
Estetika e muzikës, Carl Dahlhaus
Në këtë libër, Dahlhaus ofron njëkohësisht një histori të muzikës perëndimore që nga shekulli XVIII e këtej, si dhe një paraqitje tematike të estetikës së muzikës.
Banner
Gazetaria investiguese ka ndihmuar në rrëzimin e qeverive, burgosjen e politikanëve, nxitjen e legjislacionit, zbulimin e gabimeve të gjyqësorit dhe turpërimin e korporatave. Madje edhe sot, kur një pjesë e madhe e medias bashkëpunon fshehurazi me pushtetin dhe kur ligësia dhe sensacioni janë elementë bazë të medias dikur të virtytshme, gazetaria investiguese mund të çohet për të pafuqishmit.
Titulli: Gazetaria investiguese, botimi i dytë
Origjinali: Investigative journalism
Gjinia: Gazetari
Autori: Hugho de Burgh
Shqipëroi: Jorgji Qirjako
Shtëpia botuese: Aiis Tirana Times
Viti: 2014
Fq. 420
Pesha: 0.571 kg.
ISBN: 978-9928-4125-6-0
Gazetaria investiguese ka ndihmuar në rrëzimin e qeverive, burgosjen e politikanëve, nxitjen e legjislacionit, zbulimin e gabimeve të gjyqësorit dhe turpërimin e korporatave. Madje edhe sot, kur një pjesë e madhe e medias bashkëpunon fshehurazi me pushtetin dhe kur ligësia dhe sensacioni janë elementë bazë të medias dikur të virtytshme, gazetaria investiguese mund të çohet për të pafuqishmit, për të shfrytëzuarit, për të vërtetën.
Gazetaria investiguese na jep një pamje të pakrahasueshme të kësaj pjese vitale të jetës sonë shoqërore: fillesat e saj, gra dhe burra që përcaktuan normat e saj, si edhe arritjet e saj në dekadat e fundit. Në dy kapituj trajtohen lidhjet me ligjin, duke na sjellë informacion të ri, kurse të tjerët merren me teknikat profesionale, sociologjinë dhe mësimin e gazetarisë investiguese. Në një kapitull tjetër, të ri, shqyrtohet influenca e blogosferës në gazetarinë investiguese.
Rasteve të shqyrtuara në botim e parë iu janë shtuar kapituj të rinj: investiguesit dhe metodat që zbuluan kryerjen e torturave ndaj të burgosurve të Irakut, mënyra e trajtimit të vrasjes së Stivën Lorencit në Daily Mail; gazetat sensacionale dhe hetimet e tyre.
"Një libër që të çudit. Jam i habitur që nuk është shkruar më parë, por jam i habitur edhe në qoftë se dikush tjetër mund ta shkruante më mirë."
Roger Cook, The Cook Report, Televizioni Qendror
"Një libër pa të cilin nuk mund të përparojë asnjë student ambicioz i kësaj lënde."
Jon Snow, Channel 4 News
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Në këtë libër, Dahlhaus ofron njëkohësisht një histori të muzikës perëndimore që nga shekulli XVIII e këtej, si dhe një paraqitje tematike të estetikës së muzikës.
Referenca: 2703
Botuesi: Plejad
Rëndësia e jashtëzakonshme e mendimit d'akunian në historinë e filozofisë qëndron në sistemin e realizuar prej tij të një pasurie të tërë kulturore. Duke u bazuar te mendimi i Aristotelit, të përshtatur e të kristianizuar për së brendshmi, Thoma D'Akuini arriti të formojë një sistem të përbërë nga një rregull përgjigjesh të qarta e përfundimtare.
Referenca: SKU000157
Botuesi: Ideart
Titulli: Burimet e moralit dhe fesëGjinia: FilozofiAutori: Henri BergsonPërktheu: Erion KristoShtëpia botuese: IdeartViti: 2002Fq. 256Pesha: 0.301 kg
Botuesi: Dukagjini
"Truri i sipërm”, i cili merr vendime dhe vlerëson emocionet, është në ndërtim e sipër deri në mesin e të njëzetave. Dhe veçanërisht të fëmijët e vegjël, truri i djathtë dhe emocionet e tij priren të sundojnë mbi logjikën e trurit të majtë. Nuk është e çuditshme që fëmijët të shpërthejnë me inat, të grinden ose të rrinë buzëvarur në heshtje.
Botuesi: Dituria
Libri më përfshirës dhe i bazuar në kërkime, që trajtojnë stereotipat dhe rolet gjinore aktualisht të mundshme. I kuptueshëm dhe ndërdisiplinor. Basow e mbështet materialin e vet në psikologji, sociologji, studimet e grave, ekonomi, shkencë politike, antropologji dhe biologji.
Botuesi: Botimet Dudaj
Çfarë është e vërteta? Nga e di unë, se kush jam unë? Përse duhet të jem i mirë? Libra mbi filozofinë ka shumë. Por libri i Richard David Precht: "Kush jam unë? Dhe nëse po, sa shumë?" është krejt i ndryshëm nga librat e tjerë prezantues të filozofisë.
Referenca: 2136
Botuesi: Botart
Hyrje në teoritë klasike dhe moderne të demokracisë, nga Aristoteli deri më sot. Klasifikimi i vendeve sipas performancës dhe pozicioni i Shqipërisë. A ka defiçite të demokracisë Bashkimi Europian dhe parashikimi për të ardhmen.
Referenca: SKU000019
Botuesi: Botimet Dudaj
Jetojmë në një shoqëri të komunikimit, të mediave, por ende jo në një shoqëri të së vërtetës. Njerëzit nuk e thonë të vërtetën kur iu preken gjëra thelbësore. Thonë të vërteta pa rëndësi, gati banale, shpesh budallallëqe. Nuk përdorin fjalët që duhen, për t'i emërtuar siç duhet gjërat e rëndësishme të jetës.
Botuesi: Zenit Editions
Tradita e filozofisë duket e obseduar nga qëmtimi pafund i këtij misteri: si dhe ku bashkohen trupi me shpirtin, si lind gjuha nga e gjalla, ku ndahet arsyeja nga instinkti?
Botuesi: Bard
Vepra e Habermasit është një fenomen i jashtëzakonshëm e i pashembullt në kohën tonë.
Botuesi: Te tjere
Kur intelektualët disidentë eurolindorë të 1970 – ave dhe të 1980 – ave përpiqeshin ta përfytyronin çfarë lloji të shoqërisë dëshironin në vend të komunizmit, ata u kthyen prapa në konceptin e shoqërisë civile, një shprehje e vjetruar kjo e rrënjosur aq larg prapa në iluminizëm, saqë shumica e intelektualëve europerëndimorë ia kishte harruar domethënien.
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Kështu ndodhi që në moshën 47 vjeç, para meje u hapën perspektivat e një jete të re dhe pasionuese. Udhëtova në veri e në jug të Argjentinës dhe Uruguait, duke mbajtur ligjërata për Swedenborg – un, Blake – un, për mistikët persianë dhe kinezë, për budizmin dhe poezinë gauço, për Martin Buber – in, për Kabalën.
Gazetaria investiguese ka ndihmuar në rrëzimin e qeverive, burgosjen e politikanëve, nxitjen e legjislacionit, zbulimin e gabimeve të gjyqësorit dhe turpërimin e korporatave. Madje edhe sot, kur një pjesë e madhe e medias bashkëpunon fshehurazi me pushtetin dhe kur ligësia dhe sensacioni janë elementë bazë të medias dikur të virtytshme, gazetaria investiguese mund të çohet për të pafuqishmit.