- Çmim i zbritur
Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
në çastin e bukur të pikëllimit të pastër
ka një pafajësi të tmerrshme në fytyrën time
njomur nga argjendi mbledhur brymës së agut
Titulli: Hiper – ritme në shend
Origjinali: Hiper – ritme në shend
Gjinia: Poezi
Autori: Durim Çaça
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2015
Fq. 192
Pesha: 0.221 kg.
ISBN: 978-9928-06-114-0
...një regjistër i lartë ligjërimi e përjetimi estetik, në një tipologji ndryshe të lirikës refleksive e meditative, në një melodi gjuhësore e muzikë tingëllore, me fuqi drite e lirie, në hiper-ritme përmallimi në vesk e pikëllimi në shend; në një harmoni të brendshme të një poetike intelektuale; shkëndija nga flaka e thellë e poezisë, - zjarri i gjallë i njerëzores, nëpër peizazhe të zgjedhur të ndjenjës; në një shqipe vallëzuese e në ngjyra ngazëllore.
Etyd, 3
qielli nuk rikthehet te gjurmët e tij e flaka
s'rikthehet te gjurma e saj, puthja e parë
syt' e rinj te gjurmët e lotit të vet, dora
te gjurmët e saj të përmalljes pa faj
as peizazhi me dardha të verdha e trëndafilë të egër
myshku që beson se dallëndyshet kthehen sërish
ishulli i oqeanit ku lahen ujërat e kaltra
përroi i kulluar, rruga e qumështit, syri i hyjnisë,
parfumi i mendrës rreth lëkurës së mështeknës
nuk rikthehet më te gjurmët e saj të mëparshme
mbrëmja që ndrit mbi manat e vidhet
shikimi i but' e i prajshëm si prej fijesh mëndafshi
nuk rikthehet te gjurmët e tij qielli
flaka nuk rikthehet më te gjurma e saj, puthja e parë
peizazhi me dardha të verdha e trëndafilë të egër
syt' e rinj te gjurmët e lotit e dora
te gjurmët e saj të përmalljes së fshehtë...
Homazh, 4
[robert louell]
në çastin e bukur të pikëllimit të pastër
ka një pafajësi të tmerrshme në fytyrën time
njomur nga argjendi mbledhur brymës së agut
si klithmat e rrahjet e krahëve të zgalemëve
deri në shuarjen e ëmbël të tingullit
të pendëve që rrëshqasin njëra mbi tjetrën
si gjumi i qetë me derën hapur
si një pemë në mes të lëndinës
në çastin e bukur të pikëllimit të pastër
ka një pafajësi të tmerrshme në fytyrën time
njomur nga argjendi mbledhur brymës së agut...
Kaleidoskop, 3
të shohësh pas yjesh e yjesh yllin
si arin përtej arit e arit
si detin pas detesh e detesh
të shohësh zjarrin pas zjarresh e zjarresh
si dhembjen përtej dhembjesh e dhembjesh
ndieva pas buzësh e buzësh, buzët
e tua prej myshku, manxurane e malli
si të shohësh pas yjesh e yjesh yllin
e si arin përtej arit e arit...
Arie
flaka plagoset veç nga një tjetër flakë
si plagoset koha nga një tjetër kohë
si drita nga një tjetër dritë, si loti
veç nga një tjetër lot, si fjala
plagoset veç nga një tjetër fjalë, ëndrra
nga një tjetër ëndërr, si puthja
plagoset veç nga një tjetër puthje,
si jeta, dhembja, shendi, poema
malli, ah, veç nga një tjetër mall
si koha nga një tjetër kohë, si flaka
plagoset veç nga një tjetër flakë...
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: 2511
Botuesi: Tirana Times
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: Toena
Botuesi: Zenit Editions
Botuesi: Toena
Referenca: SKU002070
Botuesi: Onufri
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Botuesi: Onufri
Referenca: 2940
Botuesi: Onufri
check_circle
check_circle