• Banner

  • Ka mbaruar
Procesi, Franc Kafka
  • Procesi, Franc Kafka

Procesi, Franc Kafka

Në analizën e romanit "Procesi", vihet re një e vërtetë tronditëse e realitetit me njeriun e thjeshtë brenda dhe sistemet që ndryshojnë dhe e shikojnë ketë të fundit si një pengesë apo një të mirë për to. Kafka parapëlqen një të vërtetë të skajshme ku sheqerosjet artistike nuk janë me vlerë në veprën e tij.

500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Procesi
Gjinia: Roman
Autori: Franc Kafka
Shqipëroi: Gjergj Vlashi
Shtëpia botuese: Globus R.
Viti: 2010
Fq. 216
Pesha: 0.24 kg
ISBN: 978-99956-30-79-9

Mbi romanin

Në analizën e romanit "Procesi", vihet re një e vërtetë tronditëse e realitetit me njeriun e thjeshtë brenda dhe sistemet që ndryshojnë dhe e shikojnë ketë të fundit si një pengesë apo një të mirë për to. Kafka parapëlqen një të vërtetë të skajshme ku sheqerosjet artistike nuk janë me vlerë në veprën e tij. Personazhi përgjithësisht është njeriu i rendomtë, jo heroi që bën diferencën.

Kafka injoron pa e marrë fare parasysh esencën romantike të letërsisë dhe hidhet i tëri në kërkim të shpëtimit universal të cilin e shpreh: "Vetëm kur shkrimtari rastësinë mund ta kthejë në ligj dhe ta bëj njeriun të pavdekshëm vetëm atëherë ai ka një rol në art dhe vetëm atëherë roli i tij është profetik". Kafka nuk qëndron te ekzagjerimi dhe optimizmi emotiv, ai është ulur këmbëkryq dhe na shikon të gjithëve.

Në personazhin e romanit "Procesi", zotit K. sistemi gjigant i pushtetit i bën grafikun e jetës pa e shpjeguar se për se e trajton ashtu deri në vendimin për ta vrarë pa i dhënë shpjegim. Nga ana tjetër kjo mund të analizohet dhe në të kundërt; vetë zoti K. nuk ka aftësinë për të kuptuar sistemin megjithëse përpiqet që të kuptojë diçka, përsëri është i mbytur në paqartësi.

Në secilin kah rezultati i kësaj marrëdhënie është një absurditet fatal ku qenia, ambienti, logjika, hapësira, ekzistenca në vetvete është tejet e pakuptueshme dhe pa mundësi për të pasur një debat ndërmjet tyre, gjithashtu e tmerrshme në efektin e saj. Zoti K. mund të shikohet në disa drejtime të tjera. Ai nuk është vetëm njeri por edhe ligjësi skolastike e cila në një periudhë të caktuar humbet ekzistencën e saj pasi një ligj tjetër e nxjerr atë të pavlerë. Kjo është një e vërtetë jo e dëmshme në dukje por si do të justifikohen gjithfarë energjish dhe përpjekjesh njerëzore që qenë frymëzuar nga ajo që tashmë është e pavlerë dhe për t'u fshirë.

Një kuptim tjetër i përfolur për romanin "Procesi" është edhe pyetja teologjike që ai përmban. Përgjithësisht dogma fetare është një përhapje e arsyes se jeta është një përpjekje për të merituar një perfeksion pas vdekjes. Feja përmban shumë rregulla që duhen ndjekur dhe pasojat që vijnë nga mosndjekja e tyre, por Kafka i bërtet këtyre arsyeve me faktin se jo të gjithë i njohin dhe i kuptojnë këto ligje. Pse do të duhet të kenë të njëjtin fat si mos - zbatuesit vullnetar e të vuajnë dënimin kapital.

Kafka kërkon shtojcën "biblike" që duhet të përmbajë logjikën për fatin e këtij grupi. Ka dhe shume tematika të tjera më sekondare nga ato që u përmendën më sipër. Zoti K. në disa rrethana që i krijohen kryen marrëdhënie intime me një vajzë pa modalitet klasik të njohjes, bisedës ose ndjesisë emocionale për të kaluar në marrëdhënie seksuale.

J. P. Sarter citon në një paragraf se: "Shpirti ka më shumë të drejtë se arsyeja" pasi kjo e fundit është e asgjësueshme nga vetë ajo kurse shpirti është një formë e qenësishme apriori. Por veprimi i zotit K. mund të shihet dhe si një protestë e Kafkës me dy elementë. I pari sistemi (qoftë teologjik, politik, tradicional, etj.) që vepron në mënyrë injoruese ndaj individit dhe ky i fundit i përgjigjet atij me të njëjtën monedhë duke krijuar kështu plotësimin instiktiv ndaj dëshirave rastësore.

Në këtë logjikë Kafka është disi në atmosferën e Niçes por me ndryshimin se nuk e ka qëllim në vetvete, por një përgjigje e natyrshme dhe e rrjedhur nga kushtet. Kjo vepër dhe po ashtu vepra në tërësi e Kafkës me të drejtë është një ortek që sa më shumë thellohesh aq më i madh bëhet deri sa orteku është vetë globi që banojmë.

Letërsia e Kafkës është një ambient i ankthshëm; është një situatë e një zgjimi e njëkohësisht i një fataliteti. Kafka nuk është dekadent, ai bën një portret të gjërave por nuk mundohet të rrënojë, të mohojë apo të zgjedhë mjete për të asgjësuar, ai thjesht paraqet ftohtësisht acarin e absurditetit.

