• Banner

Anarkia qe po troket, Robert D. Kaplan

Demokracitë e reja e të paqëndrueshme në Europën Lindore, lufta e egër fisnore në Afrikë, luftërat civile dhe dhuna etnike në Lindjen e Afërt, përhapja e sëmundjeve dhe kriza e urisë në mbarë botën, për të mos përmendur hendekun e madh që është krijuar nga shtetet e pasura.

890 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Anarkia që po troket, shkërmoqja e ëndrrave pas Luftës së Ftohtë
Origjinali: The coming anarchy, shattering the dreams of the post Cold War
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Robert D. Kaplan
Shqipëroi: Alba Çela, Virgjil Muçi
Shtëpia botuese: Tirana Times
Viti: 2008
Fq. 222
Pesha: 0.245 kg.
ISBN: 978-99943-742-6-7

Mbi librin

Robert Kaplan, autori i librit më të shitur "Fantazmat e Ballkanit" ofron një analizë të përpiktë, me vizion të gjerë mbi botën e së ardhmes, në një libër të frymëzuar, që t'i hap sytë, por edhe provokues, i cili me të drejtë ka zënë kreun në bibliotekën e autorëve të politikës botërore.

"Ndryshimi i hartës botërore sapo ka filluar. Shpërbërja e perandorisë sovjetike dhe përfundimi i konfliktit të armatosur arabo-izraelit janë thjesht prologu i ndryshimeve vërtet të mëdha, që priten të ndodhin",-thotë Kaplan, i cili parashikon tmerre të shumta menjëherë pas Luftës së Ftohtë.

Demokracitë e reja e të paqëndrueshme në Europën Lindore, lufta e egër fisnore në Afrikë, luftërat civile dhe dhuna etnike në Lindjen e Afërt, përhapja e sëmundjeve dhe kriza e urisë në mbarë botën, për të mos përmendur hendekun e madh që është krijuar nga shtetet e pasura, të cilat korrin të mirat e teknologjisë në dukje të pakufishme, ndërkohë që pjesa tjetër e botës zhytet në kaos, janë ndër çështjet më të rëndësishme që ai identifikon për skicimin e së ardhmes së gjeopolitikës.

Ngjarjet e mëparshme historike në librin e Gibonit "Kriza dhe Rënia", si dhe dëshmitë e burrave të shtetit si Henri Kisingeri, kanë kontribuar në këtë analizë profetike të realitetit të ri global.

Koment nga New York Times

Ambicioz dhe eklektik... Kaplan shkrin në një të vetme letërsinë dhe analizën, rrëfimin dhe filozofinë, vëzhgimin dhe historinë, në një mënyrë që pak shkrimtarë guxojnë ta bëjnë në ditët e sotme...Ai është një nga shkrimtarët amerikanë më aktivë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare bashkëkohore.

Detajet e librit
Tirana Times
SKU000709
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2107

Botuesi: Tirana Times

Te dalesh nga rrugica e maces, Manuel Montobbio

Montobbio shkon përtej përpjekjes për të kuptuar duke përcaktuar njëkohësisht edhe disa pika orientimi, duke shtjelluar elementet e një projekti të përbashkët bashkëjetese. Sot bëhet fjalë që të ndërtohet një vizion i përbashkët mbi zhvillimin e qëndrueshëm, paqen dhe demokracinë si ide – forca për qeverisje globale.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Sundimi i ligjit, Tom Bingham

Sundimi i ligjit është një term shumë i përdorur, pak i shqyrtuar. Ideja e sundimit të ligjit si themel i shteteve dhe qytetërimeve moderne, së fundmi është bërë edhe më magjike se sa ajo e demokracisë. Por nga se përbëhet ajo?

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Historia e origjinës, David Christian

Sot ne njerëzit jemi në gjendje ta rrëfejmë historinë e karvanit më mirë se kurrë më parë. Mund të përshkruajmë me saktësi të admirueshme jo vetëm çfarë regëtin atje përtej, miliarda vjet dritë larg Tokës, por edhe çfarë ka qenë miliarda vjet më parë. 

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)