Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Puzo dhe Sciascia
  • Puzo dhe Sciascia

Puzo dhe Sciascia

Në këtë paketë ju ofrojmë librat Kumbari, Mario Puzo, Secilit hakun, Leonardo Sciascia, Dita e kukuvajkës, Leonardo Sciascia . Librat kanë çmim kopertine prej 3000 lekë, mund t’i përfitoni për 2300 lekë.

3 000 Lekë
2 700 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Kumbari


Tiran, shantazhues, gjobëvënës, vrasës. Ndikimi i tij depërton në të gjitha shkallët e shoqërisë amerikane. Njihuni me Don Korleonen, një njeri miqësor, i drejtë, i arsyeshëm. Bosi më gjakatar i Cosa Nostra-s, Kumbari.
Një kryevepër moderne, Kumbari është një portret i botës së krimit të viteve 1940, që nuk të shqitet nga mendja. Ai është, gjithashtu, një rrëfenjë intime e familjes Korleone, e cila është njëkohësisht e lidhur, dhe e bërë copash, nga pozicioni unik që mban në zemër të Mafies Amerikane. Pesëdhjetë vjet pasi u botua për herë të parë, ky roman vijon të tronditë me njohuritë e thella mbi politikën e biznesin dhe urën lidhëse mes të dyjave, krimin.

Secilit hakun


I botuar në vitin 1966 dhe i përkthyer tashmë në të gjithë botën, ky roman i Sicilisë së errët dhe mizore konsiderohet si një nga veprat më të mëdha të Sciascias. Me një stil të matur, të hidhur, pak sarkastik, por mjaft të qartë dhe të kursyer në përshkrime, romani fillon me rrëfimin e historisë së një farmacisti që "jetonte i qetë, nuk kishte pasur kurrë probleme e nuk merrej me politikë", por që një ditë prej ditësh merr një letër anonime, ku kërcënohet me vdekje.
Nga këtu e më tej ngjarja fillon e trazohet, dhe dyshimi, aluzionet dhe gjaku dominojnë qytezën e botës siciliane. I gjithë arti i Sciascias shpaloset në ngatërresën dhe zgjidhjen, hap pas hapi, të këtij lëmshi. Askush nuk i shpëton këtij labirinti dhe në fund të fundit, ai që do të humbasë aty është pikërisht njeriu i painteresuar, vëzhguesi i kthjellët, i cili, sa më shumë heton, aq më shumë "ndihet moralisht dhe sensualisht i pleksur e i ngatërruar në diçka të dyshimtë e të papërcaktueshme".

Dita e kukuvajkës


Në një cep të Sicilisë, një sipërmarrës i vogël vritet në mes të katundit. Kurrkush nuk flet; dikush, madje, përpiqet t’i devijojë hetimet e nisura nga një oficer i ri i karabinierëve, i huaj për mendësinë dhe shoqërinë e Sicilisë. Hap pas hapi, dëshmi pas dëshmie, ku të rreme e ku të cunguara, kapiten Belodi arrin të zbulojë se faji i vetëm që përligj vrasjen e sipërmarrësit është ndershmëria. Po kush shqetësohet nga prania e një sipërmarrësi të ndershëm, duke u bërë madje vrasës i tij?

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Kawakami, Dazai dhe Dahl

Në këtë paketë ju ofrojmë librat Gjinj dhe vezë, Mieko Kawakami, Dielli që perëndon, Osamu Dazai dhe Xhejmsi dhe pjeshka gjigante, Roald Dahl. Librat kanë çmim kopertine prej 3050 lekë, mund t’i përfitoni për 2240 lekë.
2 745 Lekë 3 050 Lekë
More
Në gjendje

Tre libra të Simone de Beauvoir

Në këtë paketë ju ofrojmë tre librat e shkrimtares Simone de Beauvoir, Seksi i Dytë, vëllimi i parë, Seksi i Dytë, vëllimi dytë dhe Një dashuri Transatlantike. Librat kanë çmim kopertine prej 3700 lekë, mund t’i përfitoni për 2800 lekë.
3 330 Lekë 3 700 Lekë
More
Në gjendje

Orwell, Atwood, Projekti

Në këtë paketë ju ofrojmë librat 1984, George Orwell, Projekti Dekameron, 29 rrëfenja të reja nga pandemia, autorë të ndryshëm dhe Rrëfenja e shërbëtores, Margaret Atwood. Librat kanë çmim kopertine prej 3400 lekë, mund t’i përfitoni për 2400 lekë.
3 060 Lekë 3 400 Lekë
More
Në gjendje

