- Ka mbaruar

Banner
Sokrati me personalitetin e tij të veçantë dhe stilin e tij krejtësisht të ri do të përbëjë një stacion shumë të rëndësishëm në historinë e Filozofisë. Mendimi Sokratian është një nga fazat kryesore të filozofisë botërore. Me filozofinë e Sokratit hapet një cikël i ri dhe mbyllet një tjetër.
Titulli: Apologjia e Sokratit dhe Simpoziumi
Origjinali: Apologjia e Sokratit dhe Simpoziumi
Gjinia: Filozofi
Autori: Platoni
Shqipëroi: Lazer Radi
Shtëpia botuese: Pakti
Viti: 2010
fq. 248
Pesha: 0.321 kg
ISBN: 978-99956-692-7-0
Sokrati me personalitetin e tij të veçantë dhe stilin e tij krejtësisht të ri do të përbëjë një stacion shumë të rëndësishëm në historinë e Filozofisë. Mendimi Sokratian është një nga fazat kryesore të filozofisë botërore. Me filozofinë e Sokratit hapet një cikël i ri dhe mbyllet një tjetër. Për këtë asye filozofia greke ndahet në Pre – sokratiane dhe Post – sokratiane.
Filozofia Pre - sokratiane përbën një fazë ndërmjetëse që lejon kalimin nga mendimi mitik në atë racional, atë që quajmë filozofi. Sokrati u përgjigj me përpikmëri të madhe kërkesave të drejtimit njerëzor të cilin kishte marrë shkenca greke, duke zhvendosur qendrën e interesimit të saj, nga njohuria e natyrës tek njeriu dhe aktivitetet brendësore të tij , ndërsa njëkohësisht humbte karakterin teorik të saj, duke marrë kryesisht rëndësi praktike. Me Sokratin kemi një fillim të ri të Filozofisë. Pra kemi të bëjmë më filozofin e parë, me kuptimin e sotëm të fjalës, me kuptimin e kërkuesit.
Sokrati u lind në Athinë (469 – 399 para erës sonë), në një kohë ku kombi grek pasi kishte kaluar nëpërmes betejave të mëdha të brendshme dhe të jashtme, kishte humbur besimin tek traditat dhe kërkonte përgjigje mbi pyetjet e jetës së përditshme, ndërsa dekadenca e qytetërimit të lashtë grek kishte filluar të dukej. Revolucioni Filozofik i Sokratit lind si një nevojë ndërgjegjësimi etik, në momentin ku besimi fetar dhe zakonet e vjetra ishin tronditur dhe epoka e pranimit të padyshueshëm të sistemit kishte tashmë kaluar.
Sokrati u mor me elementin i cili kishte rëndësi vendimtare për qytetërimin e periudhës së tij: etikën, politikën dhe rëndësinë e madhe të dijes dhe shkencës. Ishte kundër Sofistëve që kishin vendosur njeriun dhe ambiciet e tij personale në qendrën e aktivitetit të tyre. Sokrati kërkonte Një të Vërtetë të vetme, drejtësinë dhe të vërtetën në vetvete, përtej opinioneve personale që çdonjeri mund të mbështesë.
Kështu, pavarësisht se merrej me të njëjtat probleme me Sofistët, ndërsa sofistët binin në një skepticizëm që i udhëheq në një aktivitet jorezultativ dhe akoma ofronin argumente për paligjshmërinë dhe anarkinë. Sokrati me një kriter të pastër dhe të shëndoshë gjen përsëri idetë e etikës dhe të besimit tek Arsyeja. Dëshmitë që kemi na japin një imazh të saktë të personalitetit të tij.
Sokrati shfaqet si një njeri i thjeshtë i popullit, i biri i statujbërësit Sofroniskut dhe mamisë Fenareti. Fillimisht u mor me gdhendjen e skulpturave, duke ushtruar profesionin e të atit. Sokrati nuk ishtë shumë i shkolluar, nuk i përkiste asnjë shkolle filozofie dhe as ishte mbështetës i ndonjërës. Nuk kishte asnjë lloj lidhjeje me Shkollat e Mistereve të njohura të asaj periudhe. Sokrati ishte me të vërtetë një filozof i jetës së përditshme.
