- Ka mbaruar

Banner
Në këtë vëllim janë mbledhur përrallat: "Princi Rubin" nga Inda, "Popokatepteli dhe Ikstla" nga Meksika, "Aladini dhe llamba e mrekullueshme" nga Arabia dhe "Ylli i këputur" nga India.
Titulli: Përralla nga bota, vëllimi i dytë (kopertinë e trashë)
Origjinali: Mon premier Larousse des contes du monde
Gjinia: Përralla
Shqipëroi: Anida Kisi
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2012
Fq. 104
Pesha: 0.466 kg
ISBN: 978-9928-124-33-3
Në këtë vëllim janë mbledhur përrallat: "Princi Rubin" nga India, "Popokatepteli dhe Ikstla" nga Meksika, "Aladini dhe llamba e mrekullueshme" nga Arabia dhe "Ylli i këputur" nga India.
Princi Rubin
Na ishte njëherë në një fshat të Indisë një brahman, domethënë një prift, i cili i kalonte ditët në tempull, duke u kujdesur për nderimet që i duheshin bërë Zotit. Një ditë, ndërsa ecte mbi një rrugë me kalldrëm, ai vuri re diçka që ndrinte në mes të gurëve. U përkul dhe pa një gur të kuq. Iu duk shumë i bukur, e mori, e futi në xhep dhe vazhdoi rrugën.
Pastaj arriti pranë një tregtari që shiste misër. Aroma e misrit të pjekur i solli ndër mend që nuk kishte ngrënë prej shumë orësh. Por nuk kishte asnjë rupi në xhep. Kështu që i kërkoi shitësit që t'i jepte një misër në këmbim të gurit të kuq.
Popokatepteli dhe Ikstla
Shumë kohë më parë, në Meksikë mbretëronte Montezuma, perandori i aztekëve. Ashtu si Zotin, atë e kishte frikë dhe e admironte i gjithë populli i tij: të gjithë ata që i afroheshin duhet të ishin të zbathur. Perandori hante krejt i vetëm në një dhomë të artë dhe jetonte i zhytur në një luks të pashoq.
Montezuma kishte disa vajza, të cilat ishin rritur pa luks: ashtu si të gjitha vajzat azteke, ato kishin mësuar të endnin dhe të punonin në Kalmekak, shkolla e Tempullit. Njëra nga vajzat e perandorit quhej Ikstla. Ajo jo vetëm që ishte shumë e bukur, por edhe shumë e guximshme dhe shumë e zgjuar.
Aladini dhe llamba e mrekullueshme
Na ishte njëherë, në një qytet të largët të Arabisë, një rrobaqepës i varfër të cilin e quanin Mustafa. Djali i tij 13 vjeçar, Aladini, nuk donte të punonte dhe e kalonte gjithë ditën duke bredhur lart e poshtë me moshatarët e tij. I ati ishte përpjekur shumë që t'ia mësonte edhe atij zanatin, por më kot...
Sapo largohej pak, Aladini shkonte e luante me shokët e tij. I drobitur nga hallet, rrobaqepësi u sëmur dhe vdiq. Nëna e Aladinit e shiti punishten e të shoqit dhe filloi të tirrte pambuk, sa për të nxjerrë bukën e gojës. Por, më gjithë gjendjen e vështirë, Aladini vazhdonte të jetonte pa e vrarë mendjen dhe pa punuar fare. Kështu e shtynte kohën, derisa një ditë, kush ishte 15 vjeç, takoi në rrugë një njeri të çuditshëm.
Ylli i këputur
Shumë kohë më parë, një natë të bukur vere, dy vajza indiane kishin dalë fshehurazi nga kasollja e tyre për t'u shtrirë jashtë mbi bar. Ato po kundronin qiellin plot me yje dhe imagjinata e tyre fluturonte pa fre.
