Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Ngrohtësia e dëborës, Sabrina Grementieri
  • Ngrohtësia e dëborës, Sabrina Grementieri

Ngrohtësia e dëborës, Sabrina Grementieri

Muza

Dhe për Matiasin, fëmijën e lindur nga një marrëdhënie e shkurtër me Rikardon, Anxhelika është e gatshme të bëjë gjithçka. E ka rritur e vetme, pa thënë asgjë babait të fëmijës: e dinte që dy botët e tyre ajo, mësuese e përkohshme skish, ai, djalosh milanez nga familje e shkëlqyer - ishin të papajtueshme dhe se ai fëmijë nuk ishte fryt i dashurisë, por një dëshirë të zjarrtë që i përfshiu për nja dy javë, për t'u shkrirë pastaj si débora në shenjat e para të pranverës.

12,84 CHF
11,56 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:Ngrohtësia e dëborës
Origjinal:Il calore della neve
Kategoria:Roman
Autori:Sabrina Grementieri
Përktheu:Adrian Beshaj
Botues: Muza Botime
Viti: 2022
Fq. 358
Pesha: 0.490 kg
ISBN:978-9928-316-28-8
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

Mali i Alto Adixhes, shtëpia e gjyshërve dhe një fëmije trevjeçar. Janë pikërisht këto gjërat nga të cilat Anxhelika, një njëzetekatërvjeçare kokëfortë, nuk do të hiqte dorë kurrë.

Dhe për Matiasin, fëmijën e lindur nga një marrëdhënie e shkurtër me Rikardon, Anxhelika është e gatshme të bëjë gjithçka. E ka rritur e vetme, pa thënë asgjë babait të fëmijës: e dinte që dy botët e tyre ajo, mësuese e përkohshme skish, ai, djalosh milanez nga familje e shkëlqyer - ishin të papajtueshme dhe se ai fëmijë nuk ishte fryt i dashurisë, por një dëshirë të zjarrtë që i përfshiu për nja dy javë, për t'u shkrirë pastaj si débora në shenjat e para të pranverës.

Kështu, Anxhi iu kushtua plotësisht vogëlushit, madje duke mos e lënë veten të shpërqendrohej nga një dashuri e vërtetë, e pjekur dhe e fuqishme: Rioja ka qenë gjithnjë një mik për të dhe për Matiasin, por tani ajo ndjenjë është rritur duke u shndërruar në diçka shumë më të thellë, që dridhet për t'u çliruar nga fshikëza dhe për të shpalosur flatrat e saj. Por kur Rikardoja bëhet sërish i gjalle, gjithçka ndryshon: jeta e Anxhelikës dhe e njerëzve që e duan gjendet papritur nderdyzash, në buzë të greminës.

Detajet e librit
Muza
9789928361288
9789928361288
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Parfume, Philippe Claudel

Me të mbërritur në Nansi, zë një apartament te "Rruga e Madhe", nr. 27, në lagjen më të vjetër të qytetit. Jam 19 vjeç. Eshtë muaji shtator i vitit 1981. Atje gjithçka është e ende e pistë, e zezë, familjet janë të varfra, me shumë fëmijë, shpesh nga Portugalia. Macet bëjnë lirshëm dashuri dhe shtohen pa pikë turpi nën hijen e kishës Sen-Epvrë.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Tula, Jurgis Kuncinas

Në thellësi të romanit ndeshim një galeri të pasur personazhesh të jashtëzakonshëm të këtij distrikti të pa përsëritshëm... si profesori i kimisë me problemet e tij ekzibicioniste, pasardhësi lituanez i shekullit të XV që gdhend me obsesion maska druri gjatë gjithë natës, njerëz të pamoralshëm apo me histori komplekse kulturore a spirituale.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Fëmijët e Hansenit, Ognjen Spahic

Është fundi i viteve 1980. Europa është gati të ndryshojë përgjithmonë. Në një cep të Rumanisë, dy burra presin që edhe realiteti dhe fati i lebrozit që u ka rënë për pjesë të ndryshojë. Ky libër unik dhe tronditës ofron pamjet e një bote që lexuesi nuk i ka ndeshur më parë. Frikë për të thënë të vërtetën, mprehtësi, trishtim, surrealizëm, miqësi dhe horror.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000306

Botuesi: Botimet Dudaj

Furia, Salman Rushdie

Furia është një vepër me energji shpërthyese, një komedi e pamëshirshme dhe e zezë, një studim thellësisht shqetësues i anës më të errët të natyrës njerëzore dhe një histori dashurie që të lë pa gojë. Gjithashtu është edhe një portret mbresëlënës i Nju-Jorkut.
7,22 CHF 8,03 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Foleja e nepërkave, François Mauriac

Foleja e nepërkave është shembulli më i lartë i artit të Mauriacut. Në të gjithë letërsinë mund të gjenden pak hulumtime më të frikshme të një shpirti të gërryer nga krenaria, koprracia dhe urrejtja. Tema e këtij romani të jashtëzakonshëm është më emocionuesja në botë - beteja për një shpirt njerëzor.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Motra në hije. Historia e Starit, libri i tretë

Jeton e lumtur dhe e sigurt në shtëpinë e saj në Lake District, pranë librave e me pasionin për natyrën. Por peng i disa rrethanave, Flora detyrohet të shkojë në Londër, në shtëpinë e Alisë Kepelit, një prej aktoreve më famëkeqe të shoqërisë së asaj kohe. 
13,48 CHF 14,98 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Vrasësja, Aleksandros Papadiamantis

"Vrasësja" është një gur themeli i letërsisë së re greke. Edhe para saj, më të rrallë, ku u jepej rasti ta takonin, njerëzit e letrave, pavarësisht paraqitjes së tij të thjeshtë gati – gati prej oshënari, i drejtoheshin me nderim zoti Aleksandër; ishte pranuar, thënë ndryshe, prej shumëkujt si një zë me mjaft peshë në letërsinë greke të kohës.
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Not kundër rrymës, Nenad Joldeski

Joldeski, i njohur për stilin e tij poetik dhe filozofik, krijon një histori që sfidon rrymat e zakonshme të jetës, duke eksploruar ndjeshmëri të thella dhe dilema njerëzore. Një roman që dëshmon se talenti dhe arti i bukur bëhet edhe pranë nesh, ne anën tjetër të liqenit të Ohrit.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Z, Vassilis Vassilikos

Z - Orgjia e pushtetit është një roman-dokumentar tronditës për vrasjen e politikanit të shquar grek Grigori Lambraki - personazhi "Z" në vepër. Vrasja nga forca paraushtarake të inkurajuara nga shteti ndodhi më 22 maj 1963, gjatë një mitingu për paqen.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Hotel “Silence”, Auður Ava Ólafsdóttir

Gjendur në këto rrethana, vendos ti bëjë një vizitë nënës në azilin e pleqve. Në kokën e tij vërtitet mendimi se vetëm me largimin nga nga kjo jetë, i vjen edhe fundi kalvarit të vuajtjeve. Blen një biletë vetëm vajtje, pa kthim, larg, për në një vend të humbur dhe të rrënuar nga lufta, si vendi më i mirë për t’i dhënë fund gjithçkaje. 
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Macja, Sidonie – Gabrielle Colette

Pas martesës, Saha fillon të dobësohet, prandaj Aleni vendos ta marrë me vete në apartamentin e ri të çiftit. Në një tension dhe xhelozi në rritje, prania e kafshës minon në mënyrë të pakthyeshme bashkëjetesën e tyre dhe Aleni do të jetë i detyruar të zgjedhë o njërën, o tjetrën.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje