• Banner

Procesi, Franz Kafka
  • Procesi, Franz Kafka

Procesi, Franz Kafka

Në apartamentin e Jozef K – së, një nëpunës i rregullt banke, paraqiten dy policë me një urdhër – arresti për një krim të pacaktuar që paska kryer. Jozefi flet për këtë "faj" me zonjën Grubah, qiradhënësen, dhe zonjushën Byrstner, fqinjën. Nuk kalon shumë dhe K – ja thirret në një gjykatë të mbushur plot me njerëz, ku merret në pyetje nga një hetues dhe ku debaton ashpër me gjykatësin.

92,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Procesi
Origjinali: Der Process
Gjinia: Roman
Autori: Franz Kafka
Shqipëroi: Taulant Hatia
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2014
Fq. 264
Pesha: 0.325 kg.
ISBN: 978-9928-00-090-3

Mbi librin

Në apartamentin e Jozef K – së, një nëpunës i rregullt banke, paraqiten dy policë me një urdhër – arresti për një krim të pacaktuar që paska kryer. Jozefi flet për këtë "faj" me zonjën Grubah, qiradhënësen, dhe zonjushën Byrstner, fqinjën. Nuk kalon shumë dhe K – ja thirret në një gjykatë të mbushur plot me njerëz, ku merret në pyetje nga një hetues dhe ku debaton ashpër me gjykatësin.

Më pas, xhaxhai e njeh me avokatin Huld që e siguron se do ta ndihmojë, por avokati i shpjegon se procese të tilla zgjidhen përmes rrugëve jashtë gjykatës, me korrupsione dhe intriga. Jozef K – ja nuk pushon së ndjekuri rrugët ligjore, megjithëse përballja me organizatën e fshehtë dhe të stërmadhe gjyqësore e bën të ndjehet i pafuqishëm.

Ndërkaq, fillon t'i vijë rrotull Leni, shërbyesja apo sekretarja e avokatit Huld. Në këtë fazë, K – ja përfshihet përherë e më tepër në mekanizmin e gjykatës pa e ditur përse, i përkushtohet me zell çështjes, por ky zell përkthehet si fajësi. Rikthehet në gjykatën e zbrazur dhe bisedon me Hildën, gruan e ftuesit të gjyqit.

Pastaj takon vetë ftuesin, i cili e njeh me një grup të akuzuarish që presin pa shpresë. Kjo e rikthen tek Huldi, ku K – ja njeh tregtarin Blok, një klient që i shërben si dëshmi e qartë e moskokëçarjes dhe paaftësisë së avokatit.

I acaruar e i mërzitur, K – ja vendos t'i kërkojë ndihmë piktorit Titoreli, i cili u bën portrete gjykatësve, por ky personazh nuk u jep dot asnjë lloj ndihme ndërsa K – së i duhet t'ia mbathë i përndjekur nga një tufë vajzash. K – së sa vjen e i shtohet ankthi për procesin, i cili i duket si një kërcënim i errët mbi jetën, i duket sikur të gjithë, në rrugë, kafene, në punë, e dinë për procesin dhe në sytë e njerëzve lexon ironi e dënim.

Një ditë e dërgojnë nga puna me një detyrë në katedrale ku prifti, kapelani i burgut, i tregon alegorinë e njeriut që kërkon të pranohet në portën e Ligjit. Atë çast, K – ja kupton se nuk i ikën dot procesit, që një fuqi e padukshme ka vendosur për fatin e tij dhe që e pret dënimi e vdekja.

Ditën kur mbushi tridhjetë e një vjeç, vijnë ta takojnë dy zotërinj të veshur me të zeza që e çojnë në rrethinat e qytetit dhe i japin një thikë që të presë fytin. Pasi nuk pranon, e vrasin vetë "si qen".

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928000903
ean13
9789928000903
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000441

Botuesi: Koha Ditore

Procesi, Franc Kafka

Është ky një rrëfim emblematik i shekullit që ka krijuar totalitarizma monstruoze. "Ata" vijnë ta marrin njeriun e shpërfytyruar, i cili e ka humbur gjithë fuqinë e kryengritjes, e cila është edhe vetë jeta, dhe e marrin me vete. Nuk janë me rëndësi faji, drejtësia: me rëndësi është vetëm procesi.

Çmimi 80,50 SEK
Ne gjendje

Referenca: SKU001746

Botuesi: Te tjere

Franz Kafka, Vepra e plotë në prozën e shkurtër

Pas botimesh të shpërndara aty - këtu, përkthimesh shpesh nga gjuhë të treta, vepra e Franz Kafkës në prozën e shkurtër, ku përfshihen të gjitha tregimet, skicat, novelat e tij, të përfunduara ose jo, vijnë për herë të parë të plota në gjuhën shqipe sipas rendit kronologjik të krijimit të tyre.

