• Banner

Stambolli, Kujtime dhe qyteti, Orhan Pamuk
  • Stambolli, Kujtime dhe qyteti, Orhan Pamuk
  • Stambolli, Kujtime dhe qyteti, Orhan Pamuk
  • Stambolli, Kujtime dhe qyteti, Orhan Pamuk

Stambolli, Kujtime dhe qyteti, Orhan Pamuk

Duke shkruar një rrëfim mbi ngjarjet e largëta historike, autori nënvizon historinë e tij dhe të familjes, përmes rrëfimeve të gjyshes, fotografive dhe gravurave. Dhe s'ka rëndësi, në është fjala për vizitën e Floberit në Stambollin e vitit 1850 apo për marrjen e Konstandinopolit.

1 400 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Stambolli - Kujtime dhe qyteti
Gjinia: Roman, autobiografi
Autori: Orhan Pamuk
Shqipëroi: Rubin Hoxha
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2010
Fq. 408
Pesha: 0.43 kg
ISBN: 978-99943-351-534

Mbi librin

Duke shkruar një rrëfim mbi ngjarjet e largëta historike, autori nënvizon historinë e tij dhe të familjes, përmes rrëfimeve të gjyshes, fotografive dhe gravurave. Dhe s'ka rëndësi, në është fjala për vizitën e Floberit në Stambollin e vitit 1850 apo për marrjen e Konstandinopolit. Pamuku ka bërë për "mitin" kulturor të Stambollit po atë gjë që ka bërë Andrej Bjellij me Petërburgun, apo Xhojsi me Dublinin. Epigraf për librin është vargu i poetit turk Ahmet Rasim: "Bukuria e peisazhit fshihet në trishtimin e tij".

Sipas Orhan Pamukut, Stambolli është një qytet shumë melankolik, trishtimi është ndjenja kryesore që të ngjall ai. Temat kryesore të shkrimtarit janë konflikti ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, islamit dhe kristianizmit, traditave dhe bashkëkohësisë. Për shembull, konflikti ndërmjet oksidentit dhe islamizmit dhe islamizmit në Turqinë bashkëkohore është tema kryesore e romanit "Bora" (2002).

Me refleksionet qe e karakterizojnë Pamukun libri "Stambolli. Kujtime dhe qyteti" përftoi po të tillë natyrë reflektive - libri është një guidë nëpër ndjesitë stambolljane dhe shpirtin e Stambollit, një poetizim i qytetit, të cilin lexuesi shqiptar e ka ndeshur për herë të parë në poezinë e Nazim Hikmetit. Shkrimtari i madh turk Orhan Pamuk, fitues i Nobelit më 2006 ndjek genius loci të Stambollit, duke ndërthurur kujtimet e veta me historinë e tij kulturore, në të cilin autori ka jetuar për mbi 50 vjet.

Autori i rrëfen lexuesit monumentet dhe parajsën e humbur të Stambollit, rrugicat e ngushta, vilat dhe kanalet osmane; na njeh me shkrimtarët, artistët dhe gazetarët. Në një mënyrë prekëse, tërheqëse dhe të magjishme Pamuku e transformon këtë biografi të pazakontë, të filluar si "portret artisti në rini", duke e shndërruar në "portret artisti në qytet". Ky libër është njëkohësisht edhe historia e qytetit, edhe autobiografia e shkrimtarit.

Pamuku na fton në qytetin e fëmijërisë së tij, të ndajë me ne frikërat dhe gëzimet, por paralelisht na rrëfen për Stambollin, qytetin e tre perandorive.Teksti i librit të Orhan Pamukut "Stambolli. Kujtime dhe qyteti" është tërheqës dhe enigmatik, sikundër është tërheqëse dhe enigmatike vetë atmosfera e Stambollit. Fenomeni i qytetit gjendet në historinë e tij të begatë e marramendëse, në ato shtresa, të cilat, pa i përzier, e madje pa i prekur, gjallojnë në hapësirën mistike të Levantit.

Orhan Pamuk shtron pyetjen për vete dhe për ne: "Ku qëndron misteri i Stambollit?"Autori e dashuron Stambollin për shkak "të rrënojave të tij, pikëllimit, për madhështinë e shkuar dhe të humbur tashmë". Për Pamukun është i shtrenjtë mendimi, se me ndihmën e arsimimit dhe kulturimit mund të përnaltësohen bashkë me perandorinë, misticizmi sufi, dervishlerët me leximin e librave të vjetër me germa arabe bashkë me kulturën e hollë e të rafinuar".

Shkrimtari rreh të kapë "frymën dhe shpirtin e qytetit": "Por që ta kapë këtë frymë, që të zbulojë ndër rrënoja bukurinë dhe ta kuptojë, se ajo është gjëja më e rëndësishme e veçanësisë së qytetit, duhet ndërmarrë një udhëtim i koklavitur, i ngatërruar dhe i mbushur plot me pasione".Librin mund ta lexosh e rilexosh, duke iu kthyer rreshtave të tij, të kridhesh në nostalgjinë e fotografive bardhë-e-zi, duke humbur në nostalgjinë e labirinteve të kohës dhe kujtesës, në të cilat gjen lehtësim dhe ëndje.

Bashkë me autorin lundrojmë dhe ne me anije nëpër Bririn e Artë: "Përtej xhamave kërkëllitës të anijes pluskonin shtëpi të vjetra, lagjet gjysmë të shkretuara greke të Fenerit, të braktisura prej banorëve për shkak të ngushtimit të pandërprerë nga ana e shtetit, pallati i Topkapisë, që në sfondin e reve të zeza dukej edhe më enigmatik se zakonisht, Sulejmania, kodrat e Stambollit, silueta e qytetit, e krijuar me konturet e kishave dhe xhamive".

Dhe kohë pas kohe ne ulim vështrimin mbi librin e hapur mbi gjunj: "Pështjellimet e jetës, ashtu si tallazitjet e melodisë dhe peripecitë që ngërthejnë historinë, herët apo vonë i aviten fundit, ndërsa imazhet e qytetit që pluskojnë para syve tanë mbeten përgjithmonë me ne në ëndrrat dhe kujtesën tonë".

Mbi autorin

Orhan Pamuk ka lindur në 7 qershor 1952 në Staboll në një familje të pasur. I ati ka qenë inxhinier. Ai studioi në Kolegjin Robert dhe më pas për arkitekturë në Universitetin Teknik të Stambollit dhe njëkohësisht të gazetarisë në Universitetin e Stambollit. Në vitin 1982 u martua me Aylin Turegen, me të cilën u divorcua më 2001. Ka një vajzë, Ruyan (1991). Në vitet 1985- 1988 u mor me kërkime pranë Universitetit të Kolumbias në Nju Jork dhe për një kohë të shkurtër në Universitetin e Iouas. Orhan Pamuk jeton në Stamboll.

Përvojën e tij të një jete mes traditës osmane të familjes dhe përqasjen me stilin perëndimor të jetës, ai e ka përshkruar me tri gjeneratat në romanin e tij të parë "Xhevdet Beu dhe të bijtë" (1982) dhe më pas reflektimet e lëvizjeve shoqërore të kohës në romanin "Shtëpia e heshtjes" (1983). Popullariteti i tij ndërkombëtar nis me botimin e romanit "Kështjella e bardhë" (1985), roman historik për Stambollin e shekullit 17. Ky është libri i parë i botuar në gjuhën angleze.

Më pas njohja e tij pason me botimin e romanit "Libri i zi" (1990), që provokoi debate në Turqi për shkak të referencave të tij sufiste. Mbi këtë libër është bazuar edhe filmi "Gizli Yuz" (1992). Romani "Jeta e re" (1994) që pason veprën e tij është një rrëfim mbi shpirtin mistik dhe reminishencat e kulturës popullore dhe miteve turke, përmes një të ashtuquajturi libër me një aftësi për të të ndryshuar jetën nëse e lexon.

Në vitin 2000 Orhan Pamuk prezantohet me "Unë jam e kuqja", ku siç shprehet ai, tema kryesore është raporti mes Lindjes dhe Perëndimit, mes përshkrimit nëpërmjet pikëpamjeve të ndryshme të artistëve të lidhura me këto kultura. Romani i tij "Bora" (2002) i vendos ngjarjet në kufirin lindor të Turqisë, në qytetit Kars, dikur kufiri mes perandorisë osmane dhe asaj ruse.

Romani përshkruan konfliktet politike dhe fetare të turqve të sotëm përmes jetës së një shkrimtari të mërguar në Perëndim. Në vitin 2004 Pamuk boton "Stambolli: Kujtime dhe qyteti", një portret i tij për qytetin e lindjes, i bazuar në melankolinë që sheh në jetën e njerëzve të këtij qyteti. Të gjithë veprat e Pamuk kanë gjurmë autobiografike.

