Reference: 2804
Reference: 2804
Reference: SKU001694
Publisher: Vellezerit Tafa
Reference: SKU000001
Publisher: Mitrush Kuteli
Reference: SKU001740
Publisher: UET Press
Reference: SKU000660
Publisher: Onufri
Luigi Pirandello, (28 qershor 1867, Agrigento, Sicili, 10 dhjetor 1936, Romë), ishte dramaturg, shkrimtar dhe tregimtar italian, fitues i çmimit Nobel në letërsi për vitin 1934. Me shpikjen e tij “teatri brenda teatrit” te drama Gjashtë personazhe në kërkim të autorit (1921), ai u bë një novator në dramaturgjinë moderne.
Pirandello ishte i biri i një tregtari squfuri, i cili kërkonte që i biri ta trashëgonte në profesion. Gjithsesi, Pirandello nuk ishte i interesuar për biznes. Ai donte të studionte. Fillimisht shkoi në Palermo dhe, më 1887, në Universitetin e Romës. Pas një sherri me profesorin e klasicizmit atje, ai shkoi më 1888 në Universitetin e Bonit në Gjermani ku fitoi doktoratën në filologji me një tezë mbi dialektin e Argigentos.
Më 1894 i ati organizoi martesën e tij me Antonietta Portulano, vajza e një partneri në biznes. Martesa i dha atij pavarësi financiare, duke e lejuar të jetonte në Romë dhe të shkruante. Ai sakaq publikoi vëllime e hershme me vargje, Mal giocondo (1889), ku i bën respektin poetit tjetër të madh italian Giosuè Carduçi. Kjo u pasua nga vëllime të tjera në vargje, përfshirë Pasqua di Gea (1891; dedikuar Jenny Schulz-Lander, dashurisë që pati lënë pas në Bon) dhe përkthimit të Elegjive të J.Ë. von Goethe, (1896). Por punët e tij të para të rëndësishme ishin tregimet e shkurtra, të cilat u botuan fillimisht në gazeta dhe revista pa pagesë.
Më 1903, një rrëshqitje masive dheu mbylli minierën e squfurit ku ishte investuar kapitali i gruas dhe të atit. Papritur i varfër, Pirandello u detyrua të nxjerrë jetesën, jo vetëm duke shkruar, por edhe duke dhënë mësim të italishtes në kolegjin e mësuesisë në Romë. Si pasojë e mëtejshme e katastrofës financiare, bashkëshortja pësoi një mani persekutimi, e cila manifestohej në tërbime xhelozie ndaj të shoqit. Vuajtjet mbaruan kur ajo u dërgua në një spital psikiatrik më 1919 (ajo vdiq më 1959). Ishte kjo eksperiencë shumë e hidhur ajo që në fund përcaktoi temën e punës së tij më karakteristike, e cila sakaq ishte e perceptueshme edhe në tregimet e shkurtra të mëparshme – eksplorimit të një bote të mbyllur fort të personalitetit njerëzor, i cili është vazhdimisht në ndryshim.
Stili fillestar narrativ i Pirandellos vjen nga verismo (realizmi) i dy shkrimtarëve italianë të fundit të shekullit të 19, Luigi Capuana dhe Giovanni Verga. Titujt e përmbledhjeve të hershme të tregimeve të Pirandellos, Amori senza amore (1894; “Dashuri pa dashuri”) dhe Beffe della morte e della vita (1902–03), sugjerojnë natyrën ironike të realizmit të tij që shikohet edhe në romanet e tij të para. L’esclusa (1901; E përzëna) dhe Il turno (1902; Rradha). Suksesi erdhi me romanin e tretë, i cili konsiderohet edhe më i miri, Il fu Mattia Pascal (1904; Ai ishte Matia Paskali).
Të kuptuarit e psikologjisë nga Pirandello u përmirësua nga leximi i veprave të tilla si Les altérations de la personnalité (1892), nga psikologji eksperiementalist francez Alfred Binet; dhe gjurmët e këtij ndikimi mund të vërehen te eseja e gjatë L’umorismo (1908; Mbi humorin), në të cilin ai ekzaminon parimet e artit të tij.
Suksesi i mëvonë bëri që ai të krijojë një kompani teatri lëvizës me të cilën udhëtoi nëpër botë deri në vitin 1928, kur kompania teatrore falimentoi. Pas kësaj, ai iu dedikua udhëtimeve të shumta deri sa vdiq më 1936, ndërsa la amanet që varrimi të bëhej në mënyrë sa më modeste.
There are 6 products.
Publisher: Bard
Publisher: Cabej
Publisher: Toena
Reference: SKU001993
Publisher: Dituria
Reference: SKU000282
Publisher: Cabej
check_circle
check_circle