- Çmim i zbritur
Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Në këtë paketë ju ofrojmë librat Një dhomë më vete, Virginia Woolf, Dielli që perëndon, Osamu Dazai, Ferma e Kafshëve, George Orwell dhe Zhurma e Kohës, Julian Barnes. Librat kanë çmim kopertine prej 2800 lekë, mund t’i përfitoni për 1960 lekë.
Një dhomë më vete
Lexuar si dy leksione frymëzuese para studenteve të dy kolegjeve të vetme për vajza në Britaninë e Madhe në vitin 1928, Një dhomë më vete konsiderohet njëkohësisht një ese mbi shoqërinë, një ese mbi letërsinë dhe një roman modernist, një i tillë që përdor shkrimin si art dhe jo thjesht si mjet shprehës.
Woolf na udhëheq me elegancë përmes historisë së Anglisë dhe (mungesës së) historisë së gruas në fshatin global. Ajo na rrëfen historinë e letërsisë dhe avantazhin që të jep mirëqenia për të krijuar art, pa harruar t’i japë meritat që u takojnë grave të varfra, të cilat, pavarësisht vështirësive të jashtëzakonshme, i dhanë njerëzimit romane të jashtëzakonshme.
Një dhomë më vete është eseja që ka frymëzuar gjenerata të tëra grash që të kapërcejnë të gjitha vështirësitë për ta bërë botën tonë një vend më të mirë, më të dashur dhe, natyrisht, më të bukur.
Dielli që perëndon
Dielli që perëndon nga Osamu Dazai është një nga romanet më të mira të letërsisë japoneze të shekullit të njëzetë. Botuar fillimisht në vitin 1947, romani flet për jetën e një familjeje aristokratësh të rrënuar në periudhën menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore dhe është bërë referencë gjuhësore që nga ajo kohë. Osamu Dazai, një shkrimtar me rrënjë aristokrate, i njohur si bohem me tepri në Tokio shkroi ato që kritikët i shohin si romane përgjithësisht autobiografike që janë edhe një mjet i shkëlqyer për t’u njohur me kulturën dhe shoqërinë japoneze.
Ferma e Kafshëve
Përralla e famshme e George Orwell dhe portretizimi satirik i politikës, e bëri autorin një figurë të urryer për komunistët europianë, por ndihmoi, gjithashtu, të gjithë qytetarët që kërkojnë drejtësi dhe barazi, të kuptojnë rreziqet që mbartin revolucionet e shkuara keq.
“Një libër shumë i keq, por shumë i mençur”, e cilësoi Simone de Beauvoir, ndërsa CIA, fshehurazi, sponsorizoi prodhimin dhe shpërndarjen e një filmi vizatimor të mbështetur te ky roman, si përpjekje subversive kundër bllokut komunist.
Zhurma e Kohës
Në vitin 1936, Shostakoviç, vetëm tridhjetë vjeç, ka frikë se do të humbasë jetesën, apo më keq, do të ekzekutohet. Stalini, një figurë e largët, ka shprehur papritur një interes të madh për punën e tij si kompozitor dhe ka denoncuar operën e tij. Tani, i sigurt se do të internohet në Siberi, apo me më shumë gjasa, do të ekzekutohet aty për aty, Shostakoviçi reflekton për fatin e tij, për historinë personale, për prindërit, muzikën, gratë e jetës së tij, fëmijët dhe të gjithë ata, jeta e të cilëve varet shumë edhe nga fati i tij.
Megjithëse një goditje fati e shpëton atë nga të qenit një nga miliona viktimat e kultit të Stalinit, ai do të jetojë nën frikë dhe terror përgjatë dekadave që pasuan nën terrorin e despotizmit: ai detyrohet të përfaqësojë vlerat sovjetike në një konferencë kulturore në Nju Jork, detyrohet të anëtarëtohet në parti dhe vazhdimisht shtyhet të kënaqë ata që janë në pushtet në dëm të integritetit të tij moral.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Shtëpia e Librit
check_circle
check_circle