• Banner

Rrathe, Martin Camaj
  • Rrathe, Martin Camaj
  • Rrathe, Martin Camaj
  • Rrathe, Martin Camaj

Rrathe, Martin Camaj

Ky roman paraqet veprën e parë të madhe në prozën e Martin Camajt, i cili atëherë ishte bërë i njohur si lirik. Edhe pse më vonë u botuan prej tij vepra të tjera në prozë, romani "Rrathë" është vepra e tij më e vëllimshme në këtë zhanër letrar.

900 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rrathë
Origjinali: Rrathë
Gjinia: Roman
Autori: Martin Camaj
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2012
Fq. 496
Pesha: 0.54 kg
ISBN: 978-99956-87-61-8

Mbi librin

Martin Camaj e botoi romanin "Rrathë" në vitin 1978 si botim të vetin. Ai punoi rreth pesëmbëdhjetë vjet me këtë tekst, që e konsideronte si veprën e tij kryesore e ku do të përcillte në mënyrë letrare djalërinë e përjetuar në Shqipëri, si dhe ngjarjet revolucionare dhe ndryshimet shoqërore në kohën e komunizmit.

Ky roman paraqet veprën e parë të madhe në prozën e Martin Camajt, i cili atëherë ishte bërë i njohur si lirik. Edhe pse më vonë u botuan prej tij vepra të tjera në prozë, romani "Rrathë" është vepra e tij më e vëllimshme në këtë zhanër letrar. Vëmendje të veçantë ai i ka kushtuar këtu sidomos organizmit gjuhësor, duke pasur si qëllim të vet që me këtë roman të tregojë potencialin e shqipes si gjuhë letrare moderne.

Këtu bënin pjesë, sipas tij, krahas shfrytëzimit në mënyrë kreative të mundësive të fjalëformimit në gjuhën shqipe, edhe pasurimi i saj me material gjuhësor dialektikor, përkatësisht duke marrë parasysh përdorimin e fjalëve dhe të stilit të autorëve të mëhershëm, kryesisht të atyre gegë. Martin Camaj dëshironte që me gjuhën e tij të ofronte një zgjidhje alternative ndaj gjuhës letrare të njësuar, të cilën e përjtonte si një krosë të ngurtë, edhe pse në ortografi dhe gramatikë ai u rrek t'i afrohej disi gjuhës së shkruar zyrtare.

Romani ngërthen tri pjesë, në nëntitujt e të cilave rimerret vetë titulli i romanit "Rrathë": Rrathë uji, Rrathë zjarri, Rrathë gjaku. Tri pjesët ndërlidhen me njëra - tjetrën nëpërmjet disa figurave kryesore: Baci, i ashtuquajturi Folkloristi dhe sidomos Agonti, i ashtuquajturi Novelisti. Personazhet e romanit përmenden përgjithësisht si me emrat përkatës ashtu edhe me emërtimet tipike të funksionit që kryejnë.

Romanit i paraprin një listë me personazhet kryesore bashkë me emërtimet përkatëse, sikurse ndodh rëndom në një pjesë teatrale. Rrezja e veprimit të romanit rrok Bardhin, Përgjegjësin, kryetarin e Partisë, bie mbi Shkrimtarin punëtor, Markocin dhe predikues Drenashin, Fetarin, duke përfshirë edhe Cubin, Ilegalin e Zogën, Virgjnen, të cilët mishërojnë mënyra moderne dhe tradicionale të jetesës. Në mënyrë të gërshetuar përshkruhen këtu pamje të ndryshme të jetës në një vend malor nën pushtetin partiak që quhet Dheu i Arbnit.

Emri Dheu i Arbnit përbën një aludim historizues ndaj Shqipërisë. Agoni, si pjesëtar i një brezi të ri, është agronom me profesion, por ushtron ndërkohë punën e gazetarit dhe të shkrimtarit. Ai dërgohet nga Partia në fshatin Ripë e Mesme për të raportuar mbi mbërritjen e traktorëve të rinj, si dhe për të marrë informacione mbi një kundërshtar të sistemit të shfaqur gjoja rishtas në male dhe që e thërrasin me emrin Ilegali. Ripa e Mesme, sëbashku me Ripën e Poshtme dhe Ripën e Epër, përbëjne gjithë zonën në të cilën zhvillohen ngjarjet e romanit.

