• Banner

Procesi, Franc Kafka

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 691 Lekë Deri në 2 073 Lekë

Është ky një rrëfim emblematik i shekullit që ka krijuar totalitarizma monstruoze. "Ata" vijnë ta marrin njeriun e shpërfytyruar, i cili e ka humbur gjithë fuqinë e kryengritjes, e cila është edhe vetë jeta, dhe e marrin me vete. Nuk janë me rëndësi faji, drejtësia: me rëndësi është vetëm procesi.

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Procesi (kopertinë e trashë)
Origjinali: Der Prozess
Gjinia: Roman
Autori: Franc Kafka
Shqipëroi: Gjergj Vlashi
Shtëpia botuese: Koha Ditore
Viti: 2005
Fq. 192
Pesha: 0.275 kg
ISBN: 84-9789-987-3

Mbi librin

Është ky një rrëfim emblematik i shekullit që ka krijuar totalitarizma monstruoze. "Ata" vijnë ta marrin njeriun e shpërfytyruar, i cili e ka humbur gjithë fuqinë e kryengritjes, e cila është edhe vetë jeta, dhe e marrin me vete. Nuk janë me rëndësi faji, drejtësia: me rëndësi është vetëm procesi.

Duke krijuar rrëfimin për Jozef K., Kafka duket se ka shkruar njërën nga diagnozat më të rënda të shoqërisë moderne, një koncept totalitar që gëlltit individin si të tillë, ia anulon atij autenticitetin ekzistencialist. Nuk ka dyshim se vizioni i pakëndshëm i Kafkës edhe sot e ka peshën e vet funksionale dhe rëndësinë e vërejtjes.

Fragment nga libri

Me gjasë, dikush kishte shpifur kundër Jozef K., sepse një mëngjes atë e arrestuan, megjithëse s'kishte bërë gjë. Gjellëbërësja e zonjës Grubah, pronarja e shtëpisë, e cila për çdo ditë ia çonte sillën në dhomë, atë mëngjes nuk u duk. Dhe kjo ndodhte për herë të parë.

K. priti një grimëherë i mbështetur te nënkresa dhe këqyri plakën që banonte përballë. Ajo po e vështronte me kërshëri të madhe; i habitur e njëherësh edhe i uritur, ai i ra ziles. Atë hop trokëllitën e në dhomë hyri një burrë, të cilin s'e kishte parë ndonjëherë.

Ishte shtatlartë, hijerëndë, i veshur me një kostum të zi, ngjante sikur gatitej të ndërmerrte ndonjë udhëtim; binin në sy tegela, stringla, xhepa e një rrip, që e bënte kostumin të dukej shumë praktik, megjithëse nuk merrej vesh përse hynin në punë gjithë ato gjëra.
-Kush jeni ju? – e pyeti K. dhe u çua ndenjur mbi shtrat.

Mbi autorin

Franc Kafka (1883 – 1924), një hebre nga Praga, është njëri nga krijuesit e prozës moderne dhe interpretuesit më pesimistë të fatit të njeriut. Ai është rritur me të atin autoritar dhe pjesën më të madhe të jetës është marrë me punë të mërzitshme administrative. Me një personalitet të thyeshëm psikologjik, në shkrime ai gjen një lloj azili.

Përveç "Procesit", ai është autori i librave: "Kurthi", "Amerika" dhe i një numri të madh novelash, prej të cilave "Metamorfoza", rrëfim për fatin e nëpunësit Gregor Samsa bën pjesë ndër historitë më të rëndësishme të shekullit XX.

Megjithatë, pak para vdekjes, i sëmurë dhe i dëshpëruar, ai kërkonte nga miku i tij, Maks Brodi, po ashtu shkrimtar, që t'i djegë të gjitha dorëshkrimet e tij. Për fat të letërsisë botërore, miku nuk e dëgjoi.

