Publisher: Dituria
Vrasje në Shtëpinë Flit, Lucinda Riley
Shtëpia Flit fsheh sekrete më të errëta nga sa mund të kishte imagjinuar ndonjëherë edhe vetë Xhazi...
Banner
Lucinda Riley lindi në Irlandë. Pas karrierës si aktore filmash, teatri dhe televizioni, shkroi librin e parë në moshën njëzetekatërvjeçare. Librat e saj janë përkthyer në më tepër se tridhjetë gjuhë dhe kanë shënuar mbi trembëdhjetë milionë kopje të shitura në mbarë botën. Ajo është autore bestseller e Sunday Times dhe New York Times. Tashmë Lucinda i është përkushtuar shkrimit të serisë Shtatë motrat, e cila rrëfen historinë e motrave të birësuara dhe bazohet në mënyrë alegorike në mitologjinë e yjësisë së famshme. Pesë librat e parë, Shtatë motrat. Historia e Majës, Motra në stuhi, Motra në hije, Motra e perlave dhe Motra e hënës, qëndrojnë në krye të klasifikimeve të librave më të shitur në të gjithë Europën. Të drejtat për një seri televizive bazuar mbi këta libra, janë blerë nga një kompani hollivudiane produksioni.
There are 9 products.
Publisher: Dituria
Shtëpia Flit fsheh sekrete më të errëta nga sa mund të kishte imagjinuar ndonjëherë edhe vetë Xhazi...
Publisher: Dituria
Në harkun e katër brezave, Trëndafili i mesnatës kalon nga pallatet vezulluese të maharaxhave të mëdhenj të Indisë në kështjellat madhështore të Anglisë, duke ndjekur jetën e jashtëzakonshme të një vajze të jashtëzakonshme, Anahita Çavanit, nga viti 1911 deri në ditët e sotme.
Publisher: Dituria
Maja, Alli, Stari, Sisi, Tigi dhe Elektra: secila nga gjashtë motrat D’Aplieze ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm për të zbuluar origjinën e vet, por yjësia e Plejadave nga e cila kanë marrë emrat përbëhet nga 7 yje dhe askush nuk e ka zbuluar ende se kush është dhe ku gjendet motra e shtatë, Meropi.
Publisher: Dituria
Pastaj dikush shfaqet nga e kaluara - Fredi, dashuria e saj e parë, që e braktisi dhe e la zemërthyer pesëdhjetë vite të shkuara. Tashmë, duke luftuar për të përballuar dështimet e herëpashershme në biznes të djalit të saj, Semit, dhe kthimin e beftë të birit më të vogël, Nikut, pas dhjetë vjetësh në Australi, Pozi nuk ka kurajë të besojë në dashurinë e...
Publisher: Dituria
Me rrëfimin përfshirës e hipnotizues dhe me personazhe të paharrueshme e mallëngjyese, seria Shtatë Motrat eksploron se si dashuria mund të kapërcejë edhe kufij në dukje të pamundur...
Publisher: Dituria
Tigi takon Kalin, kujdestarin e pronës, me të cilin ndan shtëpinë dhe që shpejt do të bëhet një mik i dashur; Zarën, bijën adoleshente dhe paksa rebele të Çarlit; dhe Zed Eszunë, një tip playboy dhe ish-i dashuri i njërës prej motrave.
Që kur Stari ka gjetur familjen e vërtetë dhe dashurinë e saj, Sisi ndihet e vetmuar dhe e pafat. Tashmë ka humbur gjithçka: marrëdhënien e veçantë që kishte me të motrën, e madje edhe frymëzimin për tablotë e saj.
Publisher: Dituria
Alli D’Aplieze ka shkuar të marrë pjesë në një nga garat më të rrezikshme në botë të anijeve me vela, kur merr vesh lajmin e vdekjes së papritur të babait të saj birësues.
Publisher: Dituria
E bukur e njëherazi e ndrojtur dhe e vetmuar, Maja është e vetmja nga gjashtë motrat që jeton ende me babain në Atlantis, kështjellën përrallore buzë Liqenit të Gjenevës. Por, teksa gjendet në Londër te një mikeshë, merr papritur një telefonatë nga guvernantja: Pa Salti, i ati, ka vdekur.