- Ka mbaruar

Banner
Robinson Kruzo e kishte kaluar një pjesë të jetës i qetë në shtëpinë e tij në Angli. Ai vendosi të bëhej marinar dhe të lundronte në të gjitha detet e botës. Ai ka bërë shumë aventura tronditëse dhe emocionuese deri kur më 1659 ai u gjend në një anije duke udhëtuar nga Brazili në Afrikë. Një ditë shpërtheu një stuhi e t
Titulli: Robinson Kruzo (përshtatje për fëmijë)
Origjinali: The life and strange surprising adventures of Robinson Crusoe
Gjinia: Roman
Autori: Daniel Defoe
Shqipëroi: Silvana Leka
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2003
Fq. 72
Pesha: 0.116 kg
ISBN: 978-99927-926-0-4
Robinson Kruzo e kishte kaluar një pjesë të jetës i qetë në shtëpinë e tij në Angli. Ai vendosi të bëhej marinar dhe të lundronte në të gjitha detet e botës. Ai ka bërë shumë aventura tronditëse dhe emocionuese deri kur më 1659 ai u gjend në një anije duke udhëtuar nga Brazili në Afrikë. Një ditë shpërtheu një stuhi e tmerrshme. Anija filloi të çahej dhe shumë shpejt Robinsoni së bashku me shokët e tij gjenden në mes të dallgëve duke u përpjekur për shpëtim.
Të gjithë shokët vdiqën, ndërsa Kruzoja shpëtoi dhe jetoi në një skaj të vetmuar. Ai u gjend në një vend të çuditshëm, të egër: kishte mbetur gjallë, por i vetëm në një ishull të vogël, pa ushqim, pa anijen dhe pa asnjë rrugë shpëtimi. Dhe ai qëndroi atje për 27 vjet.
Daniel Defo lindi në Londër më 1660. Ai ishte djali i një kasapi të quajtur Xhejms Fo (Danieli më vonë e ndryshoi mbiemrin e tij në Defo sepse tingëllonte më bukur). Danieli i ri mëson në një shkollë fetare dhe më pas filloi tregtinë duke shitur dhe blerë mallra të ndryshëm. Kështu, ai udhëtoi në të gjithë Europën.
Daniel Defo luftoi kundër mbretit Xhejms ll dhe më vonë u bashkua me ushtrinë e mbretit Uilliam lll. Ai u burgos dy herë, sepse shkroi disa tekste kundër kishës dhe qeverisë. Daniel Defo punoi shumë edhe me gazetën e tij, në të cilën shkroi më shumë se 500 shkrime me emrin e vet, më shumë se çdo shkrimtar tjetër në gjuhën angleze.
Ai pati një jetë shumë aktive. Vdiq në 1731 në Londër. Kur ishte pothuajse 16 vjeç, Daniel Defo filloi të shkruante novela. Të kësaj periudhe janë veprat: "Kapiten Singëlltoni", "Moll Flanders" dhe "Roksana", por libri që e bëri të famshëm në të gjithë botën është "Robinson Kruzo". Kjo ishte novela e tij e parë, e shkruar më 1719 dhe pati sukses të menjëhershëm. Defoja u mbështet në historinë e vërtetë të një detari të quajtur Aleksandër Selkirk, i cili u braktis nga piratët në ishullin Juan Fernandes, një ishull i vogël në Oqeanin Paqësor.
Ai jetoi atje i vetmuar për katër vjet dhe mundi të largohej me ndihmën e një anijeje në vitin 1709. Shumë studiues letërsie e mbajnë Robinson Kruzonë si novelën e parë në krijimtarinë letrare angleze. Ajo është përkthyer në mjaft gjuhë të botës.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU000327
Botuesi: Ideart
"Nga të gjithë librat e mi", ka shkruar Charles Dickens, "ky është ai që më pëlqen më shumë. Si të gjithë prindërit e zellshëm, edhe unë mbaj në thellësi të zemrës sime, vetëm një fëmijë të parapëlqyer mbi gjithë të tjerët. Ai quhet David Koperfild."
Referenca: SKU000335
Botuesi: Ideart
Është një Semied, një magjistar rëre, të cilën fëmijët e gjetën një ditë teksa po gërmonin në një grumbull rëre. Është mijëra vjeçar dhe Semiedët sigurisht mund të plotësojnë dëshira, një të tillë në ditë dhe dëshira mbaron kur perëndon dielli.
Referenca: SKU000571
Botuesi: OMSCA-1
Ky roman tregon një ngjarje tejet interesante. Ai përshkruan jetën e heroit të tij, Robinson Kruzosë. Robinson Kruzo lindi në vitin 1632 në Jork nga një familje e mirë, por nuk ishte vendas, por babain e kishte nga Bremeni që u vendos në Hull dhe fitoi një pasuri të madhe.
Referenca: 2446
Botuesi: Redona
Ky roman u botua për herë të parë më 23 maj të vitit 1883. Është një aventurë më piratë për të gjetur arin e fshehur në ishullin e thesarit. Xhim Houkinsi është një djalë i ri që jeton në një han i cili quhet "Admiral Benbou". Ai atje jeton më babain dhe nënën. Një ditë tek dera e hanit shfaqet një burë i çuditshëm.