Qysh në fëmijërinë e tij, Pamuk ka lexuar lehtësisht në gjuhët frënge, ruse dhe angleze. Orhan Pamuk është i pari autor musliman që doli në mbrojtje të hapur të Salman Ruzhdie. Po kështu Orhan Pamuk mbajti qëndrim edhe ndaj gjyqit kundër kolegut të tij Jashar Qemal në vitin 1995. Edhe vetë ai është përndjekur nga shteti i tij pas denoncimit që bëri në një intervistë të tij në Zvicër për vrasjen e 30 mijë kurdëve dhe një milion armenëve nga Turqia si dhe për "atmosferën tmerruese" të asaj kohe.

Ai u quajt shpejt renegat i vendit të tij, gjë që i bën edhe sot shumë turq të mos e kenë shumë për zemër dhe ta pranojë me shumë vështirësi këtë fitore të Pamuk edhe si të tyren. Por presioni ndërkombëtar në mbrojtje të tij ka qenë shumë i madh. Orhan Pamuk është botuar në dhjetëra gjuhë të botës dhe vitet e fundit ka qenë në listën e autorëve më të shitur në Perëndim. Vepra e tij rreshtohet në rrëfimet postmoderniste dhe është krahasuar nga kritika me atë të Kafkës, Borhesit, Kalvinos dhe Markezit.

 

Detajet e librit
SKU001239
I ri
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000600

Botuesi: Skanderbeg Books

Kështjella e bardhë, Orhan Pamuk

"Kështjella e bardhë" është një roman i shkurtër, një dialog i lirë rreth modernizimit dhe ironisë së tij. Rrëfyesi në vepër është një dijetar dhe inxhinier i ri venecian, i rrëmbyer nga turqit gjatë udhëtimit të tij me anije nga Venecia në Napoli.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000606

Botuesi: Skanderbeg Books

Bora, Orhan Pamuk

Poeti i njohur turk Ka, i cili prej vitesh jeton si emigrant në Gjermani, kthehet në atdhe. Ai rrugëton për në verilindje të vendit dhe mbërrin në qytetin kufitar Kars, dimrat e të cilit janë të acartë e të akullt.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001593

Botuesi: Skanderbeg Books

Baulja e babait, Orhan Pamuk

Unë shkruaj sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj sepse nuk mund të bëj si të tjerët, një punë norma­le. Shkruaj që libra si të mitë të jenë të shkruar dhe që t'i lexoj. Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur me të gjithë ju, me tërë botën.

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001673

Botuesi: Skanderbeg Books

Muzeu i pafajësisë, Orhan Pamuk

Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. "Muzeu i pafajësisë" është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional.

Çmimi 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2554

Botuesi: Skanderbeg Books

Shtëpia e heshtjes, Orhan Pamuk

Shtëpia e heshtjes është një roman intrigues për lojën e tij me strukturën, përshkrimin universal të shoqërisë së luhatur mes Lindjes dhe Perëndimit. Shtëpia e heshtjes nuk mban vetëm sekretin dramatik të një familjeje turke. Ai është një roman i ndjenjave njerëzore, një afresk i madh i Turqisë moderne.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Eja me mua, Roberto Saviano

Tetë kapituj, tetë histori, një portret unik të Italisë së sotme të nënshkruar nga autori i bestseller-it ndërkombëtar Gomorra. Roberto Saviano gërmon brenda disave prej plagëve të vjetra dhe të reja që brengosin Italinë: njohja e munguar e vlerës së Bashkimit kombëtar, mekanizmi i pabesë i makinës së baltës.

