• Banner

  • Bora, Orhan Pamuk
  • Bora, Orhan Pamuk

Bora, Orhan Pamuk

Poeti i njohur turk Ka, i cili prej vitesh jeton si emigrant në Gjermani, kthehet në atdhe. Ai rrugëton për në verilindje të vendit dhe mbërrin në qytetin kufitar Kars, dimrat e të cilit janë të acartë e të akullt.

1 600 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Bora
Origjinali: Kar
Gjinia: Roman
Autori: Orhan Pamuk
Shqipëroi: Drita Cetaku-Turdiu
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2007
Fq.476
Pesha: 0.496 kg.
ISBN: 978-99943-51-09-1 

Mbi librin

Poeti i njohur turk Ka, i cili prej vitesh jeton si emigrant në Gjermani, kthehet në atdhe. Ai rrugëton për në verilindje të vendit dhe mbërrin në qytetin kufitar Kars, dimrat e të cilit janë të acartë e të akullt. Atje merr përsipër të vëzhgojë dhe analizojë zgjedhjet lokale dhe vetëvrasjet mes vajzave të reja myslimane.

Në kushtet e një rënieje të vazhdueshme bore, Ka kryqëzohet nëpër rrugët e qytetit të Karsit, që për shkak të borës së madhe izolohet për disa ditë nga pjesa tjetër e botës. Gjatë këtyre ditëvei hyn nëpër çajtore, bare, shitore e vende ku do të takojë njerëz të shumtë, mes të cilëve një ish-oficer të papunë dhe me ide të çuditshme, i cili në pak ditë do t'ia ndryshojë fatit vetë qytetit, një grup teatror shëtitës me synime të dukshme politike dhe në këto udhëtakime do të ndeshet edhe me liderin e fshehur dhe karizmatik të islamistëve, Kaltrin.

Ka bie shpeh në situata të rënda dhe mbetet peng i gënjeshtrave dhe theshethemeve, por gjatë qëndrimit të tij në hotelin "Karpallas", që drejtohet nga zotit Turgut dhe dy vajza re tij të bukura, Ipeku dhe Kadifja, ai e ndjen se mund të gjejë edhe lumturinë në këtë humbëtirë. Tek dashuria e tij hyjnore për Ipekun, ai do të përpiqet të kompensojë zinë që i pjell ky mjedis i mbuluar nga bora e bardhë, e që shpesh shkon deri në kufijtë e absurdit.

Koment nga Akademia Suedeze për Çmimin Nobel

"Orhan Pamuk është zëri që në kërkim të melankolisë së trishtë të qytetit të tij të lindjes, stambollit, zbuloi simbolet e reja të përplasejes dhe gërshetimit të kulturave."

 

Detajet e librit
SKU000606
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000600

Botuesi: Skanderbeg Books

Kështjella e bardhë, Orhan Pamuk

"Kështjella e bardhë" është një roman i shkurtër, një dialog i lirë rreth modernizimit dhe ironisë së tij. Rrëfyesi në vepër është një dijetar dhe inxhinier i ri venecian, i rrëmbyer nga turqit gjatë udhëtimit të tij me anije nga Venecia në Napoli.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001239

Botuesi: Skanderbeg Books

Stambolli, Kujtime dhe qyteti, Orhan Pamuk

Duke shkruar një rrëfim mbi ngjarjet e largëta historike, autori nënvizon historinë e tij dhe të familjes, përmes rrëfimeve të gjyshes, fotografive dhe gravurave. Dhe s'ka rëndësi, në është fjala për vizitën e Floberit në Stambollin e vitit 1850 apo për marrjen e Konstandinopolit.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001593

Botuesi: Skanderbeg Books

Baulja e babait, Orhan Pamuk

Unë shkruaj sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj sepse nuk mund të bëj si të tjerët, një punë norma­le. Shkruaj që libra si të mitë të jenë të shkruar dhe që t'i lexoj. Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur me të gjithë ju, me tërë botën.

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001673

Botuesi: Skanderbeg Books

Muzeu i pafajësisë, Orhan Pamuk

Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. "Muzeu i pafajësisë" është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional.

Çmimi 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2554

Botuesi: Skanderbeg Books

Shtëpia e heshtjes, Orhan Pamuk

Shtëpia e heshtjes është një roman intrigues për lojën e tij me strukturën, përshkrimin universal të shoqërisë së luhatur mes Lindjes dhe Perëndimit. Shtëpia e heshtjes nuk mban vetëm sekretin dramatik të një familjeje turke. Ai është një roman i ndjenjave njerëzore, një afresk i madh i Turqisë moderne.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001048

Botuesi: Dituria

Dashuri 14, Federico Moccia

Karolina. Një vajzë dhe gjithë bota e saj... marrëdhëniet me prindërit, problemet në shtëpi, paratë që nuk mjaftojnë asnjëherë. Por ajo është e fortë, gazmore, plot imagjinatë. Pastaj kur je katërmbëdhjetë vjeç gjithçka ndryshon me shpejtësi... dhe një ëndërr realizohet! 

