Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Thelbesorja ne jete, Iris Hanika
  • Thelbesorja ne jete, Iris Hanika

Thelbësorja në jetë, Iris Hanika

Toena

Libri tregon historinë e dy personazheve në moshë të mesme, që janë pothuajse çdo ditë të përfshirë nga e shkuara naziste. Ata mendojnë se janë të palumtur, ndaj përpiqen të jetojnë si të mundin, duke mos ditur e duke mos arritur të luftojnë kundër historisë.

1 000 Lekë
900 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Thelbësorja në jetë
Origjinali: Das Eigentliche
Gjinia: Roman
Autori: Iris Hanika
Shqipëroi: Shpëtim Çuçka
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2016
Fq. 224
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-205-42-1

Mbi librin

Libri tregon historinë e dy personazheve në moshë të mesme, që janë pothuajse çdo ditë të përfshirë nga e shkuara naziste. Ata mendojnë se janë të palumtur, ndaj përpiqen të jetojnë si të mundin, duke mos ditur e duke mos arritur të luftojnë kundër historisë.

Hipoteka e rëndë e Holokaustit rëndon mbi ndërgjegjen e çdo gjermani, por kjo nuk mund t'i pengojë të dashurojnë, të jenë të dashuruar dhe ta shikojnë të ardhmen me qetësi. Romani është provokues, pasi thelbësorja transformohet në diçka mjaft të ndryshme për gjithsecilin.

Graciela, e përfshirë në një marrëdhënie me një burrë të martuar, gjen thelbësoren te shkëmbimet seksuale; për Hansin është arkivi i kompjuterizuar i institutit ku punon; për shoqërinë gjermane thelbësorja është të vazhdojë të ndriçojë atë çka është e errët, të hedhë dritë mbi të shkuarën, të gdhendë emrat e të internuarve mbi gurët e kalldrëmeve, apo të ngrejë monumente çimentoje në kujtim të përjetshëm të historisë...

Një roman i përkryer, i guximshëm dhe i rrezikshëm për atë çka përmban, por i fortë dhe i këndshëm për t'u lexuar.

Detajet e librit
9789928205421
9789928205421
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

Treni i jetimëve, Christina Baker Kline

Moli është vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç, por ka një dhunti të veçantë për t'u futur në telashe. Në kujdestarinë e dy prindërve që e shohin si mish të huaj, pasi vodhi Xhejn Ejrin nga biblioteka e shkollës, si ndëshkim, është e detyruar të shkojë çdo pasdite në shtëpinë e zonjës moshëthyer Vivian, për ta ndihmuar që të pastrojë.
810 Lekë 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botime Koliqi

Jeta jote e dytë fillon kur e kupton se ke vetëm një, Raphaëlle Giordano

Përmes mësimeve të Claude dhe aventurave të Camille, ajo zbulon se çelësi për të gjetur lumturinë është të kuptosh se ke vetëm një jetë dhe që për të bërë ndryshime pozitive, duhet të fillosh nga brenda. Libri ofron një mesazh frymëzues për lexuesit qëndrojnë në një rutinë dhe i inkurajon ata të marrin hapa drejt një jetë të më të lumtur dhe të kuptuar më...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Moderato cantabile, Marguerite Duras

"Moderato cantabile" është një nga librat e parë që i sollën famë Marguerite Duras – it. Libri u bë shumë popullor, duke shitur mbi gjysmë milioni kopje në Francë. "Moderato cantabile" konsiderohet shpeshherë si pjesë e rrymës "Nouveau Roman" (romani i ri).
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Shpirtra të flakur, Hwang Sok-Yong

Shpirtrat e tyre, të flakur dhe të përbuzur nga kjo bote, arrijnë të krijoj- në një mikroklimë të pasur dhe situata tragji-komike, që shërbejnë si testament për zhvillimin dhe inte-grimin e pashmangshëm të tyre me pjesën tjetër të shoqërisë.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Princesha Bari, Hwang Sok Yong

Unë jam në këtë botë tani dhe ti në atë botë... Kushtoji vëmendje këtyre që do të të them. Ti do të udhëtosh mijëra e mijëra li permes oqeanit dhe qiellit. Kjo rrugë do të çojë drejt ferrit, e mbushur me zhurmat e zhabave dhe me të folurat përçart të djajve dhe shpirtrave të vdekur...
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Qëllo, tashmë jam i vdekur, Julia Navarro

Mariana është ngarkuar nga një organizatë joqeveritare që të hartojë një raport për vendbanimet e hebrenjve në territoret palestineze. Për ta kryer këtë detyrë në mënyrë të paanshme, ajo beson se është e rëndësishme që të dëgjojë të dyja palët, ndaj vendos të takojë, në Jerusalem, Aron Zukerin, një nga liderët shoqërorë të Izraelit, përkrahës i guximshëm...
1 620 Lekë 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Historia, një skandal i vjetër sa bota, Elsa Morante

Një ditë janari të vitit 1941, një ushtar gjerman po ecte nëpër lagjen “Shën Lorenc” në Romë. Dinte vetëm katër fjalë italisht dhe nuk merrte fare erë nga jeta. Emrin e kishte Gunter. Mbiemri mbetet i panjohur. Nuk kaloi shumë dhe erdhi në jetë Uzepja, fryt i një përdhunimi...
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

A mund të vij tek ti, Marie Aubert

Në nëntë tregimet e shkurtra në këtë libër, kalohet shpejt nga malli në paturpësi, e më tej deri në nëpërkëmbje. Bëhet fjalë për njerëz që ndahen – nga miqësirë, martesat dhe marrëdhëniet e krijuara në takimet e tyre intime. Të gjithë bëjnë gjëra për të cilat iu vjen turp dhe që të gjithë i përmbahen idesë se ka diçka më të madhe se ajo që po lënë pas.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R5

Botuesi: Bota Shqiptare

Rrjeti Alisa, Kate Quinn

Eva Gardneri digjet nga dëshira për të luftuar kundër gjermanëve dhe papritur i ndrin fati kur rekrutohet që të punojë si spiune. Në Francën e pushtuar nga armiku ajo stërvitet nga fantastikja Lili, “Mbretëresha e Spiuneve”, e cila drejton një rrjet shumë të madh agjentësh mu nën hundën e armikut.
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Mikesha gjeniale, Elena Ferrante

Dy vajza jetotojnë në një univers dhune, xhelozie, trekëndësha dashurie dhe çrregullime politike, ato janë dy personazhe të paharrueshme... E megjithatë, është aftësia e Ferrantes për të paraqitur të vërteta përvëluese që u jep këtye librave një fuqi të papërmbajtshme... Ferrante shfaqet si një Dickens i shekullit XXI, që lexuesit i kërkojnë me ngulm...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Leximtari, Bernhard Schlink

Ajo ka një bukuri joshëse, enigmatike dhe është shumë më e madhe se ai... E dëshpëruar, ajo mban një të fshehtë. Një ditë zhduket pa lënë gjurmë. Vetëm shumë vite më vonë, ai e takon përsëri. Një hulumtim gati kriminalistik i një dashurie të çuditshme dhe një të kaluare të ndrydhur.
810 Lekë 900 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Nazisti dhe berberi, Edgar Hilsenrath

Me sa duket, romancieri Edgar Hilsenrath ka arritur të pamundurën me romanin e tij 'Nazisti dhe berberi' - një satirë për hebrenjtë dhe SS-ët... një roman aventurash, i përgjakur, grotesk, i çuditshëm dhe njëkohësisht me një lakonikë mizore, që rrëfen me një humor të zi për kohë të errëta.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar