Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,28 GBP 13,64 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Nesër një botë e re na pret, Henriette Roosenburg
  • Nesër një botë e re na pret, Henriette Roosenburg

Nesër një botë e re na pret, Henriette Roosenburg

Dituria

Në mes të ushtarëve aleatë që ruajnë territorin, nazistëve në arrati dhe gjermanëve të kujdesshëm apo edhe armiqësorë, sepse janë ende besnikë ndaj regjimit, mes trukeve të panumërta, shkëmbimeve dhe peripecive, protagonistët e kësaj rraskapitjeje, përmes shumë peripecive do të kenë përfundimisht sukses: përqafimin me familjet e tyre në shtëpi. 

9,10 GBP
8,19 GBP Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Nesër një botë e re na pret

Origjinali: The Walls Came Tumbling Down 

Gjinia: Roman

Autori: Henriette Roosenburg

Shqipëroi: Agim Doksani

Shtëpia botuese: Dituria

Viti: 2021

Fq. 280

Pesha: 0.371kg

ISBN: 978-9928-335-96-8

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Kjo është historia e çlirimit nga burgu, në maj të vitit 1945, të katër të burgosurve politikë holandezë, në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe e kthimit të tyre në Holandë. Është një rrëfim modest për aventurat e tre grave dhe një burri që kanë vuajtur nga pasojat djallëzore të luftës në Europë. Të çliruar nga makthi i kampit të burgut, të çliruar nga frika e skuadrës së pushkatimit që kishte ndjekur secilin prej tyre që nga kapja, katër bashkatdhetarët zbulojnë se ende duhet të përjetojnë tmerrin pa ushqim, pa dokumente, pa para. Virtytet janë gjithçka që u mbetet në zotërim dhe janë këto - fisnikëria, miqësia, nderi, forca, krenaria për njerëzimin e përgjakur, por të panënshtruar - që i udhëheqin deri në shtëpi. Ata u liruan dhe filluan një udhëtim shumë të gjatë për t’u kthyer në shtëpi, një odise autentike nëpër Gjermaninë e zhytur në kaosin e përfundimit të konfliktit botëror. Në mes të ushtarëve aleatë që ruajnë territorin, nazistëve në arrati dhe gjermanëve të kujdesshëm apo edhe armiqësorë, sepse janë ende besnikë ndaj regjimit, mes trukeve të panumërta, shkëmbimeve dhe peripecive, protagonistët e kësaj rraskapitjeje, përmes shumë peripecive do të kenë përfundimisht sukses: përqafimin me familjet e tyre në shtëpi. Kjo është një histori trimërie që do t’ju bëjë të mendoni thellësisht për protagonistët e saj dhe të lëshoni lotët e mirënjohjes për heroizmin e tyre.

Komente

“Libri më prekës që kam lexuar ndonjëherë që nga Ditari i Ana Frankut.”

Truth Magazine

“Lotova - lot krenarie - teksa lexoja librin e Henriette Roosenburgut. Krenari? Po, krenari që qeniet njerëzore mund të ngrihen në të tilla nivele.”

Noel Perrin, Los Angeles Times

 “Botimi i këtij libri është një shërbim i madh për lexuesit. Roosenburgu, me nofkën ‘Zip’ për shpeshtësinë me të cilën dikur kapërceu kufijtë e kontrolluar nga nazistët, rrëfen me thjeshtësi dhe nota humori ngjarjet e pabesueshme që pasuan lirimin e saj nga burgu gjerman prej ushtrisë ruse... Një libër prekës, shpeshherë zbavitës, pavarësisht nga rrethanat, i rrëfyer nga një grua trime dhe e jashtëzakonshme që meriton të mbahet mend.”

Washington Post

Detajet e librit
9789928335968
9789928335968
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

Çështja Finkler, Haward Jacobson

Xhulian Treslovi, një profesionist i rëndomtë dhe ish-drejtues emisionesh në BBC dhe Sem Flinkeri, një filozof, shkrimtar dhe personalitet i njohur hebre, janë shokë të vjetër shkolle. Pavarësisht marrëdhënies së acaruar dhe jetëve shumë të ndryshme, kurrë nuk i kanë humbur kontaktet me njëri-tjetrin apo me ish-mësuesin e tyre, Lajbor Sevcikun.
7,37 GBP 8,19 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Misteret e Klarës, Ellen Marie Wiseman

Një roman i arrirë, kushtuar një dashurie të zjarrtë dhe një jete të prerë në mes, që tregon se deri ku mund të arrijë njeriu për të mbrojtur gjënë më të shtrenjtë në jetë: dashurinë. E treguar në dy zëra, historia e rrallë e Klarës dhe e Izit, arrin të falë emocione të thella dhe një lojë psikologjike që kulmon në të papritura befasuese.
9,82 GBP 10,91 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Z, Vassilis Vassilikos

Z - Orgjia e pushtetit është një roman-dokumentar tronditës për vrasjen e politikanit të shquar grek Grigori Lambraki - personazhi "Z" në vepër. Vrasja nga forca paraushtarake të inkurajuara nga shteti ndodhi më 22 maj 1963, gjatë një mitingu për paqen.
9,82 GBP 10,91 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Jeta fillon të premten, Ioana Parvulescu

Një të premte të dhjetorit 1897, në një nga pyjet në rrethinat e Bukureshtit, shfaqet mbi dëborë një burrë pa ndjenja, i veshur në mënyrë të çuditshme, pa mjekër e me një të folur të veçantë. Edhe ai duket se nuk e kupton ku gjendet dhe ndihet i huaj. I gjithë qyteti merret me të dhe etiketimet, supozimet dhe qëllimet që i vishen janë të shumta.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Matja e botës, Daniel Kehlmann

Romani ngjall emocione thellësisht frymëzuese rreth përpjekjeve të racionalitetit më të lartë në betejë me natyrën e egër dhe mizore të njerëzimit. Në vitin 1828, Gausi, një matematikan, fizikan dhe astronom ftohet, nga Aleksandër fon Humbold, eksplorues, gjeograf dhe shkencëtar, të shkojë në Berlin ku do të mbahet një kongres shkencëtarësh.
6,55 GBP 7,28 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001239

Botuesi: Skanderbeg Books

Stambolli, Kujtime dhe qyteti, Orhan Pamuk

Duke shkruar një rrëfim mbi ngjarjet e largëta historike, autori nënvizon historinë e tij dhe të familjes, përmes rrëfimeve të gjyshes, fotografive dhe gravurave. Dhe s'ka rëndësi, në është fjala për vizitën e Floberit në Stambollin e vitit 1850 apo për marrjen e Konstandinopolit.
11,46 GBP 12,73 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kufiri, Alessandro Leogrande

Ajo fjalë shënjon një vijë prej kilometrash të gjatë dhe vite të trashë. Është një vragë që përshkon materien dhe kohën, netët dhe ditët, brezat, ashtu si edhe vetë zërat që tregojnë për të, që ndjekin njëri-tjetrin, mbivendosen, kundërshtohen, ngjishen, zgjerohen. Është kufiri.
6,55 GBP 7,28 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vdekje nga uji, Kenzaburo Oe

Në qendër të romanit "Vdekje nga uji" është romancieri Kogito Choko, që ka vendosur të shkruajë historinë e mbytjes në lumë të babait të tij. Në mendje prej kohësh i vërtitet pyetja pse babai i tij kishte dalë për "shëtitje me varkë" në lumë të rrëmbyeshëm në një natë stuhie.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Ka mbaruar