Çmimi 1 000 Lekë
More
In Stock

Referenca: SKU000022

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashuri apo urrejtje, Brunilda Zllami

Enea nuk dinte më ç'të mendonte, madje i dukej se nuk e ndjente më veten atu. Ishte mes dy kohëve, duke u endur herë tek njëra dhe herë tek tjetra, por tani e ndjente se duhet të zgjidhte të tashmen. E shkuara ishte tepër larg për t'u rikthyer.

Çmimi 750 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000483

Botuesi: OMSCA-1

Gjuetari i balonave, Khaled Hosseini

I shkëlqyer, fabula tronditëse e të cilit e bën këtë libër të paharrueshëm jo vetëm si një kronikë politike, por edhe si një rrëfenjë të thellë personale... Ndodh rrallë që një libër t'i përshtatet kaq shumë kohësh dhe njëkohësisht të ketë cilësi kaq të lartë letrare.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001324

Botuesi: Toena

Jetë në një kuti shkrepësesh, Fatos Kongoli

Diku, në një apartament luksoz, në një prej pallateve të larta më të reja të kryeqytetit ndodh një krim. Vrasësi është një gazetar, pronar i apartamentit, i cili, pas një bashkëjetese prej dy vjetësh, sapo është ndarë me mikeshën e tij, gjithashtu gazetare, drejtuese e një emisioni të përjavshëm televiziv me VIP-a.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001331

Botuesi: Toena

Alkimisti, Paulo Coelho

Një fabul magjike që tregon se si mund ta dëgjosh zemrën tënde dhe të ndjekësh ëndrrat. Kjo është historia e Santiagos, një bari andaluzian i cili ka ëndërr të udhëtojë nëpër botë në kërkim të thesarit të botës. Nis udhëtimin nga shtëpia e tij në Spanjë, në Egjiptit ndeshet me një plak të çmendur ëndrrën e të cili

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001278

Botuesi: Kokona

David Koperfildi 1, Carls Dikens

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000853

Botuesi: Toena

Bolero në vilën e pleqve, Fatos Kongoli

Dy pleq, në një vilë, dhe një infermiere që kujdeset për ta. Në aktin e fundit të jetës, pleqtë i shkruajnë letra njëri-tjetrit, të cilat i zhdukin pa lënë gjurmë, ndërsa infermierja përpiqet më kot t'i shtjerë në dorë.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000600

Botuesi: Skanderbeg Books

Kështjella e bardhë, Orhan Pamuk

"Kështjella e bardhë" është një roman i shkurtër, një dialog i lirë rreth modernizimit dhe ironisë së tij. Rrëfyesi në vepër është një dijetar dhe inxhinier i ri venecian, i rrëmbyer nga turqit gjatë udhëtimit të tij me anije nga Venecia në Napoli.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001178

Botuesi: Morava

Muzgu, Stephenie Meyer

Ashtu si na ka mësuar edhe Shekspiri, dashuria lartësohet dhe përvëlon shpirtin kur has në pengesa. Te Muzgu, libri me fantazi të jashtëzakonshme i Stephenie Meyer, lexuesit zbulojnë një çift të dashuruarish me kokën mbi re. Bela adhuron Eduardin e pashëm dhe ai ia kthen dashurinë. 

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001247

Botuesi: Kokona

Ana Karenina, vëllimi i parë, L.N. Tolstoj

Për shumë studiues, ky konsiderohet romani më i mirë në botë. Ana Karenina ofron një panoramë të stërmadhe të jetës së kohës në Rusi dhe të njerëzimit në përgjithësi. Në të, Tolstoi përdor njohuritë e tij intensive për të krijuar disa nga personazhet më mbresëlënëse të krijuara ndonjëherë nga letërsia.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001104

Botuesi: Dituria

Viti 93, Viktor Hygo

Kryevepra e fundit në prozë e këtij autori të shquar, i kushtohet temës së Revolucionit Francez. Në një sfond  të pasur historik me ngjarje dramatike e intensive Hygoi paraqet madhështinë e gjithçkaje që ndodh në Francën e asaj kohe.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001152

Botuesi: Bota Shqiptare

Iluminatët, Henry Makow

Qëllimi i iluminatëve është të degradojnë e të skllavërojnë njerëzimin mendërisht dhe shpirtërisht, nëse jo fizikisht. Influenca e këtij grupi është si një kancer që shtrihet në të gjithë shoqërinë. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000607

Botuesi: Skanderbeg Books

Fëmija i pestë, Doris Lessing

Harieta dhe David Lovat duan të njëjtat gjëra: besnikëri, dashuri, jetë familjare dhe, mbi të gjitha, një shtëpi të përhershme. Jashtë çdo mode të viteve '60, ata vendosin me kokëfortësi të martohen dhe të hedhin themelet e parajsës së tyre në një shtëpi të madhe të stilit viktorian.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001364

Botuesi: Botimet Dudaj

Djallit i pëlqen e ëmbël, Lauren Weisberger

Bet Robinson, një njëzeteshtatëvjeçare nga Nju-Jorku, ish-nëpunëse banke që ëndërron të gjejë princin e kaltër, nuk arrin ta besojë kur merret në punë nga agjencia më e famshme e marrëdhënieve publike në Manhatan, me detyrën që të organizojë festat më të jashtëzakonshme.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)