- Çmim i zbritur
Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Në këtë paketë ju ofrojmë librat Kumbari, Mario Puzo, Funeralet janë të rrezikshme, Agatha Christie dhe Dita e kukuvajkës, Leonardo Sciascia. Librat kanë çmim kopertine prej 3000 lekë, mund t’i përfitoni për 2400 lekë.
Kumbari
Një kryevepër moderne, Kumbari është një portret i botës së krimit të viteve 1940, që nuk të shqitet nga mendja. Ai është, gjithashtu, një rrëfenjë intime e familjes Korleone, e cila është njëkohësisht e lidhur, dhe e bërë copash, nga pozicioni unik që mban në zemër të Mafies Amerikane. Pesëdhjetë vjet pasi u botua për herë të parë, ky roman vijon të tronditë me njohuritë e thella mbi politikën e biznesin dhe urën lidhëse mes të dyjave, krimin.
Funeralet janë të rrezikshme
Ky është pa dyshim një nga romanet më tërheqëse të Agatha Christie – s, që të mban me frymën pezull deri në faqen e fundit, me dëshirën për të marrë vesh misterin që fshihet në historitë e familjes Ebernith, në vdekjen e plakut Riçard dhe në atë të Korës.
Duke shfletuar librin, lexuesi do të njohë të fshehtat intime të shumë të afërmve e të trashëgimtarëve të të ndjerit Riçard Ebernith. Historitë intime, pasionet, interesat, meskinitetet, urrejtjet dhe përbuzjet, përzihen me dyshimet e ngjarjeve të krimit...
Dita e kukuvajkës
Në një cep të Sicilisë, një sipërmarrës i vogël vritet në mes të katundit. Kurrkush nuk flet; dikush, madje, përpiqet t’i devijojë hetimet e nisura nga një oficer i ri i karabinierëve, i huaj për mendësinë dhe shoqërinë e Sicilisë. Hap pas hapi, dëshmi pas dëshmie, ku të rreme e ku të cunguara, kapiten Belodi arrin të zbulojë se faji i vetëm që përligj vrasjen e sipërmarrësit është ndershmëria. Po kush shqetësohet nga prania e një sipërmarrësi të ndershëm, duke u bërë madje vrasës i tij?
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
check_circle
check_circle