- Çmim i zbritur
Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Në këtë paketë ju ofrojmë librat 1984, George Orwell, Projekti Dekameron, 29 rrëfenja të reja nga pandemia, autorë të ndryshëm dhe Rrëfenja e shërbëtores, Margaret Atwood. Librat kanë çmim kopertine prej 3400 lekë, mund t’i përfitoni për 2400 lekë.
1984
Diku, në një zyrë në Departamentin e Arkivit, në ndërtesën e stërmadhe të Ministrisë së të Vërtetës, Uinston Smithi është zoti në punën e tij; ai rishkruan të shkuarën në shërbim të Partisë, falsifikon statistika apo fshin emrat e të padëshirueshmëve nga arkivi. Megjithatë, ai është rebel nga brenda, kundërshtar i botës totalitare në të cilën jeton, një vend ku anëtarët e Partisë kontrollohen përmes sistemeve më të avancuara të teknologjisë së mbikëqyrjes dhe përgjimit, ndërsa populli ushqehet me një bollëk lajmesh banale, futboll dhe lotari, si dhe një dozë patriotizmi primitiv, herë pas here, me një luftë që nuk mbaron kurrë në sfond. Ndërsa kërkon lirinë, ai rebelohet duke hyrë në një histori dashurie sekrete me Julian, një anëtare tjetër e Partisë para se të zbulojë se çmimi i vërtetë për lirinë është tradhtia.
Projekti Dekameron, 29 rrëfenja të reja nga pandemia
Në vitin 1353, Giovanni Boccaccio shkroi Dekameronin: njëqind rrëfenja të përmbledhura, të treguara nga një grup të rinjsh dhe të rejash, që po kalonin ca kohë në një vilë jashtë Firences, në pritje që të kalonte e tmerrshmja Vdekja e Zezë, një murtajë që vrau mbi 25 milionë njerëz. Disa nga këto rrëfenja janë budallaqe, disa janë të mira, disa janë si fabula.
Në mars 2020, redaktorët e The New York Times Magazine krijuan Projektin Dekameron, një antologji me një objektiv të thjeshtë dhe të gjerë: të grumbullohet një numër tregimesh të shkruara në kohën kur pandemia aktuale goditi botën. E si mundet që letërsia e shkruar nga disa prej shkrimtarëve më të mirë të kohës sonë, të ndihmojë për të memorializuar dhe për të kuptuar atë që është e paimagjinueshme? Çfarë mund të mësohet mbi mënyrën se si kriza aktuale po prek artin apo letërsinë?
Rrëfenja e shërbëtores
"Rrëfenja e shërbëtores", botuar për herë të parë në 1985, përkthyer në shumë gjuhë, është shitur me miliona kopje në të gjithë botën, duke mos dalë kurrë nga qarkullimi. Njëkohësisht, vepra ka provokuar reagimet e masave, duke u kthyer në një manifest të feminizmit, por edhe duke u censuruar në shumë shkolla amerikane dhe duke ngritur polemika të shumta. "Nolite te bastardes carborundorum" dhe "Ka pyetje?", dy nga fjalitë qendrore të veprës, përdoren rëndom si slogane të luftës për emancipimin e femrës.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Shtëpia e Librit
check_circle
check_circle