Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
8,18  9,09 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
17,53  19,48 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,69  12,99 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Dritëhijet e një mendjeje, J. Bernlef
  • Dritëhijet e një mendjeje, J. Bernlef

Dritëhijet e një mendjeje, J. Bernlef

Dituria

Romani "Dritëhijet e një mendjeje", i botuar për herë të parë më 1983, mbetet ende ndër më të lexuarit në letërsinë holandeze, për hir të rrëfimit unik dhe dramës së tij.

10,39 
9,35  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi


Titulli: Dritëhijet e një mendjeje
Origjinali: Dritëhijet e një mendjeje
Gjinia: Roman
Autori: J. Bernlef
Shqipëroi: Oriana Tamburi
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2023
Fq. 175
Pesha: 0.36 kg
ISBN: 978-9928-366-69-6
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Romani "Dritëhijet e një mendjeje", i botuar për herë të parë më 1983, mbetet ende ndër më të lexuarit në letërsinë holandeze, për hir të rrëfimit unik dhe dramës së tij.
Eshtë historia intime dhe mallëngjyese e një të moshuari, të prekur nga sëmundja e Alzhajmerit, që tregohet nga zëri narrativ i vetë personazhit kryesor.
Fillimisht me mendje të kthjellët, megjithëse i lodhur, 71-vjeçari Marten Klajn jeton me gruan, në Gloucester. Pasi kanë duruar vuajtjet prej pushtimit nazist të Holandës, ata kanë emigruar në SHBA, ku Marteni ka shërbyer si nëpunës.
Hutimi i Martenit pasqyron pështjellimin që ndjeu ai dhe e shoqja, Vera, kur mbërritën për herë të parë në Gloucester. Si të gjithë emigrantët, ata u përballën me një gjuhë tjetër, me një vend të panjohur. Por në këtë terren të brendshëm kaosi, çdo përshtatje është mashtruese: momentet ndryshojnë, rregullat nuk janë më të njëjtat dhe gjuha përfundimisht e tradhton. “Kam nisur t’i humb fjalët, siç humbin njerëzit gjak.”
Kjo sëmundje e pashërueshme, edhe pse rrallëherë vepron aq shpejt sa te personazhi kryesor i Bernlefit dhe, gjithsesi, pak pacientë mbeten kaq reflektues, e degradon shpejt Martenin.
Romani "Dritëhijet e një mendjeje" është më shumë se një përshkrim i hollësishëm i botës, i parë me sytë e një pacienti me Alzhajmer: është një histori dashurie, që refuzon me kokëfortësi fundin.

Detajet e librit
9789928366696
9789928366696
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMSCA-1

Fantazitë e një burri, Anatoli Toss

"Fantazitë e një burri" është libri nga i cili mund të mësoni si të dashuroni në mënyrë parimisht të re. Si të zbuloni te vetja cilësi për praninë e të cilave as që ju ka vajtur në mendje ndonjëherë, por që e ndryshojnë katërcipërisht përfytyrimin e dashurisë si "ndjenjë" dhe si "proces".
9,35  10,39 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Macja dhe miu, Günter Grass

 Por, nga ana tjetër, këto veprime të çuditshme të Malkes nxjerrin në pah errësirën që ka krijuar dhuna naziste, lufta dhe pasojat e saj në zemrat e një kombi. Me një përzierje delikate të humorit dhe të fuqisë së rrëfimit.
11,69  12,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Dyshimi, Ashley Audrain

Një dramë psikologjike, e tensionuar, që ka në qendër krijimin dhe rrënimin e një familjeje – dhe një grua, përjetimi mëmësor i së cilës nuk ka të bëjë aspak me atë që ka shpresuar, por me gjithçka që i druhej.
14,03  15,58 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001176

Botuesi: OMSCA-1

Bikini, Janush L. Vishnjevski

Në roman rrëfehet historia e dashurisë së një gjermaneje me një amerikan, në fund të luftës së Dytë Botërore.Nga Dresdeni i shkatërruar pas bombardimeve, nëpër Nju-Jorkun ku zien jeta, deri në atolin e virgjër, të paprekur nga qytetërimi, Bikini, kjo është odiseja e Anës, vajzës gjermane.
11,69  12,99 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Skanderbeg Books

1q84. Libri i dytë, Haruki Murakami

Në librin e dytë, historia e Tengos me Aomamen vazhdon të zbulohet edhe më. Gjithnjë e më shumë bëhet e qartë ekzistenca e botës paralele 1q84. Shumë pyetje kanë marrë thuajse përgjigje tani, por habi të reja zgjohen: a ka vërtet ndonjë shtjellë në ajër? Kush janë Njerëzit e Vegjël dhe si mundet të kenë ata qasje në këtë botë përmes një dhie të verbër?
18,70  20,78 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Kafsha që jep shpirt, Philip Roth

Gjithçka shkon fjollë deri ditën kur ai njihet në mënyrë intime me një vajzë kubane, me të cilën do të krijojë një lidhje që me kohën do të dalë krejtësisht jashtë përllogaritjeve të tij. Për Kepeshin, kjo do të jetë mundësia e artë për të kuptuar veten, rrjedhën e ngjarjeve që e kanë shënjuar, por edhe për ta shtyrë drejt një analize më të thellë të...
9,35  10,39 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Thelbësorja në jetë, Iris Hanika

Libri tregon historinë e dy personazheve në moshë të mesme, që janë pothuajse çdo ditë të përfshirë nga e shkuara naziste. Ata mendojnë se janë të palumtur, ndaj përpiqen të jetojnë si të mundin, duke mos ditur e duke mos arritur të luftojnë kundër historisë.
11,69  12,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Katër librat, Yan Lianke

Në zonën nëntëdhjetenëntë të riedukimit, artistë dhe akademikë me mendime liberale, janë internuar me qëllim forcimin e besnikërisë së tyre ndaj ideologjisë komuniste. Në pjesën e izoluar të provincës së Henanit, Muzikantja dhe i dashuri i saj Dijetari, Autori dhe Teologu, janë të detyruar të kryejnë punë rraskapitëse dhe të spiunojnë shokët për sjellje...
14,03  15,58 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja e këpucarit, Adriana Trigiani

Bukuria ndjellëse dhe madhështore e Alpeve italiane është sfondi i takimit të parë të Enzës, një vajzë e bukur me këmbë në tokë, dhe Çiros, një djalosh i shkathët që jeton në një manastir murgeshash. Historia merr një kthesë të papritur kur Çiroja zbulon skandalin e priftit të zonës, dhe nga fshati i tij e dërgojnë të fshihet në Amerikë.
16,36  18,18 
More
Në gjendje