Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Dyshimi, Ashley Audrain
  • Dyshimi, Ashley Audrain

Dyshimi, Ashley Audrain

Botimet Dudaj

Një dramë psikologjike, e tensionuar, që ka në qendër krijimin dhe rrënimin e një familjeje – dhe një grua, përjetimi mëmësor i së cilës nuk ka të bëjë aspak me atë që ka shpresuar, por me gjithçka që i druhej.

1 200 Lekë
1 080 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dyshimi
Kategoria: Roman
Autori: Ashley Audrain
Perktheu: Ilir Pustina
Botues: Dituria
Viti: 2023
Fq. 318
Pesha: 0.450 kg
ISBN: 978-9994-306-99-2
Ky libër është në gjuhën shqipe



Mbi librin


Ngjarja më e pritur e vitit. Botuar njëkohësisht në 34 vende të botës.

Një dramë psikologjike, e tensionuar, që ka në qendër krijimin dhe rrënimin e një familjeje – dhe një grua, përjetimi mëmësor i së cilës nuk ka të bëjë aspak me atë që ka shpresuar, por me gjithçka që i druhej.

Blajth Konor është e vendosur për të qenë një nënë e ngrohtë dhe e dashur për foshnjën e saj, Violetën. Një nënë që ajo vetë nuk e pati kurrë. Por, që në ditët e para rraskapitëse të mëmësisë, Blajthi krijon bindjen se ka diçka që nuk shkon tek e vogla e saj – ajo nuk sillet njëlloj si fëmijët e tjerë.

Apo mos vallë gjithçka është në kokën e Blajthit? I shoqi, Foksi, mendon se ajo po përfytyron gjëra. Sa më shumë që Foksi i injoron frikërat e saj, aq më tepër Blajthi fillon të vërë në pikëpyetje shëndetin e saj mendor dhe aq më shumë ne fillojmë të vëmë në pikëpyetje atë që Blajthi po na rrëfen lidhur me jetën e saj.

Më pas vjen në jetë djali i tyre, Semi. Blajthi krijon atë lidhje të bekuar që gjithmonë ka ëndërruar në raport me krijesën e saj. Edhe Violeta duket se e do vëllanë e saj të vogël. Por kur jeta e tyre befas ndryshon, shkëputja e saj shkatërruese e detyron Blajthin të përballet me të vërtetën.

Detajet e librit
9789994306992
9789994306992
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Muza

Ngrohtësia e dëborës, Sabrina Grementieri

Dhe për Matiasin, fëmijën e lindur nga një marrëdhënie e shkurtër me Rikardon, Anxhelika është e gatshme të bëjë gjithçka. E ka rritur e vetme, pa thënë asgjë babait të fëmijës: e dinte që dy botët e tyre ajo, mësuese e përkohshme skish, ai, djalosh milanez nga familje e shkëlqyer - ishin të papajtueshme dhe se ai fëmijë nuk ishte fryt i dashurisë, por...
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Matja e botës, Daniel Kehlmann

Romani ngjall emocione thellësisht frymëzuese rreth përpjekjeve të racionalitetit më të lartë në betejë me natyrën e egër dhe mizore të njerëzimit. Në vitin 1828, Gausi, një matematikan, fizikan dhe astronom ftohet, nga Aleksandër fon Humbold, eksplorues, gjeograf dhe shkencëtar, të shkojë në Berlin ku do të mbahet një kongres shkencëtarësh.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Enigma e një fundi, Julian Barnes

Këmbëngulja mbi rolin e kohës dhe qëllimi për "t'i dhënë kuptim mënyrës se si i japim kuptim botës". Toni Uebster është një burrë pa cilësi, si në studime, në punë, në ndjenja e me gjasë edhe në seks. Jeta e Toni Uebsterit ka qenë një lumë relativisht i qetë.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Motra e mirë, Sally Hepworth

Fern Kasëlli punon në bibliotekën shtetërore të Bejsajdit. Tri herë në javë darkon me motrën binjake, Rozën. Shmang sa të jetë e mundur turmat, dritat dhe zhurmat e forta. Ferni ka një jetë të ndërtuar me kujdes dhe prishja e rutinës mund të jetë… e rrezikshme.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K4R3

Botuesi: Skanderbeg Books

Askund, J.M. Coetzee

I ndrydhur në jetën e plogështisë koloniale dhe i zënë në grackën e një rrjete trysnish, një fermer i pafuqishëm e vetmitar, gjen prehje në krahët e nje dashnoreje me ngjyrë, që është shërbyesja e tij. Por kur e bija, Magda, një beqare e dëshpëruar, nis të ndiejë turp nga kjo, përplasja i jep fund paqes mes tyre.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2203

Botuesi: Bota Shqiptare

Të fshehtat e një gruaje, Salwa Al Neimi

Një rrëfim i pacipë dhe sensual i një Sheherezadeje të kohëve moderne. Një intelektuale siriane studion të fshehtat, të paktën kështu beson, të traktateve erotikë të arabëve të lashtë. Derisa ajo ftohet zyrtarisht për të marrë pjesë në një simpozium mbi këtë temë.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Gjuetia e ethshme e deles, Haruki Murakami

Jeta e tij ishte si një makth që përsëritet: një tren që nuk të shpie gjëkundi. Por një jetë e zakonshme do të marrë një kthesë të jashtëzakonshme. Ky është një nga romanet më të hershme të Murakamit, një botë plot magji shprehur në një nga veprat më të mira të shkrimtarit më të këndshëm të Japonisë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

E fshehta e shërbëtores, Freida McFadden

Është e vështirë të gjej një punëdhënës që nuk më pyet shumë për të kaluarën time. Prandaj falënderoj yllin tim fatsjellës që Garrikët, si për mrekulli, më pajtojnë për të pastruar apartamentin e tyre fantastik prej nga shikohet i gjithë qyteti dhe për të përgatitur ushqime të shijshme në kuzhinën e tyre plot dritë. Mund të punoj ca kohë këtu pa rënë në...
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Të padukshmet, Lara Prescott

Sekretare që shndërrohen në spiune, mes dashurisë dhe detyrës, mes sakrificave – frymëzuar nga historia e vërtetë e komplotit të CIA-s për të depërtuar në zemrat dhe mendjet e Rusisë Sovjetike jo nëpërmjet propagandës, por përmes historisë më të madhe të dashurisë së shekullit XX: “Doktor Zhivagos”.
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 9789928837219

Botuesi: Living

Terapisti, B. A. Paris

Teksa Liza përpiqet të ambientohet e të njihet me fqinjët, një sekret tronditës del në dritë. Në shtëpinë e saj fshihet një histori rrëqethëse, dhe lidhja që ajo ndien me terapisten që ka jetuar aty më parë, bëhet gjithmonë e më e fortë. E pushtuar nga kureshtja dhe nga frika, ajo nuk ndalet së kërkuari të vërtetën, por askush nuk dëshiron të flasë. Sepse...
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje