Titulli: Dashuri shtrigane
Origjinali: Des cames chez les luxos
Gjinia: Roman
Autori: Jacques Steiwer
Shqipëroi: Nonda Varfi
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2021
Fq. 408
Pesha: 0.472 kg
ISBN: 978-9928-06-286-4
Ky libër është në gjuhën shqipe
Pjesë nga libri
Koloneli Moulinar, është duke hetuar rrjetin e shpërndarjes së drogës në luksemburg,i cili ka filluar të marra përmasa shqetësuese. Droga dhe ngjarjet e tjera kriminale që po ndodhin njëra pas tjetrës e kanë prishur qetësinë e Dukatit të Madh, i cili tashmë ka rënë edhe nën ndikimin e rrjetit ndërkombëtar të ilaçeve. Policia që është vënë në ndjekje të një emigranti ilegal, mes të cilëve edhe një i ri nga Kosova, arrin deri në një apartament pranë stacionit Aral në Rue d’Hollerich dhe arreston një student luksemburgas dhe një prostitutë nigeriane duke konsumuar drogë...
- Bastien... Roland... Rozhe Mulinar. Diçka më thonë këta emra. Mos je djali i kolonel Mulinarit? Mulinarit të famshëm të ish çështjes së tortës radioaktive?
- Ai... është im atë. E pastaj..?
- Dhe ti bredh me kurva e konsumon drogë!?
***
Të zhytur në ndenjëset e tyre, me kokat që mezi dilnin mbi kroskot, ai dhe brigadieri Klem këqyrnin skenën e natës rreth sheshit të vogël para pikës së karburantit “Aral”. Prostitutat bënin ecejake pa pushim. Klientët ngadalësonin makinat, ulnin xhamin e djathtë, diskutonin çmimin, pastaj vazhdonin rrugën, ose hipnin një kandidate. Kohët e fundit, ligji i ri i Luksemburgut ndëshkonte blerësin e shërbimeve seksuale, gjë që i bënte klientët dhe ofrueset e shërbimeve më nervozë dhe më dyshues se kurrë. Ajo botë tashmë e amullt ishte dukshëm e ngucur për të rënë sa më pak në sy.