Në përshkrimet e shtegtimeve të shumta që të çojnë gjithnjë ne male përftohet si në paletën e ngjarjeve të ndodhura pamja e një krahine malore të egër, në përditshmërinë e ashpër të së cilës pleksen ëndrrat me fantazitë.

Fragment nga libri

Mbas lutjes së parë u kapën dora - dorë dhe silleshin me hapa të matun përreth ashtu sikur vëhen në varg për të hedhë valle vendëse. Silleshin varg tue u ba rreth ende i papërkryem dhe përsëritnin pajanda në ritëm një thanje, si emën apo fjali. Kryetari qëndronte në mjedis dhe drejtonte fjalë e lëvizje, tue u dhanë këtyne krah në një drejtim të caktuem, i tretun në ekstazë me sy të mbyllun.

-Tash mund ta çojmë zanin e të flasim pa pëshpëritë. - Mbeti e tha Baci. - Tash janë të përqendruem në vete e s'i ndëgjojnë ma tingujt e jashtëm. I vetmi që mund t'i mbajë veshët të hapun kah zanet e jashtme asht zëvendësi, Këshilltari.

Ndeji e u mejtue e vijoi:
- Sa kryetarë shkuen e erdhën e ai, Këshilltari, mbeti aty ku asht, në të dytin vend, i ngulun si cung lisi. - Zëvendësi i truhej Hyjnisë si me një gjysmë goje, por megjithatë zani i tij mbizotnonte fjalët e lutjeve të përbashkëta. Fjala e tij hidhej si prej një bahje prej gojës së shthurun dhambësh një gurë i vetmuem në pusin e shterrun. - Shikoje mirë e mos harro tiparin kryeneç, menda e zgjuet që nuk ndërron, prore me një shprehje në fytyrë, i qetë, energjik e sygordhë!

Zëvendësi i Drenashit, i ashtuquejtun Këshilltari, së fundi u vu edhe ai në valle si pa andie. Shtrini krahun e djathtë mbi shpatullat e valltarit për anë si flatër gjerze dhe dora e madhe e tij prej fshatarit mbulonte një pjesë të supit të shokut, të një fshatari vocrrak të thatë e fytyrëtjerrun. Kambët e thamta e të lakueme të tij lëviznin plogshtë në vallen vendëse: një hap para, një hap mbrapa e mandej shpejt e shpejt, dy para e një tjetër fare të shkurtë përsëri mbrapa.

Kështu në varg, dale e dalë dhe mbarë e mbarë zhdërvillohej rritshëm e me hov lëvizja vallëzore, jo pa sqimtari të natyrshme krenarie të përmbajtun hera - herë, dhe ngjit mbas plaste prapë papritmas egërsia e burrave fshatarë si bujena ndër arat e tyne. Zëvendësi lutej fare vetëm me fjalë të veta në të folmen e Ripës së Poshtme: "Zot, po të lus, shqymbi anmiqtë tonë. Të lus, pra, shqymbi! Mos i le gja mangut, po qiti tashti fare me gjindje e mall e gja e fiki si fiket një qiri në ujë, e shnjerëzoji ma tepër se i ke shnjerëzue ata panukuj panukujsh! Dyndi këtij vendi e dlirësish dhenë, e mbyti pa e lan një sish për farë, mbyti të gjithë në ujin e atij lumi për nën, po ashtu si mbyte vjetin e keq ushtrinë e karkalecave kur ata vërshuen dhenat tona, a more vesh? E mos u le vend nën këtë diell, ashtu deh! Mos u le vend!"

Së voni zu secili me u lutë në vete, ulë në gjunj të mëdhenj, disi pa rregull e me tinguj të pakuptueshëm pendestarësh të turpnuem për fajet e veta. Luteshin si për provë, sa për të përgatitë gjuhët për adhurime ma të vërshueshme. Shpërndahej nëpër qiellzanë të trenëve vajtimi i ngashrueshëm i njerëzve në mundime që s'donë me durue ma gjatë. Në këtë mënyrë lutej edhe Këshilltari me të dhanun të devoçëm si mos me i ditë kurrkund shteg vetit.