 

Detajet e librit
Koha Ditore
SKU000441
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001746

Botuesi: Te tjere

Franz Kafka, Vepra e plotë në prozën e shkurtër

Pas botimesh të shpërndara aty - këtu, përkthimesh shpesh nga gjuhë të treta, vepra e Franz Kafkës në prozën e shkurtër, ku përfshihen të gjitha tregimet, skicat, novelat e tij, të përfunduara ose jo, vijnë për herë të parë të plota në gjuhën shqipe sipas rendit kronologjik të krijimit të tyre.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2498

Botuesi: Te tjere

Tregime te zgjedhura, Franc Kafka

Shumica e shkrimeve të tij mbetën të pambaruara dhe u botuan pas vdekjes së tij. Megjithëse dëshira e tij ishte që ato të asgjësoheshin, janë bërë ikona në letërsinë e Perëndimit. Pjesa e tij më e njohur përfshin një tregim të shkurtër "Metamorfoza" dhe romani i tij i pambaruar "Procesi" dhe "Kështjella".

Çmimi 450 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Cabej

Shënime nga bodrumi, Fjodor Dostojevski

Shënime nga bodrumi u botua për herë të parë në 1864 në stinën më të errët të karrierës së Dostojevskit. Ndër të parat romane të autorit, është si doracak i krejt filozofisë së tij dhe njëherësh vepra që u priu romaneve të mëdha të mëvonshme, si Idioti, Krim e ndëshkim e Vëllezërit Karamazov.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2620

Botuesi: UEGEN

Adoleshenti, Fjodor Mihajllovic Dostojevski

Unë mendoj kështu: kur qesh një njeri, nuk shihet dot me sy! Se të qeshurit ia bën më të theksuar vulgaritetin njeriut, i theksohet diçka poshtëruese, ndonëse vetë personi as që dyshon ndonjëherë për këtë. Se as këtë s'e dimë: çfarë shpreh fytyra jonë kur flemë?

Çmimi 1 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000845

Botuesi: Onufri

Vilhelm Teli, Fridrih Shiler

Drama "Vilhelm Teli" është klasike nga uniteti i veprimit, që e përshkon tejpërtej. Zviceranët, në luftë kundër Austrisë, përbetimi i famshëm në Rytli, nishani i Telit dhe fitorja e Morgatës, përfundimtarja, këto janë pikat kryesore. Klasike, përveç gjuhës, e bën edhe imitimi i amfiteatrit grek, në të cilin kori zëvendësohet këtu me popullin përjashta, në...

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

I huaji, Albert Camus

Nga thellësitë e së ardhmes gjatë kësaj jete absurde që kisha bërë, një frymë e pakuptueshme ngjitej drejt meje duke kapërcyer vitet e pajetuara dhe kjo frymë rrafshonte në udhë e sipër gjithçka më shtrohej përpara në ato vite po aq të zbrazëta që po jetoja.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Mobi Dik, Herman Melville

Përveç këtyre vlerësimeve më të dukshme, të cilat prekin Mobi Dikun, që nuk ka si të zgjojnë veç rastësisht në shpirtin e çdo njeriu ndjesinë e alarmit, kishte edhe një mendim tjetër, ose më mirë të themi një tmerr të turbullt e të paemër që lidhej me të, i cili nganjëherë, për shkak të fuqisë që mbart, mbizotëronte krejtësisht gjithçka tjetër; edhe...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Njëmijë e një net, vëllimi i katërt, përralla arabe

Ky vëllim përmban përrallat: Historia e princit Zein Alasnam dhe e mbretit të xhindëve, Historia e Kodadadit dhe e vëllezërve të tij, Historia e princeshës së Deriabarit, Aventurat e kalifit Harun – Al – Rashid, Historia e të verbtit Baba Abdulla, Historia e Sidi Numanit, Historia e Ago Hasan Alhabalit, Historia e dashurisë së Kamaralzamanit, princit të...

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Krenari dhe paragjykim, Xhejn Osten

Krenari dhe paragjykim vërteton largpamësinë e Xhejn Osten, e cila vëren që ligjet e tregut të lirë do t’ia ndryshojnë një herë e përgjithmonë faqen shoqërisë. Nëse dikur jeta e individit ishte e programuar që në lindje, në varësi të shtresës, familjes, titujve apo seksit, shoqëria e tregut të lirë do të ofrojë mundësi të reja të panumërta. 

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000886

Botuesi: Zenit Editions

1984, George Orwell

Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001939

Botuesi: Argeta LMG

Mbi uje, Gi de Mopasan

Titulli: Mbi ujëOrigjinali: Sur l'eduGjinia: NovelëAutori: Gi dë MopasanShqipëroi: Leonard MeroShtëpia botuese: Argeta – LMGViti: 2010Fq. 104Pesha: 0.11 kgISBN: 978-99956-17-64-6  

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)