-Shiko atje lart, atë yllin atje! Sa më pëlqen! – tha Vajza e Parë.-Mua më pëlqen ai tjetri, atje tutje, - u përgjigj Vajza e Dytë, duke treguar yllin me gisht.Atëherë, Vajza e Parë tregoi me gisht yllin më të shndritshëm mes të gjithë yjeve të qiellit e tha me zë të lartë:
-Jo, ja ku është ylli im i parapëlqyer, është më i shndritshmi. Shiko sa i bukur është! Dua të martohem me të!
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU001606
Botuesi: Aeditions
Në këtë vëllim janë mbledhur rrëfenjat më të bukuara në botë. Rrëfenjat janë shoqëruar me ilustrime mahnitëse, të cilat e bëjnë leximin më të këndshëm.
Referenca: 2479
Botuesi: Aeditions
Në këtë botim janë paraqitur përrallat: Lulëkuqja dhe Borëbardha; Fyelltari i Hamelinit; Zana e Dëborës; Flokarta dhe tre arinjtë; Gishtëza; Rojtarja e patave; Ali Baba dhe 40 hajdutët; Sirena e Vogël; Rrobaqepësi i vogël zemërtrim; Ushtari trim prej plumbi; Muzikantët e Bremenit; Tre derrkucët; Gishtoja dhe Vëllaçkoja e motërza.
Referenca: 2650
Botuesi: Vellezerit Tafa
Në këtë vëllim janë përmbledhur përrallat tepër të njohura dhe tërheqëse për fëmijët si: "Llampa e Aladinit", "Bukuroshja dhe Bisha", "Liza në botën e çudirave", "Ushtari prej plumbi", "Katër muzikantët e Bremenit" dhe "Libri i xhunglës".
Referenca: 2651
Botuesi: Vellezerit Tafa
Në këtë vëllim janë përmbledhur disa nga përrallat më të famshme për fëmijë si: "Kaçurrelearta", "Xheku dhe farat magjike", "Gërshetëza", "Gishtoja", "Rreth botës për 80 ditë" dhe "Gishtëza".
Referenca: 2746
Botuesi: Pegi
Në këtë vëllim janë mbledhur përrallat: "Baba Jaga" nga Rusia, "Arushi i Nënës Plakë" nga Groenlanda, "Kekediuru dhe Magjistarja" nga Afrika, "Perla e Dragoit" nga Kina dhe "Zogu i zjarrtë dhe Ujku Gri" nga Rusia.
Referenca: 2446
Botuesi: Redona
Ky roman u botua për herë të parë më 23 maj të vitit 1883. Është një aventurë më piratë për të gjetur arin e fshehur në ishullin e thesarit. Xhim Houkinsi është një djalë i ri që jeton në një han i cili quhet "Admiral Benbou". Ai atje jeton më babain dhe nënën. Një ditë tek dera e hanit shfaqet një burë i çuditshëm.
Botuesi: Argeta LMG
Njihuni me Shiversin, piratin më të ndrojtur që ka lundruar ndonjëherë në të Shtatë Detrat. Bashkë me shoqen e tij të ngushtë, Margonë dhe Albin - ndihmëskapitenin e parë, peshkun e tij besnik...
Botuesi: Te tjere
Lola bashkë me prindërit e saj është ftuar për darkë te shoqja e saj, Zhana. Për fatin e saj të madh, ajo do të qëndrojë edhe për të fjetur tek ajo. Por në shtëpinë e Zhanës, femijët sillen shumë të çuditshëm: nuk i dëgjojnë prindërit e tyre dhe, mbi të gjitha, sillen siç ua do qejfi.
Botuesi: Berk
Kjo përmbledhje përrallash për fëmijë është një koleksion tregimesh indiane nga fëmijëria e nobelistit Rudyard Kipling. Në intervistat që do jepte në vijim ai do t'i cilësonte këto rrëfenja si pjesë e traditës së lashtë e të urtë, përcjellë gojarisht nga gratë e Indisë.
