- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Në këto kohë të vështira për librin hyrja e një poeti në derën e botuesit e dyfishon sikletin e këtij të fundit, kur kujton episodet e përsëritura me tregtarët (termi "libër-ar" nuk vlen në tregun shqiptar) e librit, të cilët kanë ngritur një pritë disashkallëshe: për librat me poezi nuk e kalon dot as trotuarin e kioskës, jo më të ofrohesh!
Titulli: Melodi trishtimi
Origjinali: Melodi trishtimi
Gjinia: Poezi
Autori: Romario Xhaferri
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2014
Fq. 174
Pesha: 0.201 kg.
Në këto kohë të vështira për librin hyrja e një poeti në derën e botuesit e dyfishon sikletin e këtij të fundit, kur kujton episodet e përsëritura me tregtarët (termi "libër-ar" nuk vlen në tregun shqiptar) e librit, të cilët kanë ngritur një pritë disashkallëshe: për librat me poezi nuk e kalon dot as trotuarin e kioskës, jo më të ofrohesh!
Por takimi me poetin Romario Xhaferrin, një student i filozofisë në Tiranë, më kujtoi fëmijërinë dhe rininë time kur, para librave, sidomos atyre me poezi, gati harroja të haja vaktin e radhës. Ndryshe nga shumica e fëmijëve dhe të rinjve të sotëm, të cilët për librat dhe dijen sot (ashtu si për punën nesër) kanë të njëjtin raport që "Ufo"-t kanë me planetin tonë (më duket gjetje gjeniale ajo që një biznesmen themeloi një universitet me këtë emër), Romario më befasoi me pasionin për artin dhe letërsinë.
Edhe ai m'u duk si "Ufo", por në sensin e kundërt, një poet, natyrisht në fillimet e rrugës, të cilin mund ta ilustroje me atë që Shekspiri thotë diku në tragjeditë e tij: "Kjo botë u shthur, o prapësi, o dreq!/ Që paskam lindur të të ndreq!", një mision ky i përhershëm i të gjithë poetëve dhe artit në përgjithësi.
Dhe, për çudi, ndër fjalët çelësa të këtij poeti të ri janë "ëndrrat", "hijet", "fantazmat", "makthet", "pasqyrat", "varret", "engjëjt", "djajtë" etj. Në poezinë me titull "Vdes për ty, jeto për mua", Romario duket se thotë për veten: "Ti nuk je në rregull,/Më thoshin të gjithë,/Te unë kish' mjegull,/E mjegull jam sërish".
Natyrisht, duke patur parasysh moshën e poetit (ka lindur në Lushnjë, më 27 prill 1994, dhe këto ditë mbush 20 vjeç), një pjesë jo e vogël e vjershave lidhen me shqetësimet e moshës, me (mos)realizimin e dashurisë apo ndjenjës. Por, sipas meje, edhe pse duhet të ishte e kundërta, poezitë e tij më të mira nuk janë ato të ndjenjës apo që lidhen me moshën (madje, disa prej të cilave mund të shmangeshin nga botimi), por poezitë meditative, ku gjetjet apo detajet poetike përcjellin mesazhe dhe kumte të karakterit filozofik apo social.
Si, për shembull, në poezinë me titull "Vallë": "Në mendje të maleve,/Vallë, është dielli?/Në zemër të detit,/Vallë, është qielli?// Në thelb të përrallave,/Vallë, është mbreti?/E në qendër të qiellit,/Vallë, është deti?..."; në poezinë "Engjëll apo djall": ".../ Jam sinonim i të mirës në sytë e mi,/Jam sinonim i të keqes në sytë e mi tek ti./S'më kupton? As unë veten.//...Është djall ai engjëll që kundërshton,/Apo engjëll ai djall që pranon?!"; në poezinë "Ishulli i vdekjes": "Ecja në ishullin e vdekjes, si ecja në majë t'tehut t'thikës./E kafshë nuk ka, janë veç pasqyrimet e shformuara t'njerëzve..."; në poezinë "Tek tymosja një cigare": "Tek tymosja një cigare,/Në kafenenë e përhershme,/Zemra m'rrahu si kurrë më parë,/M'erdhën fjalë të pandreqshme.//Krejt papritur rrodhën lotët,/E zemra krejt u nda,/Sa shpejt që prishen botët,/Nga një fjalë që thjesht u tha"; në poezinë "Njerëz": "Mallkoj veten që jam pjesë e kësaj sage kanibale./ Shpresëthithës të ndyrë, aq sa mishi u vjen erë,/Kët' tokë t'pafajshme e shndërruan në gërmadhë"; në poezinë "Valixhja me ëndrra": "Një valixhe me ëndrra ma shqyen tmerret,/E vajtoj valixhen si toka diellin kur terret,/Vazhdoj të eci me valixhen e shqyer,/Ashtu t'çjerr në zemër e mbaj ngjitur,/ Kam shumë arsye për të urryer,/Por vendosa, valixhen ta mbaj për tu ngritur".
