• Banner

Oret, Michael Cunnungham

"Orët" rrëfen historinë e tri femrave që janë cilësuar nga kritika si kulmet e personazheve femërore të shekullit. E para është një grua e përsyshur, e mistershme, një shkrimtare e famshme, Virxhinia Vulf, personazhi më kontradiktor, por edhe më i adhuruari në letërsinë angleze, e cila jepet në çastet para se të vetëvritej në vitin 1941.

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Orët
Origjinali: The hours
Gjinia: Roman
Autori: Michael Cunningham
Shqipëroi: Albana Sala
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2003
Fq. 264
Pesha: 0.25 kg
ISBN: 978-99927-50-42-1

Mbi librin

"Orët" rrëfen historinë e tri femrave që janë cilësuar nga kritika si kulmet e personazheve femërore të shekullit. E para është një grua e përsyshur, e mistershme, një shkrimtare e famshme, Virxhinia Vulf, personazhi më kontradiktor, por edhe më i adhuruari në letërsinë angleze, e cila jepet në çastet para se të vetëvritej në vitin 1941.

Dy të tjerat janë gra që jetojnë në vende dhe kohë të ndryshme: Klarisa Van, një botuese njujorkeze e ditëve të sotme, që kërkon të organizojë një festë për Riçardin, mikun e shtrenjtë, shkrimtarin gjeni, dhe Laura Braun, një shtëpiake kaliforniane, që digjet nga dëshira për t'u arratisur vetëm për një ditë...

Komente mbi librin

"Një letërsi tronditëse, një përvojë leximi krejtësisht ripërtëritëse. Nëse ky libër nuk ju bën ujë në djersë dhe nuk ju shtyn ta shihni jetën dhe letërsinë me një vështrim të ri e kryekëput origjinal, sigurohuni nëse jeni ende gjallë."

USA Today

"Një stil i përsosur, një punë kaleodoskopike, që hedh spirancën e një bote postmoderne përjetësisht lundruese në ganxhat e stërlashta të dashurisë, dëshpërimit dhe epsheve rrënqethëse."

Los Angelos Times

"Cunningham ka krijuar diçka origjinale: një trio rrëfenjash, që ndërthuren mjeshtërisht mes tyre... Vepra e tij më e pjekur dhe më e arrirë."

The Washington Post Book World

Mbi autorin

Michael Cunningham lindi në Los Anxhelos dhe jeton në Nju Jork. Ai është autor i romaneve "Një shtëpi në fund të botës" dhe "Mishi dhe gjaku", i cili u vlerësua me çmimin "Whiting Writer's Award". Libri "Orët" është botuar në 15 vende dhe në vitin 1999 u vlerësua me çmimin "Pulitzer". Një vit më vonë romani i tij meritoi çmimin "Pen/ Faulkner Award for fiction".

 

Detajet e librit
SKU000275
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2189

Botuesi: Dituria

Mjeshtri, Colm Toibin

Romani "Mjeshtri" është një pasqyrë e jetës së shkrimtarit Henri Xhejms në vitet e fundit të shekullit XIX. Libri përbëhet nga njëmbëdhjetë kapituj, në të cilët zhvillohen ngjarjet prej janarit të 1895 deri në tetor të 1899, duke e ndjekur shkrimtarin nga dështimi i tij në përpjekje për të pasur sukses në teatrin e Londrës.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2190

Botuesi: Dituria

Fari lundrues i Bllekuoterit, Colm Toibin

Në fillim të vitit 1990, tri gra: Dora Devëro, e bija e saj Lili dhe mbesa e saj Helena, takohen pas vitesh me mosmarrëveshje dhe arrijnë një armëpushim të pasigurtë. Vëllai i adhuruar i Helenës, Dikleni, po vdes. Dy shokë bashkohen me të dhe me gratë në një shtëpi të shkatërruar, të vjetër, pranë detit.