Botuesi: Pegi
Kafe më ajkë? E ç'hyn kafeja me ajkë këtu? Hyn, që ç'ke me të! Kështu filloi gjithçka... pasioni im i marrë për Provolindën, vizita te magjistarja misterioze, ekspedita në Luginën e Djathërave. Ishte një aventurë për t'u pirë në kupë, për fjalën e nderit!
Botuesi: Pegi
"Terr i bukur" është libri i dytë i serisë "Kronikat e Frymëtorëve". Etan Uejti mendonte se në Getlin, qyteti i vogël në jug të vendit, nuk ndodhte kurrë asgjë. Më pas, ai takon ë sapoardhurën misterioze Lina Dukeinin, e cila i zbulon një botë të fshehtë që kishte qenë para syve të tij gjatë gjithë kohës.
Botuesi: Pegi
Gjithçka dukej gati për darkën e Krishtlindjeve me familjen time. Oh, i gjori unë, ç'prag i pabeueshëm Krishtlindjesh që më priste! Mblodha njëqind mijë bombone me djathë, një kamion më shkeli bishtin, madje më mori flakë edhe shtëpia. Por sa shumë brejtës më erdhën në ndihmë!
Referenca: SKU001811
Botuesi: Pegi
Në pak çaste, gjithë pasqyrat u bënë të verdha e të kuqe. Mes flakëve të larta u shfaq fytyra e magjistarit. Sytë e tij shëmbëllenin me dy karfica dhe e qeshura i shpërtheu si buçimë.
Botuesi: Bota Shqiptare
Isa është një mi, një mi me ngjyrë të kaltër ç'është e vërteta, që mund të flasë, të qeshë e të lexojë, si edhe ju. Kjo histori prekëse rrëfen udhëtimin e guximshëm të Isës kur ai përpiqet të shpëtojë familjen e tij nga një laborator i llahtarshëm dhe në rrugë e sipër zë miqësi të reja.
Botuesi: Botart
Guximtarët janë një familje e pazakontë, që përpiqen të jetojnë si gjithë njerëzit e tjerë. Fjala ka marrë dhenë që shtëpia e Guximtarëve është një vend i sigurtë për çdo kafshë në rrezik.
Referenca: 2110
Botuesi: Te tjere
Shpella e piratëve ështe një nga romanet e mirënjohura të shkrimtarit tonë të dashur Petro Marko. Ky roman është dramatizuar dhe inskenuar në disa variante dhe ndonëse libri është botuar për herë të parë në 1964, te ish Shtëpia botuese "Naim Frasheri", ne mundëm ta nxjerrim në faqen tonë vetëm në ribotimin e tij të dhjetë.
Referenca: 2832
Botuesi: Te tjere
Në librin që keni në duar, do të lexoni plot emocion historinë e Davidit, i cili në moshën 17 vjeçare humbet të dy prindërit. I mbetu vetëm, ai do të përjetojë një grindje trashëgimie me xhaxhain e tij kurnac dhe do të grabitet nga disa të panjohur.
Referenca: SKU001039
Botuesi: Dituria
Në Turneun e Kupës së Tri Magjistarëve, Harrit i duhet të luftojë kundër dragonjve, kundër kafshëve të ujit dhe më në fund të bjerë në duart e Fluronvdekjes.
Botuesi: Pema
Gjergji nuk e kishte menduar kurrë se do t’o hynte një aventure ndërgalaktike. Mirëpo, ja që ndodh pikërisht kjo...
Botuesi: Botimet Dudaj
Një vend ku flasin kafshët, ku flasin pemët, ku pritet të fillojë një betejë. Një princ, të cilit i mohohet e drejta legjitime e fronit, mbledh ushtrinë në një përpjekje të dëshpëruar për të larguar nga toka e tij një princ të rremë.
Botuesi: Te tjere
Titulli: Matias ShandorfGjinia: RomanAutori: Zhyl VernShqipëroi: Fatmir DibraShtëpia botuese: Iceberg Publishing HouseViti: 2013Fq. 520Pesha: 0.653 kgISBN: 978-9928-414-03-8
Botuesi: Botart
Errësira kishte mbërritur në qytet. Gjëra të çuditshme po ndodhnin në pisk të natës. Fëmijët, kur binin të flinin, fusnin nën jastëk dhëmbin e rënë për zanën e dhëmbëve, por kur zgjoheshin në mëngjes gjenin... një kërmill të ngordhur... një merimangë të gjallë... qindra gërshërza që dilnin nga poshtë jastëkut.
Botuesi: Mediaprint
Një libër i ri për fëmijë me aventurat e një vajze të vogël që humbet në pyll dhe pemës që e ndihmon të kthehet në shtëpi.
Robinson Kruzo e kishte kaluar një pjesë të jetës i qetë në shtëpinë e tij në Angli. Ai vendosi të bëhej marinar dhe të lundronte në të gjitha detet e botës. Ai ka bërë shumë aventura tronditëse dhe emocionuese deri kur më 1659 ai u gjend në një anije duke udhëtuar nga Brazili në Afrikë. Një ditë shpërtheu një stuhi e t