Fliste në Pazar, duke mbledhur përreth tij ajkën e të rinjve që e respektonin si mësues i virtytit. Konsideronte si misionin e tij t'i përkushtohej tërësisht kërkimit të së Vërtetës dhe të edukojë vetveten e tij dhe bashkëqytetarët e tij drejt vetënjohjes dhe vetëkontrollit. "Njih Veteveten" e tij u bë emblema e mësimdhënies së tij. Ashtu sikur na e paraqet Platoni tek "Apologjia" e tij, se për Sokratin asnjë funksion tjetër nuk ishte më superior se sa ai që i ishte dhënë nga Perënditë, për këtë, u përpoq ta ekzekutonte më besnikërinë më të madhe. Vlera e madhe e Filozofisë së Sokratit gjendet tek sfera etike e jetës.
Denjësia e individit, për Sokratin, gjendet tek dija e tij. Dija (Shkenca) është themeli i të gjitha virtyteve dhe vetënjohja është mënyra e njohjes së të gjithave. Virtyti, për Sokratin, është dije, dhe më saktë është dituria e të mirës. Gabimi është mungesa e dijes. Me metodën e tij dialektike vërtetoi se jeta etike, përpjekja e pandaluar e njeriut për përmirësimin e tij etik, dhe se pjesmarrja e tij tek gjithçka e mirë dhe e bukur është e vetmja mënyrë për të arritur dikush Fatmirësinë (evdemonia – demon/fat i mirë) e vazhdueshme.
Sokrati përputhi Fatmirësinë si një pasojë e nevojshme e virtytit. Njeriu mund të arrijë dijen që udhëheq tek Fatmirësia, vetëm me Filozofinë, domethënë me testimin e vazhdueshëm të vetvetes, të të tjerëve, ashtu si edhe të kushteve të jetës njerëzore. Nuk theksonte asnjë virtyt tjetër si atë të Vetëpërmbajtjes, duke e shprehur me vetë jetën e tij. Me të drejtë konsiderohet si themeluesi i Shkencës Etike. Metoda e mësimdhënies së Sokratit bazohej tek dialogu, shkëmbimi i reflektimeve me qëllim për të gjetur rrugën drejt Arsyes, drejt së Vërtetës.
Sokrati ishte i gatshëm të fillonte dialogun me çdonjeri që dëshironte të bisedonte me të. Paraqitej si dikush që dëshironte të mësonte dhe me pyetjet e duhura merrte opinionin e bashkëbiseduesit të tij dhe në këtë mënyrë arrinte të zbulonte pikat e dobta të tij. Përfundimisht udhëhiqte bashkëbiseduesin e tij të ndërgjegjësohej mbi paditurinë e tij, hap ky që është fillimi i çdo dijeje, "një gjë di që s'di asgjë".
Për Sokratin, diferenca midis njeriut të ditur dhe atij injorant, ndodhet se i dituri njeh mangësinë e dijes së tij dhe dëshiron të mësojë, ndërsa ai injorant kujton se di dhe konsideron vetveten të aftë të japë opinionin e tij për gjithçka. Në vazhdim udhëhiqte bashkëbiseduesin e tij, hap pas hapi, nëpërmes një sistemi zinxhir pyetjesh – përgjigjjesh, që të mund të zbulojë atë që ndodhet brenda tij në një gjendje latente.
Dialogu kishte si qëllim të heqë mantelet e paditurisë, por ky "pastrim mendor" nuk ishte i mundur pa një qëndrim modestie shpirtërore, për të braktisur dikush bindjet e tij të rreme përpara saktësisë të së vërtetës. Këtë art të "lindjes" së shpirtrave, Sokrati e quante obstetrikë, pasi nëpërmjet kësaj dijeje, përgatitet esenca që njeriu fsheh brenda tij. Përgatitja me të cilën fillonte obstetrika ishte ironia.
Sokrati besonte se ekzistojnë situata ku dija, vetëm, nuk shtë e mjaftueshme për të na udhëhequr në vendimet e drejta. Në këto situate Sokrati degjonte "demonin" që ndodhej brenda tij, një zë këshillues, që shumicën e rasteve e frenonte. Pavarësisht se ai edukoi historianë, filozofë, politikanë dhe konsideronte se pjesmarrja e tij në këto sektorë ishte shumë larg ambicieve të tij shpirtërore dhe një gjë e tillë do t'i merrte shumë kohë nga vepra e tij. Kështu ai bëhet një udhëheqës i një aristokracie të shpirtit, diçka që i krijonte përplasje me demokratët që ishin në atë kohë në pushtet. Rivaliteti personal në kombinim më shtrembërimin e mësimdhënies së tij e udhëhoqën në gjyq.