Por ka disa poezi tek te cilat mund të dallosh lehtë mesazhe të përcjella me një finesë të veçantë si tek "Britma", ku poeti zbulon: "Një zë i çjerrë e një oshtimë shurdhuese,/Përhapet si jehonë në boshësinë e mendjes time,/E nuk mund të gjej asnjë rrugëdalje shpëtuese,/Nga kjo britmë të çliroj cektësinë e qenies sime" apo tek "Makthi...": "Po sikur të zgjohem një ditë,/Dhe gjithçka të ketë ndryshuar,/Po sikur koha t'mos m'ket' prit',/Dhe përpara t'ketë vazhduar.//Po sikur jeta t'më ketë braktisur,/Në këtë vend pa rend,/ E jeta t'mos më kujtohet si ka nisur,/Si një endacak rrugëve të end...".
Në një poezi me referencë të kuptueshme për shoqëritë nën diktat, Romario thotë: tek "Arkëmortin e ndërtoj vetë": "Fati s'më deshi dhe ju ma dirigjuat gjith' kët' jetë,/M'vjen keq gjakthithës, por arkëmortin e ndërtoj vetë"; kurse tek "Përralla nga fundi i botës": "Demonin gjakthithës-njeri, thonë, e panë, thithte,/Gjakun e njerëzve pa mëshirë, thjesht veç uri,/Që ushtrinë demoniake djallit t'ia përgatiste,/E do t'na ribënte gjersa t'mos kish më njerëzi.//Të gjithë të zezat, thonë, i panë, na prisnin,/Në hije të fshehur na qëndronin sipër kokës,/Çudi si ndonjëherë mund dhe të të habisin,/Këto përralla që vijnë nga fundi i botës".
Kurse për Shqipërinë e kaosit shkruan: "Ku po shkoni, o mjeranë? Në këtë tokë pa bimë e farë,/Ktheni kokën e anash shihni; shihni trutë si u janë përtharë./Në luginën e mbushur me njerëz pa kokë, pa besë,/Thuamni, këtu dielli do lindë apo errësirë do mbesë?".
Poeti është i zoti që me pak fjalë të portretizojë tipa të tillë, si: "Frika do të të pushtojë, nga koka te thembra./E, si i ngrirë, nën vuajtje do të mbesësh,/Nën thumbimin e frikës i gjallë do të vdesësh.//Më thuaj, thuamë tani, a ke frikë?!" Apo: "E, mos thuaj unë vendos mbi dhimbjet,/ Ashtu si zoti bekon botën me lindjet,/ Se ti flet e tremb, por ti dot nuk dënon,/ T'ishe engjëll qeshje, por qan që s'je demon". Më tej: "Të gjithë janë vrasës, të hedhin hi syve,/ E ti s'mund t'i ndalësh; u përket atyre".
Në një nga poezitë e para që lexova nga Romario Xhaferri, ajo me titull "I zënë në shtatë pasqyra", gjeta dy vargje të shpërndara, por që unë po i bashkoj: "A do të bëhet ëndrra ime?... Më jep ti një shenjë...". Duke lexuar, pastaj, të gjithë librin e parë me poezi të Romario Xhaferrit mund të thuash me bindje se "shenjat" e tij janë të mbara, ndonëse duhet thënë që ka përpara një rrugë të mundimshme që shumë e nisin por pak ia dalin në krye.
Problemi është tamam ashtu si e thotë bukur Romario: "E fjalët e mia mbahen në një fije,/Të jem si ju, a të jem një hije?!". Me bindjen se Romario Xhaferri nuk do të jetë "një hije", por "do të bëjë hije" në letrat shqipe, ua lë radhën lexuesve për të thënë fjalën e fundit.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: 2902
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Bard
Referenca: 2361
Botuesi: Dija-Poradeci
Referenca: SKU000139
Botuesi: Ideart
Referenca: 2658
Botuesi: Mitrush Kuteli
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Te tjere
Referenca: 2359
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: 2087
Botuesi: Princi
Botuesi: Zenit Editions
Në këto kohë të vështira për librin hyrja e një poeti në derën e botuesit e dyfishon sikletin e këtij të fundit, kur kujton episodet e përsëritura me tregtarët (termi "libër-ar" nuk vlen në tregun shqiptar) e librit, të cilët kanë ngritur një pritë disashkallëshe: për librat me poezi nuk e kalon dot as trotuarin e kioskës, jo më të ofrohesh!
check_circle
check_circle