Reference: 2804
Reference: 2804
Reference: SKU001694
Publisher: Vellezerit Tafa
Reference: SKU000001
Publisher: Mitrush Kuteli
Reference: SKU001740
Publisher: UET Press
Reference: SKU000660
Publisher: Onufri
Kenzaburo Oe, (1935-2023) ishte shkrimtar japonez, fitues i çmimit Nobel në letërsi. Romanet e zymta poetike të tij u ndërtuan nga kujtimet e fëmijërisë gjatë periudhës së pushtimit të pasluftës të Japonisë dhe nga të qenit prind i një fëmije me aftësi ndryshe.
Oe u bë shkrimtari i dytë japonez që fitoi çmimin Nobel në letërsi në vitin 1994.
Akademia e Suedisë citoi autorin për veprat e tij në të cilat “me forcë poetike krijon një botë imagjinare ku jeta dhe miti bashkohen për të krijuar një tablo shqetësuese të vuajtjeve njerëzore të kohës sonë.”
Kenkzaburo Oe ka ardhur në shqip me romanin I ndërruari i shejtanit me shqipërimin e Rudi Erebarës, me romani Vdekje nga uji me shqipërimin e Bledar Kurtit, Një jetë e qetë me shqipërimin e Nasi Lerës dhe me esenë Shënime për Hiroshimën me shqipërimin e Lira Muçës.
Veprat e tij më tronditëse u ndikuan nga lindja e djalit të tij në vitin 1963. Një çështje personale, që u botua një vit më vonë, përshkruan një baba që pajtohet me errësirën dhe dhimbjen e një fëmije me dëmtim në dru. Edhe shumë vepra të tij të mëvona kanë një fëmijë të dëmtuar apo të deformuar me domethënie simbolike, me histori dhe personazhe që evoluojnë dhe maturohen ndërsa i biri i Oe rritet.
Hikari Oe pati një deformim në kafkë në lindje që i shkaktoi paaftësi mendore. Ai pati aftësi të kufizuar për të folur dhe të lexuar por u bë kompozitor muzike, punët e së cilit janë performuar dhe regjistruar në albume.
I vetmi shkrimtar tjetër japonez që fitoi Nobelin ka qenë Yasunari Kawabata më 1968.
Pavarësisht krenarisë kombëtare të japonezëve për Oe, temat e tij kryesore letrare evokojnë një parehati të thellë këtu. Ai ishte një fëmijë dhjetëvjeçar kur Lufta e Dytë Botërore mbaroi ndërsa ai u rrit nën pushtimin amerikan.
Kujtimet e fëmijërisë ngjyrosën shumë tregimin që shënoi fillesat letrare të Oe, "The Catch," mbi eksperiencën e një fëmije fshati me një pilot amerikan të rrëzuar mbi fshatin e tij. Publikuar më 1958, kur Oe ishte ende student, tregimi fitoi çmimin Akutagawa për shkrimtarë të rinj, çmimi më i rëndësishëm letrar i Japonisë.
Ai shkroi gjithashtu ese mbi shkatërrimin e Hiroshimës nga bomba atomike e 6 gushtit 1945 e hedhur nga amerikanët si dhe mbi Okinavën dhe pushtimin e pasluftës.
Ai ishte aktivist i paqes, veçanërisht pas krizës së Fukushimës më 2011 dhe shpesh është shfaqur në manifestime.
There are 4 products.
Publisher: OMBRA GVG
Publisher: OMBRA GVG
Publisher: LIRA
Reference: SKU000058
Publisher: Botimet Dudaj
check_circle
check_circle