• Banner

Mircea Eliade
Mircea Eliade (1907-1986) ishte një historian i religjionit nga Rumania, fenomenologjist i religjionit dhe autor romanesh, novelash dhe tregimesh.

Mircea Eliade

Mircea Eliade (1907-1986) ishte një historian i religjionit nga Rumania, fenomenologjist i religjionit dhe autor romanesh, novelash dhe tregimesh. Eliade ka qenë një nga studiuesit më me ndikim të religjionit gjatë shekullit të njëzetë dhe një nga interpretuesit më të njohur të simbolizmit dhe mitit fetar. Ai studioi në Rumani me studime pasuniversitare të kryera mbi filozofinë e Rilindjes italiane dhe filozofëve të ndryshëm nga Marsilio Ficino te Giordano Bruno. Ai studioi në Kalkuta të Indisë në vitet 1928-30, kryesisht nën studiuesin Sanskrit Surendranath Dasgupta dhe kaloi gjashtë muaj duke praktikuar jogën në Rishikesh nën drejtimin e Swami Shivananda (1930–31).

Ai doktoroi në Bukuresht me një studim krahasues në historinë e teknikës së jogës më 1933 dhe pas kësaj u bë profesor në Universitetin e Bukureshtit ku dha leksione në filozofi, religjion, hinduizëm dhe budizëm. Ai u bë figurë letrare me ndikim në Rumani, veçanërisht pas botimit të romanit të tij shumë të sukseshëm Maitreyi (1933; njohur edhe si Netët e Bengalit). Gjatë Luftës së Dytë Botërore Eliade shërbeu si atashe kulturor i Legatës Mbretërore të Rumanisë në Londër (1940) dhe në Lisbonë (1941-1945).

Vonë në vitet 1980, studiuesit filluan ta kritikojnë atë, duke sugjeruar se shkrimet e tij politike dhe angazhimi i tij politik në Rumaninë e viteve 1930 nënkuptonin simpati të tij për fashizmin rumun. Mbrojtësit e tij argumentuan kundër me sugjerimin se disa shkrime të tij nga kjo peroidhë duhet të shihen si shkarje rinore dhe se në përgjithësi, angazhimi i tij pro fashistëve nuk duhet të ulë rëndësinë e kontributit të tij si studiues dhe si shkrimtar.

Ai jetoi në Paris në dekadën e parë pas lufte ku çimentoi reputacionin si historian, morfolog dhe fenomenolog i religjionit. Në vitin 1957 ai u zhvendos në Universitetin  e Çikagos ku punoi si profesor deri sa doli në pension më 1983.

Active filters

Publisher: Dukagjini

Maitreji, Mircea Eliade

Maitreyi është një kronikë e letrarizuar e historisë së dashurisë së Eliades, i cili në atë kohë po vizitonte indinë dhe Maitreyi Devit, nxënëse të poetit madhështor të bengalit Rabindranath Tagore, e cila më vonë u bë edhe vetë shkrimtare.

Price ALL800
More
In stock

Publisher: Pika pa Siperfaqe

E shenjta dhe profania, Mircea Eliade

"E shenjta dhe profania" është ndoshta teksti më i famshëm e një nga më të rëndësishmit e këtij autori. Në të, Eliade analizon dy koncepte kyçe të fesë dhe mënyrën se si ky dualizëm (e shenjtë-profane) paraqitet në kultura e fe të ndryshme të historisë.

Price ALL800
More
In stock

Publisher: Pika pa Siperfaqe

Miti dhe realiteti, Mircea Eliade

Në "Miti dhe realiteti", Eliade merr në studim ato shoqëri në të cilat miti luan ende rolin kryesor në formimin e tiparave kulturore themelore të shoqërisë: marrëdhënien e mitit me botëkuptimin, me konceptimin e historisë, kohës, me përvojën njerëzore në përgjithësi.

Price ALL800
More
In stock