Drenashi e ndërpreu ngutshëm këtë nynyrim ankues të paskaj, si me u pasë kujtue se një ankim i tillë nuk ishte për burra, dhe urdhnoi:
-Leni të rrjedhin prej gjuhëve tona fjalë të përflakëta, fjalë që me përshkue detin tej për tej e me ça gurin si me kepa çeliku! Çonje, bre, zanin deri në kupë të qiejve e të na e marrë vesh Ai që vran e kthjell në çdo skutë qiellore!

Dhe si prej një goje ushtoi britma: "Hyjni, Hyjni!". Parreshtun: "Hyjni, Hyjni! Merr vesh!" Dhe u kapën prapë dora - dorë në valle, tashti ma të shpejtë, gjithnjë tue u çue e tue e ulë zanin si valë deti në tërbim. Në mjedis Drenashi, si valltar i shtitëruem, sillej lehtas majë gishtavet të kambëvet dhe petku i bardhë lini përftonte një kumbonë. Prej kumbonës si lijtë që sillej vorbull rreth vetes iu duk të dy vëshguesvet në fundin e faltores se doli një plakëz, një grusht eshtna në veshjen femnore e të larmishme, vendëse.

Plakëza me një tepsi bakri në dorë, e vetmja femën në atë rreth, kishte ndejë deri atëherë mb'anësh dhe po delte tash papritmas e ulej para kambëve të Fetarit në këcim, vetëm. Ajo u ul përpara kambëvet të Drenashit dhe i ra bakrit me unazë argjendi që mbante në gishtin e mesëm të dorës. Ai tingull ua preu zanin në gojë.

Mandej ajo vuni tepsinë pingul në truell dhe nisi ta sjellë në vend, rrotull, tue e drejtue me kumtin e vet zanet e lutjeve që kishin fillue përsëri fashitshëm. Kumti i thellë i bakrit të lëvizun prej dorës e llanës së krahut të plakës mori t'i mbledhë të gjitha zanet një nga një si gjasende të shpërndame nëpër truell. U prini të gjitha zaneve të zbutuna dhe u përnjësue me to dhe u ba një tingull i zbutun, si me qenë tue dalë ai za prej gjiut të dheut.

Delte prej gjiut të dheut, kapej me mund harqeve të faltores deri aty ku këputeshin vizat dhe zhdukej kushdi se kah. Folkloristi tha me vete se vetëm kjo lutje depërtoi mure e troje, njena mbi tjetrën dhe arriti në veshët e qiejve të naltë. Secili, i qetuem, ngjante se lumnonte në gjamimin e unjishëm të zanit të vet të kapun dora - dorë në valle me zanet e tjerëve dhe të lëkundjeve ringlluese të metalit që ndërprehej në ritme prej copës argjandi në gishtin e plakëzës.

Fytyrat e besimtarëve galdonin të shndërruese nën fuqinë e transit dhe pesha e korpit shkëputej prej trollit dhe landa njerëzore e bartun prej ritmeve merrte turr për t'u librue në fluturim me vallen e shpejtueme. Pak a shumë secili gjindej mbrenda një sfere të rrumbullakët, secili vetë gogël që vinte rreth dy rrotullave të ndezuna, rreth Fetarit në këcim e hanës së plotë, metalit zjarmor në dorën e plakëzës.

Ndjenja me qenë yll në vartësi të diellit e të hanës në rrotullim të paskaj, thonë rregullat e besimit, asht për secilin shpërblim i të besuemit. Ashtu si përherë edhe në këtë rast flijimi, lutësit panë befas se rrethi i ndezun në mjedis nisi të lëshojë rreze gjaku. Tërbimi i transit mori flakë në çdonjenin sish. Drenashi kishte hjedhë petkun e bardhë një copë përdhe e qëndronte xhveshë në brez e përpjetë. Prej shokësh së ngjeshun krahëqafë, mbushë me gjilpana, thikëza gjithnduersh, hoqi Këshilltari një gjilpnyer e ia dha Fetarit.

Mandej i dha njenën mbas tjetrës, gjilpana, thikëza e heshta dhe këto të gjitha Drenashi njenën mbas tjetrës, fluturimthi, pa u kujtue vëzhguesit i ngulte në parzëm e ndër krahë, kudo mbërrinte në mishin e vet. Gjaku maparë i rinoi nëpër parzëm e krahë vizla - vizla e mandej rrëke dhe megiithatë ai nuk ndiente kurrfarë dhimbje.