Çmimi 172,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2399

Botuesi: Te tjere

Procesi, Franc Kafka

Në analizën e romanit "Procesi", vihet re një e vërtetë tronditëse e realitetit me njeriun e thjeshtë brenda dhe sistemet që ndryshojnë dhe e shikojnë ketë të fundit si një pengesë apo një të mirë për to. Kafka parapëlqen një të vërtetë të skajshme ku sheqerosjet artistike nuk janë me vlerë në veprën e tij.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2498

Botuesi: Te tjere

Tregime te zgjedhura, Franc Kafka

Shumica e shkrimeve të tij mbetën të pambaruara dhe u botuan pas vdekjes së tij. Megjithëse dëshira e tij ishte që ato të asgjësoheshin, janë bërë ikona në letërsinë e Perëndimit. Pjesa e tij më e njohur përfshin një tregim të shkurtër "Metamorfoza" dhe romani i tij i pambaruar "Procesi" dhe "Kështjella".

Çmimi 51,75 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Kështjella, Franc Kafka

Në botimin e vitit 1951, Maks Brodi dëshmon se sipas fjalëve të Kafkës romani do të përfundonte me vdekjen e K – së në kohën që i vjen lajmi nga Kështjella se ishte miratuar për të leja e qëndrimit.

Çmimi 138,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Amerika ose I zhdukuri, Franz Kafka

Kafka dëshironte ta quante të parin në radhën e romaneve të veta "I zhdukuri" (fjalë pa "K" në gjermanisht); Maks Brodi, botuesi i tij, e quajti këtë roman "Amerika", duke i kthyer veprës "K-në" gjermane, "K-në" e Evropës Qendrore, "K-në" e Jozef K, "K-në në vetvete si "K", me tërë tingëllimën e saj aq të dashur për Kafkën.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës, Miguel de Cervantes Saavedra

Shumë pak mund të ketë ngelur pa thënë për Don Kishotin. Në këtë kulm të letërsisë universale, në romanin e parë modern, Servantesi trilloi historinë e një sojliu fshatar, i cili marroset prej leximit të tepërt të romaneve kalorësiake dhe, si kalorës i mirëfilltë endacak, merr udhët me qëllimin e mirë për t’u ardhur në ndihmë nevojtarëve.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Adolfi, Benjamin Constant

Zotëri, do të duhej ta botonit këtë histori. Tani ajo s'mund të lëndojë askënd, dhe për mendimin tim, do ta kishte një dobi. Fatkeqësia e Elenorës tregon se edhe ndjenja më e zjarrtë s'mund të luftojë kundër këtij rendi gjërash.

Çmimi 63,25 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Asgjë të re nga fronti i perëndimit, Erih Maria Remark

Kantoreku është profesor i Bojmerit, Kropit, Mylerit dhe Lerit, 18-vjeçarë gjermanë kur oshtimat e predhave të luftës së madhe gjëmojnë nga njëra anë e Europës në tjetrën. Një burrec i rreptë i veshur në gri, me një fytyrë prej miu, kërkon të jetë udhëzues i të rinjve në botën e punës, të kulturës dhe të progresit.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2722

Botuesi: Fan Noli

Kohë të vështira, Charles Dickens

Ndodhia e trishtë e Luiza Gredgraundit dhe e të atit është një nga rrëfimet më të bukura të treguara ndonjëherë nga Dikensi. Tomas Gredgraundi, si shumë prej bashkëkohësve të tij, ka kryer gabimin trashanik ngaqë Filozofinë e të Dhënave e ka ngritur në shkallën e faktit, teori që duhet të drejtojë jetën patjetër.

Çmimi 161,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001986

Botuesi: Pegi

Tesi i Derbervilëve, Thomas Hardy

Shkrimtari i shquar anglez u lind më 2 qershor 1840 në Higher Bockhampton. Në vitin 1862 u vendos në Londër, ku kreu studimet për arkitekturë. Aty nis të studiojë dhe merret me letërsi. Kjo qe për Hardin ëndrra më e madhërishme e jetës.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000793

Botuesi: Onufri

Hamleti, Uiliam Shekspir

Fokusi i Shekspirit në këtë konflikt ishte një shmangie revolucionare nga tragjeditë bashkëkohore mbi hakmarrjen, të cilat ishin të prira t'i dramatizonin grafikisht në skenë aktet e dhunshme dhe në të theksohet më shumë dilema e heroit sesa veprimet e përgjakshme.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

I huaji, Albert Camus

Nga thellësitë e së ardhmes gjatë kësaj jete absurde që kisha bërë, një frymë e pakuptueshme ngjitej drejt meje duke kapërcyer vitet e pajetuara dhe kjo frymë rrafshonte në udhë e sipër gjithçka më shtrohej përpara në ato vite po aq të zbrazëta që po jetoja.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Një shtëpi kukulle, Henrik Ibsen

Henrik Ibseni lindi më 20 mars 1828 në Skien, Norvegji. Në vitin 1862, u internua në Itali, ku shkroi tragjedinë "Brand". Në 1869, Ibseni u zhvendos në Gjermani, ku shkroi një nga veprat e tij më të famshme "Një shtëpi kukulle".

Çmimi 57,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Univers

Frankenshtajni, Mary Shelley

Një nga librat më të fortë të historisë së letërsisë, Frankenshtein është bërë simbol i shkencës së shkuar keq dhe një shprehje figurative me një përdorim jashtëzakonisht të larmishëm.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)