anë, mbi atë historiko – gjuhësore, që i lejon Camajt të çjerrë velin e pluhurosur të kujtesës e të depërtojë me fuqinë e fantazisë krijuese në skutat e një të shkuare të moçme të padëshmuar nga fiset e malsorëve shqiptarë; nga ana tjetër, mbi shtyllën a
Referenca: 2093
Botuesi: Onufri
Kur Koliqi botonte më 1958 shënimet e veta për artin e Martin Camajt, pohonte me admirim se "atij, edhe padashtas i shkon syni ke brumi njerzuer". Cilësimi "padashtas" i themeluesit të prozës moderne shqipe, e posaçërisht në traditën e prozës letrare gegnisht, përcjell me shumë saktësi edhe tiparin më të qëndrueshëm të Camajt prozator.
Botuesi: Toena
"Qielli s'pranon arna" titullohet përmbledhja e tretë me poezi e autores Anila Kruti. Si nëntitull shoqërues i librit vjen emërtesa 99 poezi lirike, ku disa prej tyre janë pa titull dhe, pjesa më e madhe emërtohet, i cili qysh në krye përthekon profilin e saj, si lëvruese zelltare e lirikës së larmisë.
Botuesi: Dituria
Sapo kishte ngjitur shkallën e fundit, kur këmbët i ngecën në vend. Përpara tij, mu në hyrje të urës, qëndronte një tabelë e madhe: "Ndalohen të huajt!". Një herë deshi ta shpërfillte atë urdhër të kobshëm.
Botuesi: Toena
Libri "Lulet e egra" përfshin pesëdhjetë e një poezi të zgjedhura. Ideja, ashtu si vetë libri, u ngjiz në vitet 2014 dhe 2015, me rrënjët thellë në një mall për vendlindjen, atë dashuri shpesh të pashprehur, ashtu si dhe të një kohe të vështirë, por tepër romantike, të rinisë sime, kur ndrydhur brenda një muri të betontë të një diktature, që u mundua të...
Referenca: SKU000768
Botuesi: Onufri
Njëqind vjershat dhe poemat në këtë përmbledhje janë gjithë ç'është më e mira në pesëdhjetë vjetët e krijimtarisë poetike të Ismail Kadaresë. Shumë prej këtyre vjershave kanë qenë bërthama të veprave të tij të ardhshme në prozë.
Referenca: SKU002071
Botuesi: Onufri
Dranja, emri i veprës eponime persona poetica, një breshkë femër "me një emër gruaje", që është gjithashtu "emri i një vajze të bukur prej vendlindjes së autorit", është një formë dialektikore e emrit Drande, "Trëndafile".
Referenca: SKU001311
Botuesi: Te tjere
Titulli: Polimnia dhe Melpomena 2PoeziAntologji personale (1937-2003)Autori: Kasëm TrebeshinaShtëpia botuese: Faik KonicaVendi dhe Viti: Prishtinë, 2004f. 516Pesha: 0.61 kgISBN: 99951-06-142-7
Referenca: SKU000414
Botuesi: Botimet Dudaj
Titulli: Një ndjenjë mes të tjerashEseAutori: Ardiola ÇelaShtëpia botuese: DudajViti: 2007f. 120Pesha: 0.11 Kg.
Botuesi: Onufri
Skënder Buçpapaj e përfshin të gjithë leksikun e gjuhës shqipe, në mënyrën më elegante supreme, mjeshtër i metaforave dhe asosacioneve, mjeshtër i figurave të kuptimit e shqiptimit poetik, mjeshtër i kontrasteve, duket se i ka shterur të gjitha fjalët e kësaj jete, asnjë objekt i kësaj bote s'ka mbetur jashtë orbitës së poetit pa u përmendur.
Referenca: SKU000766
Botuesi: Onufri
Ca pika shiu ranë mbi qelq” është përmbledhje poetike e poezive më të zgjedhura të shkrimtarit Ismail Kadare.
Botuesi: Onufri
Asht pjesa ime e kafshës që më mban njeri.Nuk rrojmë si hije këtij dheuNdonëse hije kthehemi.
Referenca: SKU001142
Botuesi: Dija-Poradeci
Titulli: Ujëvarë e fyelltëPoeziAutori: Besnik BedollariShtëpia botuese: Dija-PoradeciVendi dhe Viti: Pogradec, 2010Pesha: 0.07 kgISBN: 978-99956-826-5-1
E interpretuar kështu, poezia konfirmon shpjegimin në kopertinën e librit, që çdo poezi fsheh një përvojë të pakëndshme, e cila kur ndahet me të tjerët, bëhet e këndshme, kujtimet e lumturisë kapërcejnë çastet e vështira në jetën e çdokujt, duke qenë një burim kënaqësie.