Plakëza, e ashtuquejtun Emtja, pa e ndalë sjelljen e rrotullës së bakrit hodhi me shkathtësi faculetën që e mbante në brez ndër duert e shtrime të Drenashit kah dera e mbyllun. Faculeta mbeti e varun ndër duert e flijuesit si të ishte një gjasend që i truhej Hyjnisë. Edhe vëzhguesit e rrokun prej euforisë së përgjithshme panë në flakrimin e faculetës së kuqe diçka të gjallë, një shpend që po i pritej fli shejtnorëve. "Edhe një risim - vërejti Folkloristi - edhe një risim!"

Dhe përpiqej me gjetë çfarë shmënjie paskej premja e gjelit dhe vetëm kur pëlhura ra përdhe u kujtue se s'ishte gja e gjallë. Pra, asnjeni s'u kujtue se Emtja ia kish hjedhë Drenashit pa farë rezhie ceremoniale faculetën që ai të fshijë gjakun, as atëherë kur plakëza e çoi dhe e vuni në brez pa ndërpre sjelljen e rrotullës së bakrit të shkëlqyeshëm. Flijimi kishte mbërritë kulmin: çdo gja rrotullohej ndër sytë e të dy vazhguesve.

Edhe Drenashi ishte vu në varg me tjerë. Shpatëza e heshta, gjilpana gjithnduersh, tundeshin në kurmin e tij në rrotullim me tjerë si me qenë degë e rremba të thatë në lisin e rrahun prej erës. Besimtarët përkitnin si të verbët në sonambul majet e gishtave i me dashë të marrin ndjesë e bekim prej tyne. Mandej herë në rresht, herë palë e palë vallja - balladër e lëshueme prej së nalti mori vrap edhe ma të tërbuem e bashkë me të gjimimi fjalësh mes tingëllimit të shigjetave në mishin e njeriut dhe ehut të bakrit në rrotullim.

Fytyra e Drenashit dridhej prej dhimbjes e gjujtë i lakoheshin nën peshën e korpit të therun, kurse besimtarët - vorbull murrlani - fluturonin në vargun e valles tue përpjekë njeni mbas tjetrit dora - dorë vetëm rrëshqitazi gishtat e kambëvet të zdathuna nëpër truell. Atje vonë gjymtyrët e Drenashit u lakuen e u përkulën fare kështu që gjysma e kurmit ra zvarë për tokë. Këtë e vërente edhe Këshilltari në kambë mb'anësh si të mos i përkiste rigatës së valltarëve, si tue e matë rrugën e flijimit.

Njeriu i flijuem prej njerëzvet të vet qindronte, por kur heshta e shigjeta në parzëm, krahësh e brijësh ndeshën për rrasat e shtrojes dhe i lënurën thellë mishin, Drenashi lëshoi një britmë dhimbje e i ra të letit. Vigma e dhimbjes i zgjoi befas burrat në vrap vallëzor: një herë i shtangoi në vend, mandej i zgjoi prej kllapisë së randë. Kur erdhën në vete të gjithë, prishën vargun e valles e shkuen e zunë vend në gjuj të mëdhaj anash.

Kishin kalue vetëm dy orë prej fillimit të sjelljes fetare, por secili këqyrte me shtangim shokun si të mos ishin pa tash shumë mote. Këqyrnin njeni - tjetrin hulumtueshëm për t'i diktue në fytyrë sa rrudha qenkan mbresë në të mbas të gjithë asaj kohe. Mandej sytë u shkuen në mjedis të faltores. Mbi rrasat e gurit vërenin në heshtje një rreth gjaku të përkryem, rrethin e valles së vet. Kujtoheshin se ata vetë e kishin ngrehë rrëshqanë Drenashin e shigjetuem, shokun e vëllanë e vet.

Dy besimtarë kapërcyen rrethin tue u ruejtë që të mos shkelnin hullinë e gjakut dhe u përkulën përmbi flinë: prej parzmit e krahëve të Drenashit nxirrnin hekurinat, hej të ngrimë në gjak në ngjyrë ndryshku. Duert e tyne lëviznin shkathshëm mbi korpin e flisë deri sa i hoqën të gjitha: Fetari pa thercat e ndëshkimit doli si i xhveshun, lakuriq në shesh.

