- Çmim i zbritur
Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Tetë përralla që të fusin dridhmat, plot mistere dhe ankthe, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për t'i lexuar vetë.
Titulli: Përralla që të futin dridhmat
Gjinia: Përralla
Autori: Grup Autorësh
Shqipëroi: Mimoza Mema
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2013
Fq. 64
Pesha: 0.322 kg.
ISBN: 978-9928-02-331-5
Tetë përralla që të fusin dridhmat, plot mistere dhe ankthe, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për t'i lexuar vetë. Në këtë vëllim janë përmbledhur përrallat: "Fantazma tmerruese" dhe "Gjiganti prej akullit" të Sophie de Mullenheim; "Adi dhe tigri i madh bardhosh" dhe "Hapa të vegjël nëpër natë" të Agnès Laroche; "Djaloshi trim që ruante farin" të Charlotte Grossette; "Kura antilemzë" të Èleonore Cannone; "Teodushka dhe gogoli" të Ghislaine Biondi dhe "Një fundjavë e frikshme" të Sèverine Onfroy
Fantazma tmerruese
Njëherë, në kështjellën skoceze të Mek Adamit, ishte një fantazmë e shpifur, qelbëse dhe e frikshme... Vizitori i fundit që e pra, ende dridhet nga frika. Kur ai po vizitonte sallën e madhe, një erë e akullt ia ngriti qimet e kokës përpjetë. Një hije e gjatë dhe e bardhë u derdh mbi dysheme.
Adi dhe tigri i madh bardhosh
Na ishte seç na ishte... Në një fshat të vogël të Bengalit jetonte Adi, një djalosh që kishte dhuntinë e vështrimi zhbirues. Ai shikonte më mirë se shqiponjat. Çdo ditë, pas shkollës, Adi shkonte në punishten e qëndisjes. Ulej, shkonte në gjilpërë pe mëndafshi sa një fije floku dhe qëndiste e qëndiste mbi copa të shtrenjta motive të ndryshme, shumë të bukura, me një delikatesë të paparë.
Djaloshi trim që ruante farin
Ishte një natë e keqe... Gaspari nuk kishte parë kurrë një furtunë të tillë. Deti dukej sikur do ta përpinte ishullin ku ngrihej fari. Dallgë të tërbuara copëtoheshin në shkëmbinjtë e egër. Por, falë Gasparit, rojës së farit, asnjë anije nuk do të përplasej në breg. I gozhduar në katin e sipërm të farit, ai ruante dritën që rrotullohej në furtunë dhe që dukej sikur u thoshte anijeve: "Kujdes, mos përplaseni, largohuni nga ky breg shkëmbor! Shkoni nga e djathta për në port, vetëm aty jeni të sigurta!"
Kura antilemzë
Ratavia, një mi arash, ishte shtrirë në një shezlong. Sipas këshillave të mjekut, doktor Ragondës, ai ishte me pushime, sepse prej disa javësh s'po i shpëtonte dot një lemze të bezdisur. Që t'i pushonte lemza, ai kishte provuar:
• Të mendonte për gjëra të tjera: pa sukses;
• Të merrte frymë thellë dhe ta mbante gjatë: sa nuk u mbyt;
• Të pinte me një të rrëkëllyer një gotë ujë: iu mor fryma;
• Të mbante gjuhën jashtë tri minuta, pa ndërprerje: as kjo nuk eci.
Teodushka dhe gogoli
Është seç na është... Është diku një djalë kokëfortë si mushka. Teodushka e ka emrin. Kur ai vendos të bëjë diçka, s'ka gjë që e pengon. Për shembull, Teodushka ka shumë dëshirë të ekplorojë pyllin. Mami dhe babi i kanë thënë një mijë herë: "Pylli është i rrezikshëm, është dhe shumë i madh e humbet kollaj!" Po kujt ia thonë se!!!
Një fundjavë e frikshme
Leoja dhe Semi janë të pandarë, megjithëse shumë të ndryshëm. Semi e adhuron natyrën, ai ka shumë dëshirë të ecë nëpër pyje, të bëjë kamping me tendë. Ndërsa Leoja ka dëshirë të mbyllet në dhomën e tij për të parë filma horrorë... Fantazmat dhe portat që përplasen nuk i bëjnë fare përshtypje.
Gjiganti prej akullit
Në një vend shuuumë të largët, që quhet Laponi... kurrë nuk duhet të futesh në pyll në mbrëmje, sepse natën në të mbretëron gjiganti i llahtarshëm i akullt. Thuhet që ai rrëmben udhëtarët që humbin në pyll dhe i përtyp si karamele. E vetmja mënyrë për t'i shpëtuar është të ndezësh një zjarr sapo të bjerë nata. Vetëm kështu mund ta mbash larg atë. Gjiganti i akullt nuk guxon t'i afrohet zjarrit, nga frika se mos shkrin i tëri.
Hapa të vegjël nëpër natë
Tri ditë bëhen sot që Semi është me pushime te nënë Bukuroshja. Tri ditë... E mbi të gjitha, tri netë, tri netë të çuditshme plot zhurma! I mbështjellë mirë e mirë në jorgan, me sy të hapur, Semi dëgjon natë për natë shkallët që kërcasin e rënkojnë. Por ajo që dëgjon më shpesh dhe që i fut dridhmat është një fëshfërimë hapash të vegjël atje poshtë tek oxhaku.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Botart
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU002034
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Botart
Botuesi: IDK
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Dituria
Botuesi: Botart
Botuesi: Botart
Botuesi: Pegi
Referenca: SKU002037
Botuesi: Te tjere
Referenca: K8R5
Botuesi: Ideart
Referenca: SKU001870
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU001806
Botuesi: Pegi
Referenca: 2420
Botuesi: Pegi
Referenca: 2650
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2651
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2746
Botuesi: Pegi
Referenca: 2747
Botuesi: Pegi
check_circle
check_circle