• Banner

Bestsellers for 2010
albanian bestseller books for 2010

Bestsellers for 2010

5 librat më të shitur 2010 te librariaMisteri dhe e panjohura, qoftë kjo filozofike apo tokësore, duket se ka qenë ajo që i ka tërhequr vizitorët e librarisë tonë në Tiranë gjatë këtij viti. Në pesë librat më të shitur për këtë vit, tre prej tyre janë romane thriller, dy hedhin dritë mbi të shkuarën e Shqipërisë. Ky vit duket se ka qenë plot surpriza në botën e librit. Disa shtëpi botuese hynë në garë për t’i ofruar publikut shqiptar prirjet më të fundit të lexuesve ndërkombëtarë: misterin joshës të vampirëve dhe gjurmimet e sekreteve masone. Disa të tjera, u tunduan nga historia po aq e panjohur dhe e pakuptueshme e Shqipërisë. Më poshtë po ju paraqesim një listë me librat më të shitur. Kjo nuk është një listë e vlefshme për të gjithë tregun e librit në Shqipëri, por përfaqëson tendencën e lexuesve vetëm të librarisë sonë. Kjo është lista e librave më të shitur për vitin 2010. Në ditët në vijim do t’ju ofrojmë listën e më të shiturve sipas kategorive. Lexim të këndshëm. Mjaftuan më pak se katër muaj që “Viti 97-prapaskenat e krizës që rrënuan shtetin”, një libër nga Mero Baze, të bëhet best-seller absolut te Shtëpia e Librit. Libri përmbledh ngjarjet nga 26 maji i vitit 1996 deri më 29 qershor 2007, një periudhë e errët e historisë shqiptare që përfundoi me vdekjen e disa mijëra shqiptarëve dhe që la pas politikë të dhunshme dhe grupe kriminale nga të cilat vendi nuk e ka marrë ende veten. Autori, Mero Baze, thotë se në ato ngjarje qe “dëshmitar, protagonist dhe herë-herë, gazetar.” Shitja e shpejtë e këtij libri sugjeron interesimin e madh të shqiptarëve për të mësuar se çfarë ndodhi në vitin 1997. Romani Aksidenti nga Ismail Kadare zuri vendin e dytë për nga shitjet këtë vit. Blerjet më të mëdha të këtij libri u realizuan menjëherë pas publikimit të tij në shqip në maj të këtij viti. Romani është një tregim sureal dhe plot mjegullnaja i jetës së një çifti dashnorësh që fillon të zbardhet nga hetimet mbi një aksident të çuditshëm që i mori jetën personazheve kryesore. Burra që urrejnë gratë, pjesa e parë e trilogjisë Millenium nga shkrimtari suedez Stieg Larsson, zuri vendin e tretë.Prej shumë vitesh, mbesa e parapëlqyer e industrialistit të fuqishëm Henrik Vanger është zhdukur pa lënë gjurmë. Kufoma s’ishte gjendur kurrë. E kur Vangeri, tashmë tepër plak, merr një dhuratë që e hap çështjen sërish, ai vendos të ngarkojë Mikael Blomkvistin, gazetar i njohur hulumtues, që të rindërtojë ngjarjet dhe të zbulojë të vërtetën. Me ndihmën e Lisbethit, një grua e re, shumë e zonja dhe gjeni kompjuterësh, Blomkvisti heton me rrënjë historinë e familjes Vanger, por sa më shumë rrëmon, aq më tepër zbulimet bëhen të llahtarshme. Sekreti, nga Rhonda Byrne synon të shpjegojë se si ta përdorësh Sekretin në çdo aspekt të jetës – me paratë, pasurinë, lidhjet, lumtrinë dhe në çdo ndërveprim që ke në botë. I publikuar më 22 shtator, libri duket se tërhoqi shumë lexues në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Në vend të pestë gjendet gjithashtu një libër që u publikua vetëm më 17 nëntor. Mjaftoi vetëm një muaj që sprova “Mosmarreveshja” nga Ismail Kadare, të ngjitet në klasifikimin e librave më të shitur. Përmes një “sprove letrare” siç e quan vetë autori këtë libër, analizohet marrëdhënia e Shqipërisë me vetveten.
Active filters

Reference: SKU001448

Publisher: Toena

Viti 97, Mero Baze

Në jetën time, ky është libri që më ka marrë më shumë kohë derisa vendosa ta botoj, por dhe më pak kohë se çdo libër tjetër për ta shkruar. Është historia e rrënimit të demokracisë shqiptare, nga e cila ende vazhdojmë të vuajmë e që zë fill me goditjen vdekjeprurëse të zgjedhjeve në Shqipëri, më 26 maj 1996.

Price ALL1,200
More
In Stock

Reference: SKU001422

Publisher: Botimet Dudaj

Sekreti, Rhonda Byrne

Për shekuj me radhë, në gojëdhëna, libra, besime, dhe filozofi janë zbuluar copëza të një Sekreti të Madh. Për herë të parë, të gjitha pjesët e Sekretit bashkohen në një zbulim të pabesueshëm, që do t`ia ndryshojë jetën kujtdo që ta përjetojë.

Price ALL1,300
More
In Stock

Reference: SKU001185

Publisher: Botimet Dudaj

Burra që urrejnë gratë, Stieg Larsson

Një libër mahnitës, që do t'ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t'i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty. 

Price ALL1,200
More
In Stock

Reference: SKU001180

Publisher: Onufri

Aksidenti, Ismail Kadare

Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.

Price ALL800
More
In stock

Reference: SKU000721

Publisher: Onufri

Certifikata, Isaac Bashevis Singer

Davidi ngjan sikur të ishte vëllai binjak i Singerit. Në moshën 19 vjeçare, pa një lek në xhep, ai vjen në Varshavë të provojë fatin. Tek ai ka dy pasione të forta: gratë dhe letërsia. Tragjik, komik, tërheqës, brengosës ai na çon gjithë kohës nga e qeshura në lot.

Price ALL900
More
In Stock