Në sytë e të shumëve shiheshin lot jo aq të dhimbësunisë ndaj kryetarit të vet të flijuem kushdi për të satën herë, por ma tepër nga vetëdija se hapja e derës e dalja në dritë ngjaste tepër, kushedi, edhe shekuj të tjerë, varg njeni mbas tjetrit, si ata në vallen e gjakut.

Atyne që e libruen Fetarin heshetash e gjilpanash u dha shej Këshilltari që ta praponin andej dhe këta ashtu banë. Nësa e çonin lehtas para duersh, Drenashi hapi mundshëm sytë e pau se si e ulnin ngadalë në skajin e hapësinës së nëndheshme mbi shtrojen e pregatitun mapare me gjeth të njomë lari të stërpikun me uthull. Në përpjekje me atë lagshtinë djegëse i ra Drenashi përsëri të letit. Plakëza e vogël mori t'i lajë e t'i mjekojë varrët e çeluna të korpit pa shqisa, të shtrimë shakull, si me qenë tue e pregatitë për vorrim.

Besimtarët u ndanë në heshtje. U zhdukën ashtu si kishin ardhë në të gjitha drejtimet tue i hapë vetes shteg nëpër shkallë guri e kthina të thella për nën tokë, kush me dritë kandili tue e mbajtë si tinëz nën palën e petkut në dorë, kush pa të si, për shembull ma të vjetrit që gjatë moteve i kishin mësue shtigjet e përmbrendshme.

Këta matnin me hapa të sigurtë, pa dritë, pa pishë, në pikën e territ gjatësinë e kthinave tue prekë symbyllas gunga e kthesa, po ashtu si sivëllaznit e parë të cilët kishin ndërtue me dorë të vet skaje e gjije. Nga kjo rrethanë kishte mbetë në fjalë thanja me vështrim të zgjatuem e cila përdorej posaçe në kohnat e krizave dhe të përndjekjeve prej anëtarëve të besimit: pleqtë e dinë rrugën symbylltas në terr e në dritë. Për t'i shpëtue syve të besimtarëve gjithnjë në përvlim të ekstazës, të dy vëzhguesit u ndanë në drejtime të ndryshme, mjerisht pa i pasë lanë njeni - tjetrit një pikë takimi.

Humbën edhe ata në terrin e nëndheshëm e dolën jashtë në drejtim të kundërt, kështu që nuk do të ndeshin kurrë ma. Edhe sot e kësaj dite, mbas shumë motesh, i shtihet në andërr Novelistit labirinti i mbushun me murgj dhe në atë tollovi kërkon përethshëm. Folkloristin: e gjen e s&#39e gjen, si në andërr ma! I flet e s'i përgjigjet dhe me shpejtësi vetime i del gjumi e gjithçka zhduket si vesa përpara diellit.

Për t'u shlirue prej ankthit që i kthen kohë mbas kohe në gjumë, Agoni ka kërkue disa herë hymjet në çerdhen e besimit të fshehtë, për t'i thanë vetes: ja, tek asht labirinti i përmbrendshëm! Hyn, shihe e mos andërro ma! Por deri në sot Novelisti s'i ka ra askund për fije të zbulojë derën prej gurit të latuem. Mbas këso përpjekjesh pa rrugëdalje, kundron edhe një herë ledhet e vjetra të Ripës së Poshtme dhe i duket sikur gjithçka, njerëz, tempull e flijim, paskan qenë vërtet andërr. Mund të jetë, rëmon në vete ai, se mbas zhdukjes së kryetarit të tyne kanë rrënue shtëpitë përsipër e faltoren e kanë sigurue nga jashtë tue i murue dyert, në pritje që t'iu vijë dita.

 

Detajet e librit
SKU002030

Të dhënat

Autori
Martin Camaj
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU002029

Botuesi: Onufri

Djella, Martin Camaj

Tiranitë, krahas nervozizmit dhe stuhive kalimtare, janë përpjekur të krijojnë portat e rreme e të gabuara. Në ngrehinën e përkorë të letrave shqipe, atje ku është duke zënë vendin e vet Martin Camaj, ashtu si në çdo panteon, hyhet vetëm prej një porte, asaj të madhes.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002068

Botuesi: Onufri

Novela, Martin Camaj

Në gjithë këtë vepër, të shkruar gjatë afro 35 vjetëve a më shumë, Martin Camaj është vetja që kërkon veten, të pandashmin nga fisi dhe atdheu, të pandashëm si e përmban në kuptimin burimor këtë nocion termi latin individuum (in - dividuum).

