• Banner

Nina George
Nina George është shkrimtare ndërkombëtare e shumëshitur, autore e librit Das Lavendelzimmer (Letra e harruar), gazetare dhe aktiviste.

Nina George

Nina George është shkrimtare ndërkombëtare e shumëshitur, autore e librit Das Lavendelzimmer (Letra e harruar), gazetare dhe aktiviste. Që nga viti 1992, ajo ka botuar 28 libra, (romane, mister dhe libra nga aktualiteti) si dhe mbi njëqind tregime të shkurtra e opinione. Ajo ka lindur në Bon dhe ka punuar si opinioniste në një numër gazetash dhe revistash, përfshirë Hamburger Abendblatt, Die welt, Die Zeit or Standard. Georges shkruan gjithashtu me tre pseudonime, për shembull, Jean Bagnol, një andronim i dyfishtë për romane misteri me bazë Provencën. Ajo është përkthyer në mbi 37 gjuhë dhe ka shitur mbi 1.5 milionë kopje.

Active filters

Reference: K1R1

Publisher: Pegi

Letra e harruar, Nina George

Në një barkë në brigjet e Senës, gjendet një librari lundruese e veçantë, me emrin "Farmacia Letrare". Zhan Perduja, librashitësi i saj, mendon se çdo libër është balsam për shpirtin. I vetmi njeri që, me sa duket, nuk po gjen shërim nëpërmjet letërsisë është ai vetë: prej njëzet e një vjetësh, ai jeton me kujtimin e së dashurës, e zhdukur krejt papritur...

Price ALL1,000
More
In stock