• Banner

Vassilis Vassilikos
Vassilis Vassilikos është një shkrimtar dhe diplomat grek

Vassilis Vassilikos

Vassilis Vassilikos (Greqisht: Βασίλης Βασιλικός) është një shkrimtar dhe diplomat grek. Lindur në ishullin e Thasosis në Greqinë e veriut, ai u rrit në Selanik ku u diplomua për drejtësi, para se të zhvendosej në Athinë për të punuar si gazetar. Për shkak të aktivitetit të tij politik, ai u detyrua të kërkojë azil jashtë Greqisë për shtatë vjet pas grushtit të shtetit të vitit 1967.

Mes viteve 1981 dhe 1984, ai shërbeu si drejtor i përgjithshëm i televizonit shtetëror grek ET1. Që nga viti 1996 ka shërbyer si ambasador i Greqisë në UNESCO.

Si shkrimtar ai ka qenë shumë prodhimtar dhe shumë i përkthyer. Autor i më shumë se 100 librave, ku përfshihen romane, grama dhe poezi. Vepra e tij më e njohur është romano politik Z (1867), i përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë. Ky është edhe romani që u bë bazë për filmin me të njëjtin titull të drejtuar nga regjisori Costa-Gavras (me muzikë Mikis Theodorakis).

Active filters

Publisher: Dituria

Shtëpia në udhëkryq, Vassilis Vassilikos

Vepra sjell atmosferën e jetës rinore dhe të qarqeve të artistëve grekë të fundviteve ‘50, përshkruan ambicie të zhgënjyera dhe ëndrra të parealizuara, që, pa dyshim, shënjojnë karakterin dhe jetën e personazheve kryesore.

Price ALL700
More
In stock

Publisher: Dituria

Z, Vassilis Vassilikos

Z - Orgjia e pushtetit është një roman-dokumentar tronditës për vrasjen e politikanit të shquar grek Grigori Lambraki - personazhi "Z" në vepër. Vrasja nga forca paraushtarake të inkurajuara nga shteti ndodhi më 22 maj 1963, gjatë një mitingu për paqen.

Price ALL1,200
More
In stock