Reference: 2804
Reference: 2804
Reference: SKU001694
Publisher: Vellezerit Tafa
Reference: SKU000001
Publisher: Mitrush Kuteli
Reference: SKU001740
Publisher: UET Press
Reference: SKU000660
Publisher: Onufri
Mario Vargas Llosa, (28 mars 1936), është shkrimtar peruvian i gjuhës spanjolle, angazhimi i të cilit për ndryshime shoqërore është i dukshëm në romanet, dramat dhe esetë e tij. Ai ka qenë kandidat i pasuksesshëm për president të Perusë në vitin 1990. Vargas Llosa fitoi çmimin Nobel në letërsi në vitin 2010 për “kartografinë e strukturave të pushtetit dhe imazhet e mprehta të rezistencës individuale, revoltës dhe disfatës.”
Vargas Llosa mori arsimin fillor në Bolivi, ku i gjyshi shërbente si konsull i Perusë. Ai punoi si gazetar dhe më pas, më 1959 u zhvendos në Paris ku jetoi deri në vitin 1966, si pjesë e një komuniteti shkrimtarësh latinoamerikanë ku bënin pjesë edhe Julio Cortázar nga Agjentina dhe Jorge Edëards nga Kili. Ai më vonë vendosi romanin e tij Travesuras de la niña mala (2006; Vajza e prapë) në Paris. Tema është një reflektim i vlerësimit të fortë të Vargas Llosas për romanin Zonja Bovari të Gustave Flaubert-it.
Romani i parë i Vargas Llosës, La ciudad y los perros (1963; “Qyteti dhe qentë,” u bë film në spanjisht më 1985 dhe u vlerësua gjerësisht. Ai u përkthye në dhjetëra gjuhë. Romani vendoset në shkollën ushtarake Leoncio Prado, ku pati studiuar edhe Llosa dhe përshkruan përpjekjet e një adoleshenti për mbijetesë në një mjedis armiqësor dhe të dhunshëm. Korrupsioni në shkollën ushtarake reflekton të keqen më të gjerë të Perusë. Romani La casa verde (1966; Shtëpia e Gjelbër), i ka ngjarjet të vendosura në xhunglën e Perusë dhe kombinon elementët mitikë, popullorë dhe heroikë të vendit për të mbërthyer realitetin tragjik dhe të fragmentuar të personazheve. Los jefes (1967; Këlyshët dhe rrëfenja të tjera 1973) është një portretizim psikoanalitik i një adoleshenti që është kastruar aksidentalisht. Vargas llosa shkroi edhe një studim kritik mbi letërsinë e Gabriel García Márquez te García Márquez: Historia de un deicidio (1971; “García Márquez: Historia e një vrasësi të mirë”), një studim mbi Gustave Flaubert-in në La orgía perpetua: Flaubert y “Madame Bovary” (1975; Orgjia e përgjithmonshme: Floberi dhe Zonja Bovari), si dhe një studim mbi Jean-Paul Sartre dhe Albert Camus te Entre Sartre y Camus (1981; “Midis Sartrit dhe Kamysë”).
Në vitet 1970 ai u vendos në Barcelonë dhe u kthye në Lima më 1974.
Vargas Llosa u bë shtetas i Spanjës më 1993 dhe mori çmimin Cervantes një vit më vonë. Romanet e tij të mëvona përfshijnë: La fiesta del chivo (2000; Festa e Cjapit), El paraíso en la otra esquina (2003; Rruga drejt parajsës), Travesuras de la niña mala (2006; Vajza e prapë), El sueño del celta (2010; Ëndrra e keltit), El héroe discreto (2013; Heroi i heshtur), Cinco esquinas (2016; Pesë qoshet), dhe Tiempos recios (2019: “Kohë të ashpra”).
There are 8 products.
Publisher: Botimet Dudaj
Publisher: Faber and faber
Publisher: Faber and faber
Publisher: Skanderbeg Books
Publisher: Skanderbeg Books
Reference: SKU001528
Publisher: Skanderbeg Books
Reference: SKU001527
Publisher: Skanderbeg Books
Reference: SKU000061
Publisher: Botimet Dudaj
check_circle
check_circle