Çmimi 750 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Nusja e virgjër, Sonia Topazio

Sonia Topazio ka lindur në Potencë më 8 shtator 1969. Është e martuar dhe banon në Romë. Në vitin akademik 2000-2001 u diplomua për letërsi moderne pranë Universitetit të Romës "La Sapienza". Gjithashtu ka kryer kurse menaxhimi në Universitetin Politeknik të Milanos, si dhe për gazetari investiguese.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001581

Botuesi: Skanderbeg Books

Platforma, Michel Houellebecq

Michel, një nëpunës i administratës shtetërore franceze, vendos të marrë një udhëtim të zakonshëm pushimesh në Tailandë. Në këtë rastësi të tij, ai do të gjendet, herë si spektator, e herë si aktor, në rrjetin e turizmit seksual botëror.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Historia e një pulëbardhe dhe e maçokut që e mësoi të fluturonte, Luis Sepulveda

Historia e një pulëbardhe dhe e maçokut që e mësoi të fluturonte është libri që ka pushtuar zemrat e miliona lexueve të çdo moshe. Pasi u zhyt në një njollë vaji në ujërat e Detit të Veriut, pulëbardha Kengah, gati duke vdekur, ndalon në ballkonin e maçokut Zorba, të cilit i merr tri premtime: të mos e hajë vezën që ajo po lind, të kujdeset e t'i mësojë...

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2673

Botuesi: Pegi

Revolta e Atlasit, Ayn Rand, vol.1

Revolta e Altasit" është një celebrim i jetës dhe i lumturisë... Individët krijues, qëllimet e pastra dhe racionaliteti arrijnë gëzimin dhe përmbushjen. Parazitët, që vazhdimisht shmangin qëllimshmërinë dhe arsyen, shkatërrohen me të drejtë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: SARAS

Qyteti bri lumit, V. S. Naipaul

Libri është një lloj autobiografie e një shkrimtari që la vendin e tij Indinë, për t'u shkolluar e më pas për t'u bërë një nga autoritetet e mendimit në Britaninë e Madhe. Është një përplasje e kulturave, mentaliteteve, botëve të vjetra që kanë dominuar fatet e njerëzimit.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000834

Botuesi: OMSCA-1

Gënjeshtrat e grave, Ludmilla Ulickaja

U lind në 1943 në Daklanovo të Bashkirias. Që në vogëli jeton në Moskë, ku ka mbaruar edhe studimet për biologji në Universitetin Shtetëror të Moskës. Nga kritika është quajtur përfaqësuesja më e denjë e romanit dhe tregimit bashkëkohor rus.

Çmimi 650 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Djem jete, Pier Paolo Pasolini

Riçeti, Kaçota, Lenceta, Begaloni, Alduçoja e të tjerët janë çunakë nënproletarë romanë. Ata vërshojnë nga borgatat e Romës së viteve pesëdhjetë për t'ia mësyrë drejt qendrës, duke përshkuar një rrugëtim pikaresk të mbushur me ndodhi komike, tragjike, groteske.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Jetë pas jete, Kate Atkinson

Po sikur të të jepet mundësia ta jetosh jetën përsëri e përsëri, deri sa, më në fund, ta bësh ashtu siç duhet? Po sikur të kemi një mundësi të dytë për gjithçka? Po sikur të kemi një pafundësi mundësish për ta jetuar jetën? A do të ishe gati ta shpëtoje botën nga fati i pashmangshëm? A do të doje?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Pasi kam thënë natën e mirë, Pierre J. Mejlak

Ajo i kishte thënë atij, pikërisht pak minuta pasi ishin takuar në bar, që tashmë ajo kishte një të dashur në shtëpi, i cili ishte i përsosur për të. Por kur tha ato fjalë, nuk ishte e vetëdijshme se sytë e saj po e largonin që andej. Ai filloi një histori tjetër, të katërtën që u fol atë natë në bar. Të dytën për të.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Letër dashurie në shkrimin kuneiformë, Tomas Zmeskal

Në polifoninë marramendëse të këtij romani, të cilën Zmeshkal ka marrë përsipër ta dirigjojë, zërat e dy të dashuruarve, Jozefit dhe Kvetës, ngrihen me nota veçanërisht intensive: domosdoshmëria për të rivendosur një lidhje të këputur në mënyrë të panatyrshme bën të mundur alkiminë e rrëfimit, me të cilën historitë anësore lidhen si pjesëza të së njëjtës...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Burri që vëzhgonte gratë, Hjorth & Rosenfeldt

 Sebastiani kërkon dëshpërimisht të vërë rregull në jetën e tij kaotike. Zbulimi se është babai i një vajze, Vanjës, mund të jetë çelësi i qëndrueshmërisë së shumëdëshiruar. Por, a duhet t’ia tregojë të vërtetën dhe të rrezikojë shkatërrimin e jetës dhe të karrierës së saj? Pas përpjekjesh energjike, me t’u bërë pjesë e hetimit, Sebastiani mëson se...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)