- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Në këtë paketë ju ofrojmë librat E vetmja histori, Julian Barnes dhe Biblioteka sekrete e Aushvicit, Antonio Iturbe. Librat kanë çmim kopertine prej 2400 lekë, mund t’i përfitoni për 1720 lekë.
E vetmja histori
Një verë, në vitet ’60, në një lagje të pasur në periferi të Londrës, nëntëmbëdhjetëvjeçari Pol kthehet në shtëpi nga universiteti dhe nxitet nga mamaja të anëtarësohet te klubi i tenisit. Atje ai luan në partneritet me Suzan Macleod, dyzet e tetë vjeç, me vetëbesim, me humor dhe e martuar me dy vajza thuajse të rritura.
Dekada më vonë, Poli sheh pas në kohë se si ata ranë në dashuri dhe se si, gradualisht, por pa ndërprerje, çdo gjë u bë copash. Ndërsa kthen dhe rikthen historinë e tij në mendje, duke e ekzaminuar atë nga këndvështrime të ndryshme, ai e gjen veten të përballur me kontradikta dhe me rrëshqitjet e vetë memories së tij, si dhe mënyrave se si narrativa dhe jeta ndikojnë njëra-tjetrën. Prekës, i gjallë dhe i thellë, E vetmja histori është një roman mbi memorien, përkushtimin dhe mënyrën se si dashuria e parë e përcakton një jetë përgjithmonë.
Biblioteka sekrete e Aushvicit
Këto sende janë të rrezikshme, nuk mund t'i zotërosh. Nuk qëllojnë, nuk janë me majë, as prerës apo lëndues. Janë thjesht libra: të vjetër, të shkalafitur, me faqet e grisura, thuajse copë e çikë.
E megjithatë nazistët i gjuajnë si të zijosur, dhe kur i gjejnë i shkrumbojnë, sepse librat janë shumë të rrezikshëm: të shtyjnë të mendosh. Ishin vetëm tetë libra, disa thuajse të shkatërruar. Por ishin libra.
Dhe në atë vend aq të zymtë, ku qeniet njerëzore ishin katandisur në hije të vetvetes, ata libra i jepnin flatra kujtesës dhe e shpinin në kohë më pak të mynxyrshme, më dashamire, kohë kur fjalët kumbonin fort mbi të shtënat e automatikëve. Një epokë e perënduar.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Në këtë paketë ju ofrojmë librat E vetmja histori, Julian Barnes dhe Biblioteka sekrete e Aushvicit, Antonio Iturbe. Librat kanë çmim kopertine prej 2400 lekë, mund t’i përfitoni për 1720 lekë.
check_circle
check_circle