Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers
Kumbari, Mario Puzo
  • Kumbari, Mario Puzo
  • Kumbari, Mario Puzo
  • Kumbari, Mario Puzo

Kumbari, Mario Puzo

Shtëpia e Librit

Një kryevepër moderne, Kumbari është një portret i botës së krimit të viteve 1940, që nuk të shqitet nga mendja. Ai është, gjithashtu, një rrëfenjë intime e familjes Korleone, e cila është njëkohësisht e lidhur, dhe e bërë copash, nga pozicioni unik që mban në zemër të Mafies Amerikane. Pesëdhjetë vjet pasi u botua për herë të parë, ky roman vijon të tronditë me njohuritë e thella mbi politikën e biznesin dhe urën lidhëse mes të dyjave, krimin. 

ALL1,200
Quantity
In stock

Description

Title: Kumbari

Original: The Godfather

Category: Novel

Author: Mario Puzo

Translator: Gjergj Erebara

Publisher: Shtëpia e Librit

Publication date: 26 April, 2023

Pgs: 550

Weight: 0.46 kg

ISBN: 978-9928-4728-7-8

This book is in Albanian

Mbi librin

Tiran, shantazhues, gjobëvënës, vrasës. Ndikimi i tij depërton në të gjitha shkallët e shoqërisë amerikane. Njihuni me Don Korleonen, një njeri miqësor, i drejtë, i arsyeshëm. Bosi më gjakatar i Cosa Nostra-s, Kumbari. 

Një kryevepër moderne, Kumbari është një portret i botës së krimit të viteve 1940, që nuk të shqitet nga mendja. Ai është, gjithashtu, një rrëfenjë intime e familjes Korleone, e cila është njëkohësisht e lidhur, dhe e bërë copash, nga pozicioni unik që mban në zemër të Mafies Amerikane. Pesëdhjetë vjet pasi u botua për herë të parë, ky roman vijon të tronditë me njohuritë e thella mbi politikën e biznesin dhe urën lidhëse mes të dyjave, krimin. 

Mario Puzo mbi romanin Kumbari

Unë isha duke menduar të mos shkruajë më romane, ose ndoshta t’i lija për qejfet e pleqërisë. Por një ditë një mik shkrimtar erdhi te zyra e revistës ku punoja. Për mirësjelljen e zakonshme, unë i dhashë atij një kopje të romanit Pelegrini me fat. Një javë më vonë ai u kthye. Më tha se unë isha një shkrimtar i madh. E mora për një drekë madhështore. Gjatë drekës, i tregova disa rrëfenja mafioze gallatë dhe një skicë dhjetë faqe të gjatë. Ai ishte shumë entuziast. Ai organizoi që të kisha një takim me redaktorët e G.P. Putnam’s Sons. Redaktorët u ulën dhe dëgjuan një orë ndërsa unë tregoja rrëfenja me mafien. Ata më thanë të filloja punën. Më dhanë edhe 5 mijë dollarë paradhënie dhe kështu nisi. Pothuajse fillova të mendoj se botuesit ishin njerëz, pothuajse. 

M’u deshën tre vjet që ta mbaroja... dhe puna ishte më së shumti qejf. E mbaj mend këtë si periudhën më të lumtur të jetës sime. (Miqtë dhe familja ime nuk janë dakord.) Mua më vjen turp të pranoj se shkrova Kumbarin mbështetur vetëm te kërkimet e mija. Nuk kam takuar kurrë një gangster të vërtetë dhe të hapur. E njihja botën e bixhozit goxha mirë, por vetëm kaq.

Pasi libri u bë “i famshëm,” mua më prtezantuan disa zotërinj të lidhur me materjalin. Ata ishin përkëdhelës. Ata refuzonin të besonin se unë nuk kam qenë kurrë në biznesin e gjobëvënies. Ata refuzonin të besonin se unë nuk kisha pasur kurrë mirëbesimin e një kumbari. Por që të gjithë e donin shumë librin. 

Në anë të tjera të vendit dëgjova një histori shumë të këndshme: sipas saj, mafia më ka paguar mua një milionë dollarë për të shkruar Kumbarin si një goditje mjeshtërore në marrëdhëniet publike. Ndërsa në një rast tjetër, dëgjova se disa shkrimtarë kanë sugjeruar se unë vetë duhet të kem qenë mafioz sepse përndryshe libri nuk mund të dilte kështu siç doli mbështetur vetëm në kërkime. Këtë të fundit unë e pranoj si kompliment. 

Marrë nga Letrat e Kumbarit, Mario Puzo, 1972

Product Details

Specific References

ISBN
9789928472878
EAN13
9789928472878
3 other products in the same category:

Publisher: Arrow Books

The Sicilian, Mario Puzo

But Giuliano is a man entwined in a bloody web of violence and vendettas. In Sicily, Giuliano is a modern day Robin Hood who has defied corruption--and defied the Cosa Nostra. Now, in the land of mist-shrouded mountains and ancient ruins, Michael Corleone's fate is entwined with the dangerous legend of Salvatore Giuliano: warrior, lover, and the ultimate...
ALL1,560
More
Last items in stock

Publisher: Arrow Books

The Last Don, Mario Puzo

The Last Don is Mario Puzo at his finest - a masterful saga of the last great American crime family, the Clericuzios, and their powerful reach into Hollywood and Las Vegas. Domenico Clericuzio is a wise and ruthless man who in his old age is determined to create a life free from criminal activities for his grandchildren. 
ALL1,560
More
Last items in stock

Publisher: Arrow Books

The Godfather, Mario Puzo

Both the police and ruthless rival crime lords scent blood in the water. If the Corleone family is to survive, it needs a ruthless new don. But the price of success in a violent life may be too high to bear...
ALL1,250
More
Out-of-Stock