Ligjshmëria e tij e rreptë e bëri që të përçmojë dhe të vazhdojë jetën e tij duke kaluar nga një vendim gjyqësor i padrejtë. Mësimdhënia e tij thonte se është më mirë të të bëhen padrejtësi se sa të bësh padrejtësi ti vetë. Pavarësisht se kishte mundësinë për t'u arratisur, zgjodhi vdekjen, duke pirë helmin. Kështu akrediton, si me jetën ashtu edhe me vdekjen e tij, mësimdhënien e tij etike, se përmbajtja e vërtetë e jetës konsiston në veprimin pozitiv, domethënë në kryerjen e pandalshme të veprimeve te drejta. U dënua me vdekje, por megjithatë kjo gjë ndihmoi jashtë mase në lavdinë e tij të madhe. Madhështia e Sokratit ndodhet se dhe jeta dhe mësimdhënia e tij ishin e njëjta gjë.
Pavarësisht se Sokrati nuk themeloi ndonjë shkollë, filozofia e tij u zhvillua nga nxënësit e tij drejt drejtimeve të ndryshme dhe doktrina e tij etike ishte rrënja që ushqeu shumë sisteme filozofike të rëndësishme të historisë së Filozofisë. Sokrati la shenjën e tij jo vetëm në filozofinë greke, por edhe në të gjithë Filozofinë Perëndimore, pasi ishte ai që vuri bazën e Etikës dhe Dialektikës.
Të mos harrojmë se si Platoni, njëri nga nxënësit më të rëndësishëm të Sokratit, u influencua shumë nga mësuesi i tij, të cilin e kishte si model dhe e bëri të pavdekshëm nëpërmes veprave të tij, duke e vënë të fliste për një botë të tërë diturie.
Tek "Apologjia e Sokratit" shfaqet njeriu i madh, i cili duke mbrojtur vetveten, i tregoi mbarë njerëzimit korruptimin e shoqërisë dhe politikës së kohës në të cilën ai jetoi si dhe prirjen njerëzore drejt së keqes, e vetëdijshme për një gjë të tillë. Tek Kritoni shfaqet Sokrati njeri, me një ndërgjegjie të lartë qytetare, i respektueshëm ndaj ligjit dhe shtetit, koherent me veten dhe doktrinën e tij, i cili nuk e pranoi propozimin për t'u arratisur nga burgu edhe pse la në rrugë të madhe tre jetimë.
Simpoziumi ose siç quhet ndryshe "Elozhi i Dashurisë", është pa dyshim kryevepra letrare e Platonit. Ç'është dashuria? Dashurohet forca e shpirtit, bukuria e mendjes apo paraqitja e jashtme që është diçka kalimtare? Cila? Një pyetje që sot e kësaj dite vazhdon të mbetet e përjetshme, megjithë mrekullinë platoniane.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU000163
Botuesi: Ideart
Në këtë dialog filozofik, Platoni trajton temën më njerëzore: Erosin. Personazhet e pranishëm, mes të cilëve Sokrati dhe komediani më i madh i kohërave, Aristofani, vendosin t'i thurin lavde Dashurisë. Secili prej tyre jep një tipologji të saj: dashuria si forcë krijuese, si alkimi dhe rregullator i marrëdhënieve ndërnjerëzore.
Referenca: SKU000680
Botuesi: Ideart
Platoni është vlerësuar më shumë se sa një figurë njerëzore për shkak të thellësisë së tij të mendimit dhe madhështisë të konceptimeve të tij filozofike. Në këtë mënyrë të gjykuarit për të, ato që kanë më shumë rëndësi janë deklarimet e mëdha, se sa argumentet dhe të kërkuarit të së vërtetës.
Botuesi: Shtëpia e Librit
Shkrimtari i madh, një kont që kundërshtonte pronën private, vegjetarian, pacifist dhe kundërshtar i dënimit me vdekje dhe dhunës shtetërore, përshkruan në këtë libër kërkimin e tij për kuptimin e jetës.
Botuesi: Erik Botime
Në të njejtën kohë jemi plot dëshirë për të jetuar, por vetem me të dashurin tonë. Cikli i jetës së re, fillon dhe mbaron vetëm me të. Kjo pamundësi për ta përfytyruar kohën pa atë, do te thotë të humbasësh, të biesh në humnerë.
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Kritika e Illich-it u orientua veçanërisht kundrejt teknologjisë dhe disa institucioneve themelore të modernitetit: arsimi, mjekësia, procesi i prodhimit masiv.
