• Banner

José Saramago
José Saramago ishte shkrimtar portugez i cili fitoi Çmimin Nobel në Letërsi më 1998.

José Saramago

José Saramago, (16 nëntor 1922, Azinhaga, Portugali— 18 qershor 2010, Lanzarote, ishujt Kanarie, Spanjë), ishte shkrimtar portugez i cili fitoi Çmimin Nobel në Letërsi më 1998.

Fëmijë punëtorësh bujqësie, Saramago u rrit në varfëri të madhe në Lisbonë. Pasi bëri punë të rëndomta për shumë vite, ai filloi punë në një shtëpi botuese dhe u bë gazetar dhe përkthyes. Ai u bashkua me Partinë Komuniste të Portugalisë më 1969 dhe botoi disa vëllime me poezi e punoi si gazetar në një gazetë të Lisbonës gjatë një periudhe tolerance kulturore që pasoi përmbysjen e diktaturës së António Salazarit. Një kundërrevolucion e bëri atë të papunë kështu që kur ishte në të pesëdhjetat, filloi të shkruajë romanet, të cilat i dhanë famë ndërkombëtare. Ai u bë shkrimtari i parë portugez që fitoi Çmimin Nobel në Letërsi.

Active filters

Publisher: Botimet Dudaj

Udhëtimi i elefantit, Jose Saramago

Nga Lisbona në Vjenë, duke kaluar përmes rrafshnaltave të Kastijës, Mesdheut, Xhenovës dhe rrugëve të Alpeve, Salomoni, objekt strategjish absurde, përshkon Europën sipas trilleve mbretërore, grindjeve ushtarake dhe interesave klerikale, duke ngjallur në rrugëtimin e tij entuziazmin e banorëve të mrekulluar.

Price ALL900
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Kaini, Jose Saramago

Duke përmbysur vlerësimin tradicional, Saramagoja na e jep Kainin si një qenie njerëzore as më i mirë dhe as më i keq se të tjerët. Përkundrazi, Zoti është një Zot i lig, i padrejtë dhe smirëzi, që nuk e di çfarë do dhe, mbi të gjitha, nuk i do njerëzit. Është një Zot që nuk pranon, vetëm nga trilli dhe mospërfillja, mblatën e Kainit, duke shkaktuar...

Price ALL900
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Le të ulërijmë, Jose Saramago

Panik zgjedhor: në çastin e hapjes së kutive të votimit vërehet se tetëdhjetë e tre për qind e zgjedhësve kanë hedhur fletë të bardha. Në kryeqytet zotëron kaosi, qeveria bërtet me të madhe se po kurdiset një përbetim dhe shpall gjendjen e jashtëzakonshme, pushteti lëshohet me tërbim në gjuetinë e shtrigave dhe shtypi egërsohet kundër fajtorëve të caktuar.

Price ALL1,000
More
In stock

Reference: SKU000064

Publisher: Botimet Dudaj

Verbëri, Jose Saramago

Në një qytet godet një pandemi e padëgjuar: quhet “verbëria e bardhë” dhe ajo nuk kursen askënd. Ndërsa autoritetet përpiqen të kufizojnë pandeminë duke karantinuar të verbrit, një element kriminal i mban të gjithë në gatishmëri pasi vjedh racionet ushqimore dhe sulmon gratë. Ka një dëshmitare okulare në këtë makth. Ndërsa shkrimtari na ritregon në këtë...

Price ALL1,000
More
In Stock