Çmimi 720 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002070

Botuesi: Onufri

Poezi, Martin Camaj

Njeriu ndalet në një shej vendi në kohë, harron punën e përditës dhe rrëmon në vete për të gjetur fillin e humbun të ndjesive të veta. Ngjan kështu që mbas secilit varg të fshihet nga një grimë ngashërimi që po në atë çast kur autori iua përcjellë të tjerëvet shndërrohet në gëzim.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002071

Botuesi: Onufri

Dranja, Martin Camaj

Dranja, emri i veprës eponime persona poetica, një breshkë femër "me një emër gruaje", që është gjithashtu "emri i një vajze të bukur prej vendlindjes së autorit", është një formë dialektikore e emrit Drande, "Trëndafile".

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU002072

Botuesi: Onufri

Palimpsest, Martin Camaj

Rreziku i vëzhgimit të cekët, asnjë milimetër i thellë, në shpirtin e veprës është brenga më e madhe e Camajt përballë veprës së tij të kryer. E kryer, e përfunduar në formën e saj gjuhësore kombëtare, çdo gur i ngrehinës së tij poetike mbart erën e shekujve të traditës klasike që e kanë ushqyer.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2089

Botuesi: Onufri

Lirika mes dy moteve, Martin Camaj

Në këtë syzim, autori i kësaj përmbledhjeje lirikash nuk qëllimon t'i paraqesë vetveten lexuesve. Nga ana tjetër, poezia nuk lyp shpjegime, edhe ajo flet për veten në atë formë e strukturë që ka. Ka vetëm një trajtë të qëllueme e të drejtë, një radhitje fjalësh, gjithmonë në gjuhën amtare.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2091

Botuesi: Onufri

Karpa, Martin Camaj

Bota e trilluar e Karpës është ngritur mbi dy shtylla: nga njëra anë, mbi atë historiko – gjuhësore, që i lejon Camajt të çjerrë velin e pluhurosur të kujtesës e të depërtojë me fuqinë e fantazisë krijuese në skutat e një të shkuare të moçme të padëshmuar nga fiset e malsorëve shqiptarë; nga ana tjetër, mbi shtyllën a

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2093

Botuesi: Onufri

Tregime, Martin Camaj

Kur Koliqi botonte më 1958 shënimet e veta për artin e Martin Camajt, pohonte me admirim se "atij, edhe padashtas i shkon syni ke brumi njerzuer". Cilësimi "padashtas" i themeluesit të prozës moderne shqipe, e posaçërisht në traditën e prozës letrare gegnisht, përcjell me shumë saktësi edhe tiparin më të qëndrueshëm të Camajt prozator.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Marmara Hanëm, Valdete Antoni

Marmara Hanëm mund të jetë një grua - ëndërr, por kurrsesi e pavërtetë. Ajo beson se mrekullitë, kur nisin, duhet të ndodhin. Jeta e saj në Stamboll nuk shënon shkëputjen nga Ama, fëmija e lindur dhe rritur në lagjen e vjetër të krishterë në kërthizë të Tiranës, nga vajza, nëna, gruaja e divorcuar, pra nga vetvetja, para mbërritjes në Stamboll, por...

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Kadare, Vepra e plotë, vol. 5

Romani "Dimri i vetmisë së madhe" u shkrua më 1971, për t'u botuar një vit më pas. Ai duhej të ishte libri i dytë i triptikut "Koha e grindjes", një sagë bashkëkohore mbi tre acarimet e Shqipërisë komuniste me ish – aleatët e saj, komunistët jugosllavë, më pas me ata sovjetikë e së fundi me maoistët kinezë.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Dhjetë ditë që nuk tronditën botën, Aurel Plasari

Dhe ja se ku asaj mbrëmjeje, nëpër rrugët e terrshme, ajo i buzëqeshte, i buzëqeshte në një mënyrë të pabesueshme, ndërsa ai vijonte të çapitej krah saj, e vështronte kur e kur, i magjepsur, si kundruall një njeriu për të cilin kemi qenë të sigurt se një ditë fati do të na e nxjerrë në rrugë.

