- Çmim i zbritur
Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Në këtë paketë ju ofrojmë librat Ishulli i pemëve të zhdukura, Elif Shafak, Projekti Dekameron, 29 rrëfenja të reja nga pandemia, autorë të ndryshëm dhe Një dashuri transatlantike, Simone de Beauvoir. Librat kanë çmim kopertine prej 4100 lekë, mund t’i përfitoni për 3,000 lekë.
Është viti 1974, në ishullin e Qipros. Dy adoleshentë, nga anët e kundërta të një toke të ndarë, takohen në një tavernë në qytetin që të dy e quajnë shtëpia e tyre. Taverna është i vetmi vend ku Kosta, i cili është grek dhe i krishterë, dhe Defneja, turke dhe myslimane, mund të takohen fshehurazi, nën trarët e nxirë nga të cilët varen kurora me hudhra, speca djegës dhe barishte të egra. Këtu mund të gjesh ushqimin më të mirë në qytet, muzikën më të mirë, verën më të mirë. Por, ky vend, ka diçka tjetër: e bën njeriun të harrojë, qoftë edhe për pak orë, botën jashtë dhe dhembjet e saj të panumërta.
Në qendër të tavernës, përmes një zgavre në çati, rritet një pemë fiku. Kjo pemë do të dëshmojë takimet e tyre të heshtura e të lumtura, do të jetë aty kur të shpërthejë lufta, kur kryeqiteti të bëhet gërmadhë, kur adoleshentët të zhduken dhe jeta në ishull të marrë të tatëpjetën. Vite më vonë, Kosta kthehet. Tashmë, është botanist që studion speciet e bimëve por, në fakt, ka ardhur të kërkojë dashurinë e dikurshme.
Dhjetëvjeçarë më vonë, në veri të Londrës, gjashtëmbëdhjetëvjeçarja Ada Kazanxaqi nuk e ka vizituar kurrë ishullin ku kanë lindur prindërit. Në kërkim të shumë përgjigjeve, kërkon të zgjidhë sekretet e fshehura ndër vite, ndarjen dhe heshtjen. E vetmja lidhje që ka me tokën e të parëve të saj është një pemë fiku që rritet në kopshtin e pasmë të shtëpisë.
Një roman prekës, i shkruar bukur, i ndërtuar me delikatesë mes ndërthurrjes së historive të dashurisë, ndarjeve, historisë dhe vetëdijes, "Ishulli i pemëve të zhdukura" konsiderohert si vepra më e mirë e Elif Shafakut.
Kur realiteti është surreal, vetëm letërsia mund ta shpjegojë.
Në vitin 1353, Giovanni Boccaccio shkroi Dekameronin: njëqind rrëfenja të përmbledhura, të treguara nga një grup të rinjsh dhe të rejash, që po kalonin ca kohë në një vilë jashtë Firences, në pritje që të kalonte e tmerrshmja Vdekja e Zezë, një murtajë që vrau mbi 25 milionë njerëz. Disa nga këto rrëfenja janë budallaqe, disa janë të mira, disa janë si fabula.
Në mars 2020, redaktorët e The New York Times Magazine krijuan Projektin Dekameron, një antologji me një objektiv të thjeshtë dhe të gjerë: të grumbullohet një numër tregimesh të shkruara në kohën kur pandemia aktuale goditi botën. E si mundet që letërsia e shkruar nga disa prej shkrimtarëve më të mirë të kohës sonë, të ndihmojë për të memorializuar dhe për të kuptuar atë që është e paimagjinueshme? Çfarë mund të mësohet mbi mënyrën se si kriza aktuale po prek artin apo letërsinë?
Këto 29 tregime, nga autorë që përfshijnë Margaret Atwood, Tommy Orange, Kamila Shamsie, Colm Tóibín, Rachel Kushner dhe David Mitchell, ndryshojnë shumë në përmbajtje dhe frymë. Puna e tyre do të mbahet mend si një kontribut historik i një kohe dhe vendi si asgjë tjetër në jetën tonë, dhe do të ofrojë perspektivë e ngushëllim për lexuesin, tani dhe në një të ardhme kur COVID-19 do të jetë, shpresojmë, thjesht një kujtim.
Kur Simone De Beauvoiri takoi Nelson Alegrin, më 1947, ishte dashuri me shikim të parë. Marrëdhëmia e tyre pasionante zgjati njëzet vjet dhe u shtri në katër kontinente. Një dashuri transatlantike përmbledh më shumë se 300 letra dashurie, të shkruara nga de Beauvoiri për Alegrin, duke krijuar kështu një pikëtakim unik midis kujtimeve personale dhe historisë së botës intelektuale të krahut të majtë me Parisin e pasluftës. Të shkruara ndërsa ajo punonte për librat : Mandarinat, Amerika ditë pas dite dhe Seksi i dytë, letrat përcjellin prapaskenat e këtyre veprave klasike, ndërsa i japin formë portretit të pazakontë të « Simonës së Dytë ».
Botuesi: Shtëpia e Librit
Botuesi: Shtëpia e Librit
check_circle
check_circle