
Botuesi: OMBRA GVG
Sonatë ne Aushvic, Luize Valente
Një sonatë e kompozuar nga një oficer i ri gjerman, në të njëjtën datë, po në Aushvic. Dy histori që kryqëzohen dhe që plotësojnë njëra-tjetrën.
Banner
Një nënë e re lufton me mish e me shpirt për t’u bërë pjesë e jetës së fëmijës së saj... Por a ka vend për të?
Titulli: Kujtimet e tij
Origjinali: Reminders of Him
Gjinia: Roman
Autori: Collen Hoover
Shqipëroi: Etleva Hoxha Çepele
Shtëpia botuese: Living
Viti: 2022
Fq. 324
Pesha: 0.43 kg
ISBN: 978-9928-3383-9-6
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
Pasi vuan një dënim pesëvjeçar në burg, për një gabim me pasoja tragjike, Kena Roani kthehet në qytetin ku gjithçka mori të tatëpjetën, me shpresën për t’u bashkuar me vajzën e saj katërvjeçare, mirëpo urat që ajo shembi dikur duket se nuk mund të ngrihen më. Të gjithë ata që janë tani pjesë e jetësë saj e kanë ndarë mendjen të mos e pranojnë Kenën, pavarësisht nga përpjekjet e saj për t’u vërtetuar se është e denjë për të bijën.
Njeriu i vetëm që nuk ia mbyll derën plotësisht është Lexher Uardi, pronari i një lokali dhe një nga lidhjet e pakta që i mbeten Kenës me vajzën. Sikur të merret vesh se Lexheri dhe Kena pak nga pak po afrohen me njëri-tjetrin, të dy rrezikojnë të humbasin besimin e njerëzve të rëndësishëm për ta.
E me të gjithë rrethanat e pafavorshme, romanca e tyre zhvillohet. Bashkë me të, edhe rreziku. Kena duhet të gjejë një mënyrë për të shlyer gabimet e së shkuarës, nëse do të ketë një të ardhme të qetë.
Botuesi: OMBRA GVG
Një sonatë e kompozuar nga një oficer i ri gjerman, në të njëjtën datë, po në Aushvic. Dy histori që kryqëzohen dhe që plotësojnë njëra-tjetrën.
Botuesi: Dituria
Një koleksion shkrimesh, esesh të shkurtra, që ofron mënyrën më të mirë të shkrimit popullarizues. Një libër argëtues, provokues, shkruar nga Umberto Eco.
Botuesi: Te tjere
Ajo është Çehovi ynë dhe do të mbijetojë ndaj shumë prej bashkëkohësve të saj.
Referenca: 2800
Botuesi: Dituria
Në dhjetor të vitit 1991 vajza ime, Paula, u sëmurë rëndë dhe s'kaloi shumë dhe ra në komë. Këto faqe u shkruan gjatë atyre orëve që s'kishin të sosur nëpër korridoret e një spitali në Madrid dhe në një dhomë hoteli, në të cilin jetova disa muaj.
Botuesi: Vintage
Two have grown up as part of the first generation to come of age in the new order. The testimonies of these two young women are joined by a third: Aunt Lydia. Her complex past and uncertain future unfold in surprising and pivotal ways.
Referenca: SKU001449
Botuesi: Morava
Nga prapa kurrizit dëgjova zërin e ëmbël të Eduardit. U ktheva ta shihja tek kërcente lehtë mbi shkallët e verandës, me flokët e shpupuritur nga era prej vrapit. Më tërhoqi menjëherë në krahët e tij ashtu siç pat bërë te parkingu dhe më puthi sërish.
Botuesi: Botimet Dudaj
Romë, fillimi i viteve nëntëdhjetë. Ndërsa ëndrrat e shekullit XX po i afrohen një fundi të pashmangshëm dhe Berluskoni përgatitet të marrë pushtetin, një shkrimtar tridhjetëvjeçar cinik dhe naiv, i shkujdesur dhe njëherësh i përthelluar, gjen punë në një arkiv, Fondi 'Pier Paolo Pasolini'.
Ja përse, si kemi argumentuar edhe më parë, besojmë se Zija Çela është shkrimtar formati me qëndrim dhe vizion qartësisht të formuar ndaj njeriut dhe botës. Është përditshmëria, kërkimi dhe vetëkërkimi dramatik i saj që e nxisin dhe e shqetësojnë këtë shkrimtar, tema që e ndjell dhe përthith ndjeshmërinë e frymëzimit të autorit.
Botuesi: Fan Noli
E ftova të vinte me mua, por më tha se nuk i bëhej. Kishte frikë se mos pa e pasur mendjen do të futej në jetën e mbase edhe në mitrën time, duke thënë se ndiente dëshirë. Kësisoj vendosi të futej në tokën nënë dhe mandej të më takonte si tjetër njeri.
Botuesi: Arka e Noes
Me idealin për një botë të qashtër, pa ligësi dhe cene, e ndërkohë edhe me dyshimet që e brejnë përbrenda për fuksionimin e një sistemi tërësor, e gjer në drithmat e një xhelozie të verbër ndaj së shoqes, Leo Kall rrëfen një rrugëtimim personal, i cili shkërmoqet përballë të vërtetës me të cilën haset dhe që është krejt e papërfytyrueshme.
Botuesi: Dituria
Jeta është një këmishë force në çfarëdolloj dimensioni ku enden personazhet e tij: Beograd, Zemun, Vjenë, Boston, Kaliforni; ndërsa Vdekja krijon atë ekuilibër që jeta është e pazonja t’iu ofrojë të gjallëve në endjen e tyre.
Botuesi: Te tjere
Mes miliona italianëve që zbarkuan në Nju – Jork më 1903 – in, me ëndrrën e një të ardhmeje më të ndritur ndodheshin dhe dy fëmijë: Diamanti, dymbëdhjetë vjeç, dhe Vita, nëntë.
Botuesi: Bota Shqiptare
Ana ishte gruaja e jetës sime, pas tri javësh duhej të martoheshim. Sigurisht që do ta doja, pavarësisht se ç'mund të kishte bërë. Të paktën, ashtu besoja, por ajo rrëmoi në çantë me dorën që i dridhej dhe më zgjati një fotografi.
Botuesi: Living
Sot, ata kanë pallate e fabrika, anije dhe tonare, mëndafsh dhe xhevahire. Sot, ata i adhuron dhe i nderon një qytet i tërë. Kështu, Injacio i ri nuk i trembet askujt.
Botuesi: Living
"Një xhentëlmen në Moskë" na fut në një epokë tjetër, plot hijeshi dhe elegancë, personazhi kryesor i së cilës është konti Aleksandër Rostov i Rusisë. Në vitin 1922, konti tridhjetëvjeçar paraqitet para një gjykate bolshevike dhe nuk pendohet për të shkuarën e tij aristokrate.
Botuesi: Botimet Dudaj
Është një ndryshim rrënjësor. Samanta gjendet sakaq në një botë tjetër dhe, falë të pamposhturës Mati Uajati, drejtueses së Zyrës Malore të Ndihmës Ligjore, dhe nipit të saj joshës e misterioz, avokatit Donovan Grei, e kupton menjëherë se çfarë do të thotë të përballesh me klientë dhe probleme të vërteta.
Një nënë e re lufton me mish e me shpirt për t’u bërë pjesë e jetës së fëmijës së saj... Por a ka vend për të?