• Banner

Si erdhi realizmi socialist në Shqipëri, Ilir Yzeri

Elitat komuniste, në vitet e para të sjelljes në pushtet të diktaturës së proletariatit, i kushtuan një vëmendje të posaçme edhe vlerësimit të traditës, duke ndërtuar një hierarki të re kulturore e artistike. 

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Si erdhi realizmi socialist në Shqipëri

Gjinia: Studime letrare

Autori: Ilir Yzeri

Shtëpia botuese: Çabej

Viti: 2020

Fq. 232

Pesha: 0.275 kg

ISBN: 978-99956-35-52-7

Mbi librin

Realizmi socialist instaloi një mënyrë totale të menduari, jo vetëm një metodë letrare e artistike. Duke treguar si erdhi në Shqipëri, që me botimet e revistave letrare në vitet 1947-1951, autori rindërton kronologjikisht historinë e teksteve të para që përgatitën dhe ndërtuan metodën e realizmit socialist, si forma zyrtare e të menduarit dhe e interpretimit të letërsisë, artit, kulturës dhe gjithçkaje tjetër që lidhet me jetën shpirtërore.

Elitat komuniste, në vitet e para të sjelljes në pushtet të diktaturës së proletariatit, i kushtuan një vëmendje të posaçme edhe vlerësimit të traditës, duke ndërtuar një hierarki të re kulturore e artistike. Tekstet e veprat që analizohen në këtë vëllim, janë zgjedhur prej autorit si model për të treguar se çfarë hullie ndoqi letërsia shqiptare në periudhën e parë të instalimit të realizmit socialist në Shqipëri.

Detajet e librit
Cabej
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000355

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Historia e shtetit shqiptar 1912 - 2005, Kastriot Dervishi

Në morinë e botimeve për historinë moderne të Shqipërisë, ky botim synon të japë një model të ri, duke u përpjekur të sjelë në nivele të duhura atë që ka të bëjë me kujtesën kombëtare si dhe me nxjerrjen e së vërtetës, pavarsisht nga rrethanat e zhvillimeve politike dhe nga pesha që ka marrë zhvillimi i ngjarjeve.

Çmimi 10 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Ndërtimi i shtetit, Francis Fukuyama

Katër vjet pas ndërhyrjes në Afganistan, Shtetet e Bashkuara kanë nxjerrë disa mësime të dhimbshme për ndërtimin e shtetit si në Afganistan, ashtu edhe në Irak. Qasja e SHBA – së për dy vendet përfaqësonte modele të ndryshme zotërimi: Afganistani që përfaqëson një qasje të vijës së lehtë, ndërsa Iraku në një vijë shumë të ashpër.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Artini

Fiset Shqiptare, Robert Elsie

Në të janë përfshirë edhe pasazhet dhe fragmente nga vepra e udhëpërshkruesve të mirënjohur të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzet, si, bie fjala, të Edith Durhamit, Baron Franc Nopçës, Johan Georg von Hanit dhe Karl Shtajnmecit, të cilët udhëtuan nëpër rajonet e fiseve, si dhe biografitë e shkurtra të figurave të shquara e të...

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000554

Botuesi: OMSCA-1

Mehdi Frasheri, Kujtime 1913-1933

Mehdi Bej Frashëri ka qenë gjithashtu një protagonist i politikës së viteve '30. Ai ka qenë kryeministër nën Mbretin Zog dhe një njeri jashtëzakonisht i kulturuar. Kujtimet e tij janë një çelës i vlefshëm për të vlerësuar kohën në të cilën ai jetoi, si dhe figurën e Mbretit Zog.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000709

Botuesi: Tirana Times

Anarkia qe po troket, Robert D. Kaplan

Demokracitë e reja e të paqëndrueshme në Europën Lindore, lufta e egër fisnore në Afrikë, luftërat civile dhe dhuna etnike në Lindjen e Afërt, përhapja e sëmundjeve dhe kriza e urisë në mbarë botën, për të mos përmendur hendekun e madh që është krijuar nga shtetet e pasura.

Çmimi 890 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000381

Botuesi: Albin

Ankthi pa fund i lirise, Shenimet e interrnimit, Todi Lubonja

Kam dëshirë të pohoj se pikat e shumta të internimit që ka patur Shqipëria, kanë qenë komponentë të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës në sistemin e burgjeve dhe kampeve të të burgosurve. Këto i kujtojmë jo që të ushqejmë ndjenjën barbare të hakmarrjes por që njerëzit të mësojnë edhe nga kjo eksperiencë e egër jetëso

Çmimi 490 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)