 

Detajet e librit
Te tjere
2399
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001746

Botuesi: Te tjere

Franz Kafka, Vepra e plotë në prozën e shkurtër

Pas botimesh të shpërndara aty - këtu, përkthimesh shpesh nga gjuhë të treta, vepra e Franz Kafkës në prozën e shkurtër, ku përfshihen të gjitha tregimet, skicat, novelat e tij, të përfunduara ose jo, vijnë për herë të parë të plota në gjuhën shqipe sipas rendit kronologjik të krijimit të tyre.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2498

Botuesi: Te tjere

Tregime te zgjedhura, Franc Kafka

Shumica e shkrimeve të tij mbetën të pambaruara dhe u botuan pas vdekjes së tij. Megjithëse dëshira e tij ishte që ato të asgjësoheshin, janë bërë ikona në letërsinë e Perëndimit. Pjesa e tij më e njohur përfshin një tregim të shkurtër "Metamorfoza" dhe romani i tij i pambaruar "Procesi" dhe "Kështjella".

Çmimi 450 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2597

Botuesi: OMBRA GVG

Majkelli, vellai i Xherrit, Xhek London

Nuk është kollaj t'i bindësh njerëzit të mblidhen dhe akoma më e vështirë t'i bësh ata të lëvizin në protesta të organizuara kundër kushteve të padurueshme të jetës, aq më tepër për kafshët, të cilat me aq "dashuri" i kanë skllavëruar.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000185

Botuesi: Ideart

Lot të padukshëm, Anton Cehov

Këto tregime që botohen sot për herë të parë, i përkasin periudhës së hershme të krijimtarisë së Çehovit, kohë kur ai shkroi mjaft "fiction"-s, skica dhe pjesë teatrale. Në këto 24 tregime të shkurtra janë të gjitha farëzat e egra dhe të kultivuara të asaj krijimtarie që më pas do të çmohej si nga më tronditëset dhe më virtuozet në prozën e shkurtër...

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2831

Botuesi: Zambaku

Eter dhe bij, Ivan Turgenjev

Në kryeveprën "Etër dhe bij", Turgenjevi me një stil të jashtëzakonshëm na paraqet konfliktin midis brezave në Rusinë e shek. XIX. Në libër do të lexoni vitet e ndryshimit të përplasjeve shoqërore, konfliktet midis fisnikëve dhe shtresave të varfra, mes të rinjve dhe të moshuarve si dhe do të njiheni me krizat dhe dashuritë e n

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Ferma e kafshëve, George Orwell

Kur kafshët e shtypura të Fermës me saraje përmbysin pronarin e tyre, z. Xhounz, dhe e marrin vetë fermën në dorë, ato përfytyrojnë se kjo përbën fillimin e një jete me liri dhe barazi. Por, teksa elita dinake dhe e pashpirt që ndodhet në gjirin e tyre nis të marrë kontrollin, kafshët e tjera gjejnë veten të zënë në grackë.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Shtëpia e maces me top, Honore De Balzak

Nga mesi i rrugës Sent – Deni, deri në vetë bërrylin e rrugës Pëti – Lion, qëndronte deri vonë një nga ato shtëpitë të cilat historianëve u ofrojnë aso mundësie sa në bazë të një analogjie fare të lehtë mund të rikonstruktojnë Parisin e vjetër.

Çmimi 550 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Gjeniu, Në luftë me jetën, vol.2, Teodor Drajzer

Kështu ndodhte puna edhe me Anxhelan dhe Juxhinin.Ata po jetonin prapë së bashku, po u afroheshin pak nga pak të gjithë miqve të tyre të vjetër dhe, në pamjen e jashtme, dukeshin aq të lumtur, sikur anija e lumturisë së tyre bashkëshortore të mos kish kaluar asnjë shtërngatë...

Çmimi 1 190 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Shtëpia misterioze, Honore de Balzac

Kjo shtëpi e zbrazët dhe e shkretë është një kashë e lashtë që s'e ka zgjidhur asnjeri. Më përpara kishte qenë një çiflig i vogël dhe emrin e kishte La Grande Bretèche. Për sa kohë m'u desh të qëndroja në Vandom, ku më kishte lënë Despleni të shëroja një pasanik të sëmurë, pamja e kësaj banese të çuditshme më ngjallte kureshti dhe kënaqësi të patreguar.

Çmimi 300 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2655

Botuesi: Onufri

Komedia e keqkuptimeve, Uiliam Shekspir

"Komedia e keqkuptimeve" është një nga pjesët më të hershme të Shekspirit. Ajo është edhe komedia më e shkurtër dhe një nga më komiket, ku humori krijohet pothuajse krejt, përveç lojërave të fjalëve, nga identitetet e gabuara dhe qesharake.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Ideart

Njerëz dhe minj, John Steinbeck

Me këtë parabolë përkushtimi, vetmie, shprese dhe humbjeje, John Stainbeck krijoi portretet e fuqishme të dy burrave që rropaten të kuptojnë vendin e tyre unik në botë. Duke u mbërthyer te njëri-tjetri, në vetminë, mbylljen në guackë dhe armiqësinë ndaj ambientit rrethues, Xhorxhi dhe shoku i tij mendjelehtë, Leni, ëndërrojnë siç bëjnë bredharakët, për...

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)