Referenca: SKU000166
Botuesi: Ideart
Titulli: Arthur Shopenhauer, vështrim filozofik Autori: Christopher Janaway Përktheu: Albana Kozeli Shtëpia botuese: Ideart, 2005 f. 168 pesha: 0.25 Kg.
Referenca: SKU001510
Botuesi: Papirus
Roli i masmediave në fushën shoqërore është sa i padiskutueshëm aq edhe i vështirë për t'u kapur. Debati rreth tij luhatet midis denoncimit të devijimeve të rrezikshme të real tv-së dhe të dëmit ndaj kulturës dhe demokracisë për hir të "komunikimit" nga njëra anë, shpresës për transparencë dhe për një të vërtetë të lidhur me teknikat, nga ana tjetër.
Botuesi: Botart
Te “Çmenduria e turmave”, Douglas Murray investigon çrregullimin e kulturës “woke” dhe ngritjen e politikave të identitetit.
Referenca: 2593
Botuesi: Fan Noli
Asnjë doktrinë tjetër nuk e ka ngulitur më fort mendimin kinez dhe historinë kineze sesa konfucianizmi. Si të tillë shërbejnë bisedat e Konfucit që ka lindur rreth 2500 vjet. Këtu ai na mëson që njeriu me anë të sjelljes së duhur mund të arrijë harmoninë me rendin e përjetshëm botëror.
Botuesi: Bard
Vepra e Habermasit është një fenomen i jashtëzakonshëm e i pashembullt në kohën tonë.
Botuesi: Te tjere
Maistre e konsideron Revolucionin Francez dhe krimet e regjimit të Terrorit si kulmi dhe pasoja logjike e shpirtit destruktiv të ateizmit filozofik, dhe po aq mirë ndëshkim hyjnor; ai mendon se Revolucioni e Republika dështuan së bashku me teoritë e arsyes e të së drejtave të njeriut.
Botuesi: Te tjere
Komunikimi dublon realitetin. Ai krijon dy variante: një variant – po dhe një variant – jo, dhe kësisoj çon në përzgjedhje. Dhe pikërisht në këtë fakt, në faktin që tani duhet të ndodhë diçka (qoftë edhe një ndërprerje komunikimi e komunikuar në mënyrë eksplicite), qëndron autopoieza e sistemit që garanton vijueshmërinë e tij.
Referenca: SKU000906
Botuesi: Dituria
Idetë e teoritë e disa filozofëve, si Sokrati, Platoni, Aristoteli, Dekarti, Spinoza, Kanti, Hegeli, Marksi, Niçja, përshkruhen në një formë mjaft interesante e me një gjuhë të përshtatshme. Origjinaliteti i Zhanë Hersh është se ajo, zhvillimin e filozofisë në Perëndim, e rindërton duke u nisur jo nga tezat e saj themelore, por nga vetë natyra dhe dhe...
Referenca: SKU000675
Botuesi: Ideart
Si duhet jetuar së bashku në shoqëri? Tekefundit, përse na nevojitet qeveria? Ç'kuptim ka drejtësia sociale? Filozofia politike shtron pyetje dhe gjen përgjigje duke hulumtuar çështje rreth natyrës dhe qëllimit të qeverisjes, të cilat çdokush duhet t'i shqyrtojë.
Referenca: 2497
Botuesi: Plejad
Pragmatizmi, është një lëvizje filozofike, e zhvilluar në SHBA, e cila pohon qëndrimin sipas të cilit si domethënia ashtu edhe e vërteta e një ideje është në funksion të rezultatit të tij praktik. Pra, thelbësisht pragmatizmi është një antiabsolutizëm i fortë.
Botuesi: Zenit Editions
Me gjithë zemër e pranoj moton: "Qeveria më e mirë është ajo që qeveris më pak" dhe do të më pëlqente ta shihja në veprim sa më shpejt e më sistematikisht. Zbatimi i saj përfundimisht çon në thënien të cilën unë po ashtu e besoj: "Qeveria më e mirë është ajo që nuk qeveris fare"; dhe kur njerëzit të jenë të përgatitur për të, ajo do të jetë lloji i...
Sokrati me personalitetin e tij të veçantë dhe stilin e tij krejtësisht të ri do të përbëjë një stacion shumë të rëndësishëm në historinë e Filozofisë. Mendimi Sokratian është një nga fazat kryesore të filozofisë botërore. Me filozofinë e Sokratit hapet një cikël i ri dhe mbyllet një tjetër.