• Banner

Gjysmekeqi, libri i pare, Sally Green
  • Gjysmekeqi, libri i pare, Sally Green

Gjysmëkeqi, vol.1, Sally Green

Në Anglinë e ditëve të sotme shtrigat jetojnë përkrah njerëzve. Janë Shtriga të Bardha, të cilat janë të mira, si dhe Shtriga të Zeza, të cilat janë të këqija - por Natani gjashtëmbëdhjetëvjeçar ua ndryn aftësitë të dyja palëve. I ati është shtrigani më i fuqishëm e më mizor në botë, ndërsa e ëma i ka vdekur.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gjysmëkeqi, libri i parë
Origjinali: Half Bad
Gjinia: Roman
Autori: Sally Green
Shqipëroi: Leonard Doka
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2015
Fq. 332
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-99943-0-403-5

Mbi librin

Në Anglinë e ditëve të sotme shtrigat jetojnë përkrah njerëzve. Janë Shtriga të Bardha, të cilat janë të mira, si dhe Shtriga të Zeza, të cilat janë të këqija - por Natani gjashtëmbëdhjetëvjeçar ua ndryn aftësitë të dyja palëve. I ati është shtrigani më i fuqishëm e më mizor në botë, ndërsa e ëma i ka vdekur.

Natanin e ndjekin shtrigat kudo. I mbërthyer në një kafaz, i rrahur dhe prangosur, atij i duhet të arratiset para se të mbushë të shtatëmbëdhjetat dhe të marrë tri dhuratat nga i ati e mandej të veprojë i lirë si shtrigan ose përndryshe do të vdesë. Por si mund ta gjejë Natani të atin, kur çdo veprim i tij gjurmohet, kur nuk mund t'i besojë askujt, as të dashurve të tij e madje as vajzës që dashuron?

Komente mbi librin

"Ky libër është aq i mrekullueshëm, sa nuk mund të ndaloja së lexuari. Personazhi kryesor, Natani, është një Gjysmëkod ose, më saktë, Gjysmështrigan i Zi e Gjysmështigan i Bardhë. Ai është rritur me Shtrigat e Bardha, por ato e përbuzin. Në fund e mbyllin në një kafaz. Zemra ime vuan për Natanin, i cili, ndonëse nuk ka bërë asgjë të keqe, e trajtojnë si kafshë vetëm e vetëm për shkak të asaj që ka bërë i ati.

Stili i romanit është pak i çuditshëm dhe të duhet të mësohesh me të, pasi çdo gjë tregohet nga perspektiva e Natanit, por sapo mësohesh me këtë mënyrë rrëfimi, nuk ndahesh dot prej tij. Prandaj fillojeni, provojeni dhe keni për ta parë!"

Library Canary

"Libri tregohet në kohën e tashme, me fjali të shkurtra, por të gjalla. Dy bijat e mia, njëra 14 dhe tjetra 10 vjeçe, që të dyja lexuese të etura dhe të zellshme, bënë garë se kush do ta mbaronte më shpejt librin dhe që të dyja e pëlqyen tej mase. Ja çfarë thotë njëra prej tyre: "Gjysmëkeqi është një libër i shkëlqyer. Romani ka një subjekt të qartë, një zhvillim intensiv e dinamik personazhesh dhe shumë pasazhe mjaft tërheqëse. Kam mbetur e magjepsur prej personazhit kryesor dhe personazheve të tjer' gjithashtu. Pres me padurim për vazhdimin e librit!"

Vine Voice

Mbi autoren

Sally Green jeton në veriperëndim të Anglisë. Ajo ka kryer punë të ndryshme derisa, në vitin 2010, zbuloi dashurinë e saj për të shkruar dhe që prej asaj kohe nuk reshti më. Ajo rrit pula, bën reçelra të shijshme, nuk e ka dëshirë hekurosjen, i pëlqen të ecë nëpër Uells, qoftë edhe kur bie shi. "Gjysmëkeqi" është romani i saj i parë.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Gjysmegri, Sally Green

Pasi takoi më në fund Markusin, babanë e tij të pakuptueshëm, dhe mori tri dhuratat që e konfirmuan atë si një shtrigan të rritur, Nathani vazhdon të rendë ende. Atij i duhet të gjejë mikun e tij, Gabrielin, dhe të shpëtojë Ana-Lizën, e cila ndërkaq ishte e burgosur në duart e shtrigës së zezë e të fuqishme, Merkurit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Aventura ilire, Lloyd Alexander

Është viti 1872 kur aventurierja Vesper Holli dhe kujdestari i saj nisen për në vendin e vogël të Ilirisë në kërkim të një thesari (ushtrisë me luftëtarë magjikë) që i përkiste sunduesit të dikurshëm.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2983

Botuesi: OMSCA-1

Shtate australianet e vegjel, Ethel Turner

Ngjarjet zhvillohen në Sidnei, Australi. Shtatë fëmijët futen në telashe nga më të ndryshmet, megjithëse përpiqen shumë që të sillen mirë. Të renditur nga mosha një vjeç deri në gjashtëmbëdhjetë vjeç, fëmijët Ullkot pothuajse janë lënë që të veprojnë sipas qejfit.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000505

Botuesi: OMSCA-1

Nje udhetim me Kon Tikin, Tor Hejerdall

I lindur në vitin e largët 1914, Thor Heyerdahl, etnolog me famë botërore, u bë i famshëm për aventurën e tij me anijen Kon Tiki. Në vitin 1947, Heyerdahl dhe pesë të tjerë u nisën për një udhëtim transoqeanik nga ishujt e Polinezisë në Amerikën e jugut, për të vërtetuar se edhe njerëzit e lashtë qenë në gjendje të kalonin oqeanin.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Historia e Guliverit dhe shumë të tjera, përshtatje për fëmijë, Peter Holeinone

Një mjeku anglez, që e quanin Guliver, i ngjau një aventurë e jashtëzakonshme. Ai kishte marrë anijen Antilope për të shkuar nga Bristoli, në Indinë Jugore, por gjatë një furtune të furishme ra në ujë. Anija, me gjithë ekuipazhin e saj, u fundos. Guliveri, i mbërthyer pas një trau, luftoi gjithë natën me dallgët.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Udhëtimi i gjatë i Geri Hopit, Moony Witcher

Teksa qytetet e Besias dhe të Karanit po shkatërrohen në një luftë vdekjeprurëse mes qytetarëve të tyre, Fiderbët dhe Verrotët, Geri Hopi, i cili ka humbur të atin, jeton me dhimbjen e sëmundjes së nënës, e destinuar të vdesë për shkak të mungesës së barnave mjekësore.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2743

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Larg ato putra, more surratgjize

Ç'po ndodh kështu? Kush është ky që vërtitet nëpër qytet dhe hiqet si të ishte Jeronim Stilton dora vetë? Kush është ky që bën turli marifetesh për të më marrrë Jehonën e Brejtësit? Më ngectë kaçkavalli në fyt, s'mund ta përfytyroja që...

Çmimi 400 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Vellezerit Tafa

Emili i Lonebergës, Astrid Lindgren

Ky botim përfaqëson një vepër thuajse të panjohur në Shqipëri të autores së famshme Astrid Lindgren, krijueses së personazhit tepër të dashur për fëmijë Pipi Çorapegjatës. Emili i Lonebergës është një triologji e cila botohet e plotë.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)