- Çmim i zbritur

Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
Me mijëra prej këtyre kremlinësh u shpërndahen në Sheshin e Kuq fëmijëve fatlumë, por njëri syresh bie edhe në duart e disidentëve të cilët kënaqen me Kremlinin prej sheqeri në një prej mbledhjeve të tyre të fshehta.
Titulli: Kremlini prej sheqeri
Origjinali: Sakharnyy Kreml’
Gjinia: Roman
Autori: Vladimir Sorokin
Shqipëroi: Korab Hoxha
Shtëpia botuese: Arka e Noes
Viti: 2020
Fq. 208
Pesha: 0.268 kg
ISBN: 978-9928-4555-5-0
Ngjarjet e romanit “Kremlini prej sheqeri” rrëfehen në Rusinë e vitit 2028. Ky roman përbëhet prej 15 kapitujsh, rrëfimesh, skenash dhe miniaturash, të gjitha të ndryshme për nga forma dhe personazhet, por me një temë e cila rimerret dhe përcillet nëpër tekst që prej titullit: një kopjim i saktë në trajtë i Kremlinit të bardhë si bora, bashkë me kullat dhe portat, i bërë i gjithi prej sheqeri – dhurata e sundimtarit të Rusisë në Pragun e Krishtlindjes. Me mijëra prej këtyre kremlinësh u shpërndahen në Sheshin e Kuq fëmijëve fatlumë, por njëri syresh bie edhe në duart e disidentëve të cilët kënaqen me Kremlinin prej sheqeri në një prej mbledhjeve të tyre të fshehta.
E kështu, ky objekt i çmuar i sundimit bie edhe në dorën e një lypësi, të një shërbyesi civil në burgun e Ljubjankës, specialiteti i së cilit janë torturat, në dorën e një xhuxhi nga trupa e gjykatësve në Kremlin e gjer te gratë e një bordelloje. Nëpërmjet kësaj udhe që bën një Kremlin prej sheqeri, Sorokin na rrëfen një Rusi totalitare, me varfërinë dhe absurdin e një sistemi që gjithnjë i qëndron mbi krye qytetërimeve, cilatdo qofshin ato. “Kremlini prej sheqeri” është një enigmë e formuar prej gurësh shumëngjyrësh mozaiku, të cilët, të gjithë bashkë, formojnë portretin e një shoqërie totalitare. Ndërsa Sorokini zhvendoset nga një rrëfim te një tjetër, ai e shpie lexuesin te rrugicat dhe qoshet më të errëta të jetës ruse, duke krijuar kësisoj një lloj enciklopedie metafizike të shpirtit të Rusisë.
“Autori ia ka arritur ta kthejë Kremlinin prej sheqeri në një lajtmotiv, në një meta-simbol i cili shfaqet ndryshe në secilin prej teksteve dhe në një mënyrë origjinale. Është njëkohësisht një objekt devotshmërie dhe kënaqësie “kompesuese” për njerëzit, një ngushëllim për ata që e thithin” - Andreas Tretner, Pëkthyesi gjerman i Sorokinit
“Çdokush që dëshiron të mësojë më tepër mbi Rusinë dhe ku mund ta shpjerë regjimi i Putinit, lipset ta lexojë këtë libër. I errët dhe distopik, por që është pjesë e jetës sonë” Garry Kasparov, TIME
“Një satirë “pa të burgosur” nga një prej yjeve të letërsisë ruse” Taylor Antrim, Newsweeek
“Libri i Sorokinit është si një peshk i hijshëm dhe i guximshëm… Ai ka një imagjinatë sypatrembur, të gatshme për t’u përdorur në mënyrën më groteske dhe energjike” Alexander Nazaryan, The New Republic
“Sorokini kombinon shpikjen futurologjike dhe anarkizmin politik me efektin e mbrapshtë satirik…” – Tony Wood, London Review of Books
“Me gjasë, asnjë shkrimtar tjetër postmodern nuk arrin të shpalosë ankthin e rivendonsjes së Rusisë drejt autoritarizmit, aq sa ia del ta shprehë satira e Sorokinit” Kirkus Reviews
“Krijimet e Sorokinit janë njëherazi jashtëzakonisht të çuditshme, po aq sa edhe tejet familjare për ne. Prej penës së tij pikon tërbimi imagjinativ…” Library Journal
“Nëse radhët do të organizoheshin në bazë merite, do të ishte e drejtë që Vladimir Sorokini të vendosej në krye” Lucy Ellman, The Guardian
“Sorokini është një prej shkrimtarëve më argëtues, të mençur dhe trazues të Rusisë” Elaine Blair, The Nation
“Polemikat e ndjekin shkrimtarin rus Vladimir Sorokin ashtu siç qeni ndjek një bastun” Ken Kalfus, The New York Times Book Review
"Vladimir Sorokin është emri më unik në letërsinë e sotme ruse... Ai përdorur estetikën e realizmit magjik duke krijuar situata fantazmagorike, antibotën, dhe anasjelltas" D. Suvorov
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13k)Reference: SKU001693
Brand: Botimet Dudaj
Brand: Botimet Dudaj
Protagonistët, të shtyrë në fillim nga kureshtja dhe më pas nga solidariteti, do të arrijnë të shmangin rreziqe pa fund, falë fuqive të tyre: Nadia duke u bërë e padukshme dhe duke folur me kafshët, Aleksandri duke u shndërruar në jaguar dhe të dy duke u mundur të komunikojnë me shpirtrat. Ata do të hyjnë në kontakt me kulturën e pigmejve, të cilët, me...
Reference: SKU001617
Brand: Skanderbeg Books
"Inati", rrëfenja për arsimimin e një të riu mes mundësive tmerruese dhe pengesave të pashpjegueshme të jetës, është një kontribut i fuqishëm në zhbirimin që Roth i bën ndikimit të historisë amerikane mbi jetën e individit të brishtë.
Brand: Pika pa Siperfaqe
Title: LigjërataOriginal: ConférencesCategory: PhilosophyAuthor: Jorge Luis BorgesAlbanian translator: Feride PaplekaPublisher: Pika pa sipërfaqeYear: 2013Pgs. 218Weight: 0.258 kgISBN: 978-9928-4136-0-4
Reference: SKU000494
Brand: OMSCA-1
Title: MedeaCategory: NovelAuthor: Ludmilla UlickajaAlbanian translator: Sokrat GjerasiPublisher: Omsca-1Pgs. 248Weight: 0.3 Kg.
Reference: SKU001320
Brand: Toena
Dashuria vjen ulet këmbkry dhe arrin të kontrollojë gjithçka. Por vetëm shpirtrat e fortë munden ta mbartin. Dhe Athina ishte një shpirt shumë i fortë.
Me mijëra prej këtyre kremlinësh u shpërndahen në Sheshin e Kuq fëmijëve fatlumë, por njëri syresh bie edhe në duart e disidentëve të cilët kënaqen me Kremlinin prej sheqeri në një prej mbledhjeve të tyre të fshehta.