Botuesi: Dritan Tirana
Ka kaluar një vit që kur Simon Kelleheri u nda nga jeta. Mejvi ndjek klasën e njëmbëdhjetë në Gjimnazin Bejvju. Zorr se flitet më për vdekjen e Simonit. Mirëpo shfaqet një lojë anonime: "Të Vërtetën apo Sfidën", që mban pezull gjithë nxënësit. Kushdo që nuk pranon të luajë, do të dalë zbuluar. Kur vjen rradha e Mejvit, ajo refuzon të marrë pjesë dhe bien...
Botuesi: Te tjere
Fëmijët e klasës së tretë ku është edhe Herri besojnë se janë me shumë fat. Zyra postare u ka dhuruar një kuti të vërtetë poste dhe ata mezi presin të mësojnë se si shpërndahet posta. Mësuesja i cakton secilit nga një punë.
Botuesi: Botart
Babi dëshiron të bëjmë një balonë, kështu që mund të dalim jashtë dhe të marrim shumë “ajër të pastër”. Nuk do ta kisha aspak problem nëse do të kishim një qen, por kjo nuk ka për të ndodhur sepse Delia është “alergjike” nga qentë (ndërsa unë mendoj se jam alergjik nga Delia).
Botuesi: Botart
Gjatë historisë njerëzore, për shumë e shumë kohë shumica e njerëzve pati besuar se çdo gjë në botë ishte krijuar e gjitha njëherësh. Ata mendonin se bimët, kafshët dhe njerëzit kishin qenë ngaherë këta që janë sot.
Botuesi: Papirus
Në anët e veshkës, mes një universi brinjësh e mishi të populluar nga milingonat ekstremiste që janë kthyer në makina të çmendura dhe krimbave poetë, kush do t’i thotë vallë përse ekziston?
Botuesi: Argeta LMG
Dhe kështu fillon një udhëtim plot surpriza që i çon ata nga qyteti i humbur i Atlantisit, në Polin e Jugut, në kërkim të pyjeve nënujore dhe në një takim me një oktapod gjigant, mizor.
Referenca: SKU002037
Botuesi: Te tjere
Tre hetuesit e vegjël shkojnë për të pushuar tek xhaxhai i Dinkut.Një gur smerald shumë i kushtueshëm në xhaguar rezulton që të jetë fals. Po kush dhe si e vodhën smeraldin origjinal. Dyshohet për xhaxhanë e Dinkut. Hetuesit e vegjël fillojnë nga puna dhe zbulojnë të vërtetën.
Referenca: SKU001985
Botuesi: Plejad
Titulli: Historia e MesjetësGjinia: Histori, përshtatje për fëmijëAutori: Samuel B. HardingShqipëroi: Aleksandër KoliShtëpia botuese: PlejadViti: 2012Fq. 226Pesha: 0.243 kgISBN: 978-99956-57-72-7
Botuesi: Botart
Këshilla e Niko Maksuellit si ta kuptosh që ai të pëlqen: ai do që të shkojë me ty në mbrëmjen më të rëndësishme të vitit.
Botuesi: Te tjere
Lola do t'i kalonte pushimet e prillit te babi, mirëpo ai niset në një udhëtim pune në fund të botës. Rezultati: ajo përfundon te gjyshja duke ngrënë peshk çdo vakt, që i vjen në majë të hundës.
Botuesi: Te tjere
Samueli dëshironte me gjithë zemër të kishte një violinë të vërtetë. Mezi po priste ditëlindjen e tij, që prindërit t'ia dhuronin atë. Por, atë ditë askush nuk u kujtua për dëshirën e tij dhe Samueli shkoi në shtrat i mërzitur.
Botuesi: Botart
Hëmm, gabim! Kur mamaja e saj thotë që kjo festë është me një kosto të pa përballueshme, duket sikur kjo festë ëndrrash do të kthehet në katastrofë. Shoqet e saj hartojne një plan për ta shpëtuar festën, a do ja dalin vallë?
Në këtë vëllim janë mbledhur përrallat: "Princi Rubin" nga Inda, "Popokatepteli dhe Ikstla" nga Meksika, "Aladini dhe llamba e mrekullueshme" nga Arabia dhe "Ylli i këputur" nga India.