Çmimi 650 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2266

Botuesi: OMBRA GVG

Perëndia e mizave, William Golding

Kjo vepër u cilësua si metaforë e Satanait nga Tomas Eliot. Romani "Perëndia e mizave" u bë shumë shpejt letërsia e preferuar e studentëve universitarë. "Perëndia e mizave" përcillet nga format e utopisë negative. Ai analizon sjelljen e një grupi nxënësish britanikë, që si pasojë e një fatkeqësie ajrore, braktisen në një ishull.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Lidhëse, Domenico Starnone

Çfarë lëmë pas kur braktisim dikë? Shtëpinë, familjen, të shkuarën, idenë e së ardhmes, fotografinë tonë më të keqe të ngulitur në sytë e njeriut që kemi dashur? Na shkon jeta duke thyer vazo e duke ua ngjitur copat, për të gënjyer veten se janë të reja xixë.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Si një roman, Daniel Pennac

Pika kryesore ku rreh Pennac – u është shumë e thjeshtë: askush s'ka për të lexuar ndonjë libër ndonjëherë në qoftë se nuk ka dëshirë. Ai thekson se leximi, së pari, është kënaqësi. Nëse njerëzit zgjedhin ta kalojnë kohën duke bërë gjëra të tjera është e drejta e tyre.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001582

Botuesi: Skanderbeg Books

Rrëfim për dashurinë dhe errësirën, Amos Oz

"Rrëfim për dashurinë dhe errësirën" është një sagë familjare dhe një nga librat autobiografikë më të bukur të shkruar ndonjëherë në historinë e letërsisë. Është historia e një fëmije që rritet në një qytet të ndarë nga lufta, siç Jeruzalemi i mesit të shekullit të kaluar, në një apartament të ngushtë.

Çmimi 1 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Versioni i Barnit, Mordecai Richler

Barni Panofski – i çatdhesuar kanadez, admirues finok i grave, shkrimtar, producent televiziv, tregimtar –vendos, më në fund, që të marrë penën dhe të hedhë në letër, kundërshtinë ndaj akuzave që i bëhen në autobiografinë e rivalit të tij.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vajza pa fytyrë, Jo Nesbo

Vajza pa fytyrë më ka mbajtur me frymën pezull nga fillimi në fund». Michael Connelly Asnjë shkak të arsyeshëm, asnjë armë krimi. Rasti ideal për ta perfshirë Herri Holin në një hetim me zhvillime të papritura.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Ideart

Kumbari, Mario Puzzo

Ky roman është një vullkan! Një shpërthim i vitalitetit të vrazhdë, i besnikërisë dhe traditës së mirëllogaritur. Romani është i përshkruar tej e mbanë nga trafiqet e mëdha, vrasjet e kobshme, seksi amerikan dhe dashuria siciliane.

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Historia e vajzes se humbur, Elena Ferrante

"Historia e vajzës së humbur" është vëllimi i katërt dhe i fundit i "Mikeshës gjeniale", sagës që e ngriti autoren në shkallën e një prej shkrimtareve më të mira në botë. Dy heroinat, Lina dhe Elena, tashmë kanë mbi shpinë një jetë plot ngjarje, zbulime, rrëzime dhe "rilindje".

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Jetë pas jete, Kate Atkinson

Po sikur të të jepet mundësia ta jetosh jetën përsëri e përsëri, deri sa, më në fund, ta bësh ashtu siç duhet? Po sikur të kemi një mundësi të dytë për gjithçka? Po sikur të kemi një pafundësi mundësish për ta jetuar jetën? A do të ishe gati ta shpëtoje botën nga fati i pashmangshëm? A do të doje?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Lotët e babait tim, John Updike

Lotët e babait tim përfshin pesë novela, në të cilat Updike trajton disa tema, disa lidhje të ndërvarshme, prindërit, bashkëshortët, aventurat jashtëmartesore, fëmijët. Aty shfaqen thekshëm ndërlidhjet, marrëdhëniet, ndërveprimet, kundërveprimet, bashkëveprimet e tyre – duke u munduar për t'u shkëputur, dhe prapë duke u bashkëlidhur ose duke kujtuar me...

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Për dashurinë dhe demonë të tjerë, Gabriel Garcia Marquez

Më 1942, gjatë punimeve në një kuvend të Amerikës Latine, dolën në dritë eshtrat e një adoleshenteje, Sierva Maria de Todos los Angeles. Floknaja e saj e mahnitshme arrinte 22 metra gjatësi... Romancieri i Gjenerali në labirintin e tij e ka nxjerrë vallë këtë zbulim të çuditshëm nga imagjinata e tij flakëruese?

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Pallati prej letre, Miranda Cowley Heller

Një mëngjes të mrekullueshëm gushti, Eli Bishop niset të notojë në liqenin poshtë "Pallatit prej letre" - shtëpia e pushimit të familjes së saj në Kejp Kod. Kur zhytet nën ujë, përjeton sërish takimin pasionant të një nate më parë, në qoshen e shtëpisë që di të gjtiha të fshehtat e saj më të errëta, ndërsa i shoqi dhe e ëma bisedojnë me mysafirët...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)