Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Henriette Roosenburg

Henriette Roosenburg (1916-1972) lindi në një familje mjekësh në Hagë. Mori një diplomë bachelor nga Universiteti Leiden më 1939. Kur filloi lufta, ajo vazhdonte studimet në Universitetin e Utrehtit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, punoi në ilegalitet për gazetën Het Parool (Fjala e Lirë), me shumë ndikim në Holandë. Më pas u përfshi në veprimtarinë klandestine që organizonte kalimin e robërve të luftës, aviatorëve të rrëzuar nëpërmjet Spanjës. Pas shumë muajsh si ndërlidhëse për Inteligjencën Aleate në Belgjikën e pushtuar, Francën e Holandën, ajo u arrestua nga Gestapo në Bruksel më 1944 e u dënua me vdekje. Ndërsa priste ekzekutimin për 11 muaj në nëntë burgje, u çlirua nga Ushtria Sovjetike në pranverën e 1945.

Pas Luftës, Roosenburg emigroi në ShBA dhe punoi në New York si reportere për Time, Life dhe Fortune, dhe si korrespondente në Europë. Libri Nesër një botë e re na pret (1957) e bëri menjëherë të famshme. Ai është bestseller në ShBA dhe Holandë. Vdiq në moshën 56-vjeçare nga një sëmundje e zemrës.

Filtrat aktiv

Botuesi: Dituria

Nesër një botë e re na pret, Henriette Roosenburg

Në mes të ushtarëve aleatë që ruajnë territorin, nazistëve në arrati dhe gjermanëve të kujdesshëm apo edhe armiqësorë, sepse janë ende besnikë ndaj regjimit, mes trukeve të panumërta, shkëmbimeve dhe peripecive, protagonistët e kësaj rraskapitjeje, përmes shumë peripecive do të kenë përfundimisht sukses: përqafimin me familjet e tyre në shtëpi. 
1 000 Lekë
More