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001454

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Skënderbeu, Sabri Godo

Një roman historik i shkruar nga autori i mirënjohur Sabri Godo. Një roman ndryshe nga të tjerët, që tregon historinë e heroit tonë kombëtar. Një roman që përshkruan trimëritë e luftës 25-vjeçare kundër turqve, por edhe ndjenjat e tij, çfarë ai mendon, mënyrën e të dialoguarit me të afërmit, me ushtarët, me trimat shqiptar.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Po shkoj të kap Enisin, Edmond Tupja

Ti, në këtë çast, po pyet veten kush jam unë ose ndoshta nga emri dhe mbiemri im po nxjerr si përfundim se unë quhem Enis, aq më tepër që, pa diskutim, kamerat e sigurisë te magazina qendrore e Idlir Metallës do të më kenë filmuar, vetëm se nga prapa, me xhupin që e kam firmato, ndonëse firma Enis nuk njihet në Thabore, kryeqytetin e ardhshëm të...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Aromat e vjeshtës, Grigor Banushi

Në qendër të tij është figura e një gazetari e shkrimtari, i cili shpesh ndodhet në situata të vështira e të gabuara, dhe rrezikon të bëhet pré e intrigave, thashethemeve dhe qëllimeve dashakeqe të njerëzve të ulët e cmirëzinj. Një vend të rëndësishëm në këtë roman zë dashuria dhe heroi përveç shumë udhëkryqeve e dilemave e sheh veten edhe midis dy...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Morphina, Ada Capi

Romani "Morphina" është një zbulim: zbulimi i një romanciereje të lindur që vjen para lexuesit me natyrshmëri dhe spontanitet të admirueshëm, me instikt të paprekur, rrjedhshmëri dhe humor.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Ora e Zooparkut, Zija Çela

Me këtë roman të Zija Çelës proza jonë arrin të bëhet prozë e gjithëpërfshirjes artistike, e transformimeve të mëdha narrative dhe e bashkëkohësimit subjektor, e qëndrueshmërisë artistike dhe depërtimeve të reja në fushën e ideve, në fushën e shprehjes artistike dhe të kultivimit të gjuhës.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Të murosurat, Lindita Arapi

Alba Darëzezi, heroina e romanit të ri të Lindita Arapit, Të murosurat, është simboli i një brezi femrash shqiptare që u përballën me tutelën paternaliste, nënshtrimin para vullnetit dominues mashkullor, dhunimin e autonomisë, tabuizimin e seksualitetit, që femrës nuk ia lejonte vetëvendosjen.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000284

Botuesi: Onufri

Shkaba, Ismail Kadare

Shkaba është shkruar në verën e vitit 1995, në Deauvillë të Normandisë. Motivi i djaloshit që zbret në "botën e poshtme" është trajtuar për herë të parë te "Vajza e Agamemnonit", në vitin 1985. Duke shfrytëzuar mundësitë e ndryshme që jep zbërthimi i legjendës, në të dyja veprat, personazhi ndriçohet në mënyra të ndryshme.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001484

Botuesi: Dija-Poradeci

Planeti i femrave, Manjola Gusho

Nuk do t'i rezistoni tundimit për ta lexuar. Gratë dhe burrat, të rinjtë dhe të rejat, do të mësojnë shumë nga universi i femrave, por edhe i marrëdhënieve midis partnerëve, do të mësojnë të fshehta të "çuditshme" për sjelljen, do të qeshin me humorin fantastik të fshehur midis rreshtave të librit.

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Kontrabandisti, Vili Minarolli

Nga titulli dikush mund të mendojë se flitet për ditët tona, kur kontrabanda është një dukuri e zakonshme. Jo dhe jo. Bëhej edhe në kohë të socializmit kontrabandë. Për këtë flet Vili Minarolli në romanin e tij "Kontrabandisti", një copëz nga historia e Shqipërisë së viteve të regjimit komunist.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

69 gra, Arber Ahmetaj

Mësuar (!) me bjondet lëkurëzbehta të Veriut të Europes, por edhe me esmerkat e Mesdheut, desha të ta shkoja dorën nëpër flokë. Ato refuzuan. Ajo masë e dendur, si një re e ngarkuar me shtrëngatë, ishte më e vështirë për ta depërtuar se pyjet e atdheut tënd.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)