Barnes dhe Iturbe

Në këtë paketë ju ofrojmë librat E vetmja histori, Julian Barnes dhe Biblioteka sekrete e Aushvicit, Antonio Iturbe. Librat kanë çmim kopertine prej 2400 lekë, mund t’i përfitoni për 1720 lekë.
2 160 Lekë 2 400 Lekë
More
Në gjendje

Tre libra të George Orwell, për 1900 lekë

Në këtë paketë ofrojmë tre libra të shkrimtarit George Orwell: Titujt I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, Dalje për ajër, Lavdi Katalonisë, kanë çmim kopertine 2600 lekë. Ofrohen vetëm gjatë panairit të librit për 1900 lekë. Posta falas brenda Shqipërisë.
2 340 Lekë 2 600 Lekë
More
Në gjendje

Roma dhe Bizanti me ofertë

Kjo paketë përfshin librat SPQR dhe Historia e Bizantit me ofertë. 1. SPQR nga Mary Beard shpjegon periudhën e ngritjes e Perandorisë Romake nga fillesat e qytetit deri në rënien e pjesës së saj perëndimore.2. Historia e perandorisë bizantine, George Ostrogorsky, paraqet jetën e dytë të kësaj perandorie të jashtëzakonshme, ku epiqendra e pushtetit tashmë...
2 790 Lekë 3 100 Lekë
More
Në gjendje

Orwell dhe Puzo

Në këtë paketë ju ofrojmë librat 1984, George Orwell dhe Kumbari, Mario Puzo. Librat kanë çmim kopertine prej 2200 lekë, mund t’i përfitoni për 1760 lekë.
1 980 Lekë 2 200 Lekë
More
Në gjendje

Barnes dhe Flaubert

Në këtë paketë ju ofrojmë librat Papagalli i Floberit, Julian Barnes dhe Zonja Bovari dhe Tre rrëfime, Gustave Flaubert. Librat kanë çmim kopertine prej 2500 lekë, mund t’i përfitoni për 1800 lekë.
2 250 Lekë 2 500 Lekë
More
Në gjendje

Woolf, Dazai, Orwell dhe Barnes

Në këtë paketë ju ofrojmë librat Një dhomë më vete, Virginia Woolf, Dielli që perëndon, Osamu Dazai, Ferma e Kafshëve, George Orwell dhe Zhurma e Kohës, Julian Barnes. Librat kanë çmim kopertine prej 2800 lekë, mund t’i përfitoni për 1960 lekë.
2 520 Lekë 2 800 Lekë
More
Në gjendje

Orwell, Bukowski dhe Puzo

Në këtë paketë ju ofrojmë librat I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, George Orwell, Femrat, Charles Bukowski dhe Kumbari, Mario Puzo. Librat kanë çmim kopertine prej 3000 lekë, mund t’i përfitoni për 2200 lekë.
2 700 Lekë 3 000 Lekë
More
Në gjendje

Puzo, Christie, Sciascia

Në këtë paketë ju ofrojmë librat Kumbari, Mario Puzo, Funeralet janë të rrezikshme, Agatha Christie dhe Dita e kukuvajkës, Leonardo Sciascia. Librat kanë çmim kopertine prej 3000 lekë, mund t’i përfitoni për 2400 lekë.
2 700 Lekë 3 000 Lekë
More
Në gjendje

Barnes, Musso, Lispector

Në këtë paketë ju ofrojmë librat E vetmja histori, Julian Barnes, E panjohura e Senës, Guillaume Musso dhe Një frymëmarrje jete, Pasioni sipas G. H., Clarice Lispector. Librat kanë çmim kopertine prej 3000 lekë, mund t’i përfitoni për 2500 lekë.
2 700 Lekë 3 000 Lekë
More
Në gjendje

Shafak, Dekameron dhe de Beauvoir

Në këtë paketë ju ofrojmë librat Ishulli i pemëve të zhdukura, Elif Shafak, Projekti Dekameron, 29 rrëfenja të reja nga pandemia, autorë të ndryshëm dhe Një dashuri transatlantike, Simone de Beauvoir. Librat kanë çmim kopertine prej 4100 lekë, mund t’i përfitoni për 3,000 lekë.
3 690 Lekë 4 100 Lekë
More
Në gjendje