• Banner

Historia çuditërisht e shkurtër e njeriut, Güray Süngü

Zana qeshi sërish. Në fakt ajo qeshte pas çdo fjale që thoja; por si mund të qeshte edhe më shumë në raste të tilla? Me sa duket, po bie në dashuri. Dashuria e pushimit.

400 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Historia çuditërisht e shkurtër e njeriut
Origjinali: İnsanın Acayip Kısa Tarihi
Gjinia: Roman
Autori: Güray Süngü
Shqipëroi: Evans Drishti
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2018
Fq. 144
Pesha: 0.213 kg
ISBN: 978-9928-251-82-4
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Zana qeshi sërish. Në fakt ajo qeshte pas çdo fjale që thoja; por si mund të qeshte edhe më shumë në raste të tilla? Me sa duket, po bie në dashuri. Dashuria e pushimit. Edhe unë nisa të qesh gjithë kënaqësi. Më pas vura mollën në gojë dhe e kafshova. E përtypa. Ishte shumë e shijshme, e pabesueshme. Si të ishte një frut parajse. Më pas kapërdiva kafshatën e parë. Në atë çast ndodhi diçka. Në qiell. Jo, more, ç'ne në qiell! Ha, ha, ha shumë e këndshme. Unë pra. Po qesh. Unë, unë... Është një ëndërr kjo...

Detajet e librit
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Mediaprint

Më kujto, Kerry Lonsdale

"Më kujto" është një thirrje për dashurinë e harruar, është një libër që eksploron pasojat shkatërruese të humbjes, euforinë e gjetjes së dashurisë përsëri dhe pasojat e zbulimit të së vërtetës për ata që duam.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Flokë flakë të kuq, Kostas Mourselas

Një roman klasik karakteresh. Një roman psikologjik me skenë shoqërore të ngurtë dhe erotizëm të fortë. Një roman që ngjason me një pikturë të Hieronymus Bosch-it, por që mban në kopertinë fragmentin e një pikture të Helidon Halitit. Një roman nga shkrimtari dhe skenaristi i mirënjohur grek Kostas Mourselas që nuk përshkruhet.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Kupidët kokëkrisur, Jennie Dorny

Ndoshta nuk e dini, por mbi kokat tuaja, retë e llojeve dhe madhësive të ndryshme janë të banuara nga kupidët,këto qenie të përkushtuara ndaj dashurisë që, prej mijëvjeçarësh, i lëshojnë shigjetat e tyre në zemrat njerëzore.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Banda e fëmijëve, Roberto Saviano

Dhjetë djelmosha me skutera kaluan si shigjetë në kah të kundërt të trafikut drejt sundimit të Napolit. Pesëmbëdhjetëvjeçarë me nofka lodracake - Marazhai, Peshku i Flashkët, Dhomçi, Lollipopi, Droni - këpucë firmato, familje normale dhe emrin e të dashurës tatuazh në lëkurë. Adoleshentë që s'kanë të ardhme dhe as që e besojnë atë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Eva e njerëzimit, Giovana Fletcher, Tom Fletcher

Për të janë përzgjedhur 3 kandidatë. E ardhmja e njerëzimit është në duart e saj. Ajo gjithmonë e ka pranuar fatin. Derisa takoi Bramin. Eva do që të vendosë vetë për jetën e saj. Por si mund të zgjedhë mes dashurisë dhe të ardhmes së racës njerëzore?

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Udhëtim në fund të natës, Louis-Ferdinand Celine

Skandal që vërtet s'ka ndal! Udhëtimi selinean tej skajnatës mbetet unikal në historinë e shkrimit. Skandal i së Keqes dhe Mjerimit total, pllakosur sheshit jo si befasi të udhës, por si kanun kushtetues i ekzistencës dhe zemberek i vetë qenies, të cilit hipokrizia e dekorit të jargavitur moralist nuk i lëviz dot as qimen.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2646

Botuesi: Botimet Dudaj

Regetimat e drites se mengjesit, Fabio Volo

Elena nuk është e kënaqur me jetën e saj. Martesa tërhiqet zvarrë, pa pasion dhe pa asgjë të re. Tashmë i shoqi i është bërë si vëlla. ("Nuk jetojmë bashkë, bashkë ne vrasim kohën. Menduam si budallenj se dy fatkeqësi të bashkuara mund t'i jepnin jetë një lumturie.")

Çmimi 950 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Buzuku

Lulet e rrënimit, Patrick Modiano

Më 24 prill 1933 dy bashkëshortë të rinj vetëvriten në apartamentin e tyre parisien. Asaj nate, ata do të kishin takuar shumë njerëz, të cilët shkonin shpesh në një vallëzim. Tridhjetë vjet më vonë rrëfimtari përpiqet ta rikrijojë historinë e tyre, e cila duhet të jetë puqur me të tijën.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

E vetmja dashuri, Laurence Plazenet

Zonjusha d'Albreht humbet nënën në moshë fare të re dhe i ati e rrit në një mjedis të rreptë, pa shfaqur kurrë haptas ngrohtësinë ndaj saj, ndërkohë që fshehtas e llaston me dhurata. Ajo është vetëm 15 vjeçe kur njihet me zotin Ramon, mësuesin e saj privat, një burrë i mistershëm që i zgjon vajzës drithërimat e para shpirtërore dhe fizike.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Pegi

Sytë e verdhë të krokodilëve, Katherine Pancol

Kjo është historia e një gënjeshtre. Por është edhe një histori me dashuri, miqësi, tradhëti, para dhe ëndrra. Jozefina, heroina e kësaj historie, do të gjendet shumë shpejt e braktisur nga i shoqi, me të bijën që e përçmon, me një nënë që vetëm e kritikon dhe me një motër që e nënvlerëson.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001480

Botuesi: Botimet Dudaj

Vajza që luante me zjarrin, Stieg Larsson

Lisbetë Salanderi, gjeni në kompjuter dhe grua e pavarur, ka mësuar të përdorë çdo armë të mundshme për arritjen e qëllimeve të saj. Ajo nuk harron e nuk fal dhe kur zbulon korrupsion apo abuzim, sidomos me gratë, është e pamëshirshme.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)