Titulli: Dhuna, gjashtë përsihatje të tërthorta
Origjinali: Violence: Six Sideways Reflections
Gjinia: Filozofi
Autori: Slavoj Žižek
Shqipëroi: Arbër Zaimi
Shtëpia botuese: Pika pa Sipërfaqe
Viti: 2022
Fq. 247
Pesha: 0.26 kg
ISBN: 978-9928185938
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
Në këtë libër, Žižek analizon fenomenin e dhunës në të gjitha format që kjo merr në shoqëritë tona. Autori orvatet t’i kategorizojë këto forma (dhunë subjektive, objektive dhe sistemike) dhe, duke iu qasur këtyre nëpërmjet filozofisë, artit, studimit të rasteve historike, ai kërkon të nxjerrë në dritë ato zona të errëta, shpeshherë të fshehura, të ushtrimit të dhunës.
Janë “të tërthorta”, këto përsiatje, sepse një nga përfundimet më të rëndësishme të Žižek-ut për dhunën, veçanërisht dhunën sistemike, është se dhuna është një fenomen tejet kompleks dhe i shtresëzuar, aq sa subjektet e zhytura në këtë marrëdhënie, qofshin dhunues apo të dhunuar, e kanë të pamundur ta shquajnë apo ta mënjanojnë atë. Për këtë e për arsye të tjera, implikimet e këtyre përsiatjeve shtrihen thellë dhe gjerësisht mbi gjithë historinë e konflikteve bashkëkohore, sikurse në marrëdhëniet e përditshme të gjithsecilit prej nesh.
Slavoj Žižek lindi më 1949 në Lubjanë. Ai është ndër filozofët më të shquar dhe ndër intelektualët më të rëndësishëm bashkëkohorë. Në krijimtarinë e tij voluminoze, Žižek ka shkruar për tema të filozofisë, historisë, kulturës, artit, duke mbetur përherë një mendimtar origjinal dhe provokues. Ky është libri i tij i dytë i botuar nga “Pika pa sipërfaqe”.