Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,28 GBP 13,64 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Një frymëmarrje jete, Pasioni sipas G. H., Clarice Lispector
  • Nje frymemarrje jete, Pasioni sipas G. H., Clarice Lispector
  • Një frymëmarrje jete, Pasioni sipas G. H., Clarice Lispector

Një frymëmarrje jete, Pasioni sipas G. H., Clarice Lispector

OMBRA GVG

I konsideruar nga shumë njerëz si "libri i madh" i Clarise Lispector, "Pasioni sipas G.H.-së", ka një skenar të thjeshtë. Pasi pushon nga puna punonjësen e shtëpisë, një grua fillon të pastrojë dhomën. Sapo fillon pastrimin, përballet me një buburrec. E neveritur, e përplas insektin pas kanatit të dollapit. Më pas, si në një lloj asketizmi barbar, vendos të provojë buburrecin e ngordhur.

7,28 GBP
6,55 GBP Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Një frymëmarrje jete, Pasioni sipas G. H.
Origjinali: Um sopro de vida: pulsações, A Paixão Segundo G.H.
Gjinia: Roman
Autori: Clarice Lispector
Shqipëroi: Ermira Danaj
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2016
Fq. 556
Pesha: 0.671 kg.
ISBN: 978-9928-06-144-7

Koment nga autorja

Ky libër, [Pasioni sipas G.H.] është si çdo libër tjetër. Por, do të isha e lumtur nëse do të lexohej vetëm nga njerëzit me shpirt të formuar, nga ata që e dinë se qasja – ndaj çfarëdo gjëje – duhet të bëhet ngadalë dhe me mund, madje duhet të përshkojë dhe të kundërtën e asaj që po i qasemi. Vetëm ata njerëz do të kuptojnë ngadalë, se ky libër nuk kërkon asgjë prej askujt. Mua, për shembull, personazhi G.H. më ka sjellë një lumturi të vështirë, por që është lumturi, gjithsesi.

Komente mbi librin

"Për fansat, Lispector është thjesht "Clarice," si këngëtaret Cher apo Madonna, ose... si bashkëatdhetari i saj i madh, Pele."

The Wall Street Journal

"Clarice Lispector është kryeministri i prozës së Amerikës Latine, është shkrimtare e shekullit."

New York Times Book Review

"Proza e Lispector është e paharrueshme... mbetet ende befasuese për shkak të forcës dhe emocioneve. Imazhet e saj janë verbues edhe brenda subjekteve të errëta. Edhe pse në atmosferë të tillë, mesazhi i veprës së saj është vetë kthjelltësia. Clarice Lispector është një nga shkrimtarët brazilianë më intrigues dhe më mistifikues të shekullit të 20-të. Është në radhën e gjeniut."

The Telegraph

"I konsideruar nga shumë njerëz si "libri i madh" i Clarise Lispector, "Pasioni sipas G.H.-së", ka një skenar të thjeshtë. Pasi pushon nga puna punonjësen e shtëpisë, një grua fillon të pastrojë dhomën. Sapo fillon pastrimin, përballet me një buburrec. E neveritur, e përplas insektin pas kanatit të dollapit. Më pas, si në një lloj asketizmi barbar, vendos të provojë buburrecin e ngordhur.

Pasi e shtyp atë dhe pasi provoi të brendshmet e tij të bardha, brenda G.H.-së ndodhi një zbulim. Insekti e mbërtheu në mes të rutinës së saj të "civilizuar", të përbërë prej fëmijëve, çështjeve të shtëpisë e faturave për t'u paguar, dhe e hodhi jashtë njerëzores, duke e lënë në buzë të zemrës së egër të jetës. Kjo dëshirë për të takuar atë që mbetet prej njeriut, kur gjuha mbaron, është forca që lëviz letërsinë e Clarisës që prej fillimit."

Josè Castello, gazetar, shkrimtar

Detajet e librit
9789928061447
9789928061447
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

Çështja Finkler, Haward Jacobson

Xhulian Treslovi, një profesionist i rëndomtë dhe ish-drejtues emisionesh në BBC dhe Sem Flinkeri, një filozof, shkrimtar dhe personalitet i njohur hebre, janë shokë të vjetër shkolle. Pavarësisht marrëdhënies së acaruar dhe jetëve shumë të ndryshme, kurrë nuk i kanë humbur kontaktet me njëri-tjetrin apo me ish-mësuesin e tyre, Lajbor Sevcikun.
7,37 GBP 8,19 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

E largëta, Julio Cortazar

Në kujtesën kaq millimetrike, në humorin kaq subversiv, në gjithçka që e bën ate njërin prej intelektualeve të mëdhenj të epokés, në kuptimin klasik te fjalës. Në jetën publike, qoftë edhe në pikën me të vakët të dëshirës për të lexuar apo për  t'u shfaqur para tyre, Cortázar-le mbërthente audiencën me një prani të pashmangshme dhe që duhej të kishte...
10,23 GBP 11,37 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Një takim, Milan Kundera

Me kalimin e viteve, Kundera na ka mësuar ta shikojmë romanin si një krijesë të brishtë dhe të çmuar, që jeton në një histori të vetme: por kurrë nuk na e kishte zbuluar në mënyrë kaq të qartë dhe magjepsëse fizionominë e romancierit dhe fiziologjinë e tij të dhimbshme, jetike, të fshehur.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Të parët tanë, Italo Calvino

Doja të bëja një trilogji përvojash mbi mënyrën e realizimit të qenieve njerëzore: te Kalorësi i paqenë - arritjen e ekzistencës; te Viskonti i përgjysmuar - aspiratën drejt një plotësie përtej gjymtimeve të imponuara nga shoqëria; te Baroni rebel - një rrugë drejt një plotësie jo individualiste, që duhet arritur përmes besnikërisë ndaj një vetëvendosjeje...
12,28 GBP 13,64 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001006

Botuesi: Dituria

Kitchen, Banana Yoshimoto

I pari roman në shqip nga autorja e njohur japoneze, Yoshimoto. Bestseller, me miliona kopje të shitura, Kitchen vë pranë njëri-tjetrit tregime për nënat, transeksualitetin, kuzhinat, dashurinë, tragjedinë etj.
2,86 GBP 3,18 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dukagjini

Dorëshkrimi fanariot, Doina Ruşti

Një roman me personazhe pafund, me një ngjarje jashtëzakonisht interesante – një rikonstruktim i një historie (dashurie) – “Dorëshkrimi fanariot” është konsideruar, me të drejtë, vepra më e mirë e autores, e cila ka shprehur interesim të theksuar për historinë e Bukureshtit të shek. XVIII.
13,10 GBP 14,55 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Dyshimi, Ashley Audrain

Një dramë psikologjike, e tensionuar, që ka në qendër krijimin dhe rrënimin e një familjeje – dhe një grua, përjetimi mëmësor i së cilës nuk ka të bëjë aspak me atë që ka shpresuar, por me gjithçka që i druhej.
9,82 GBP 10,91 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Xhemilja, Orhan Kemal

Lajmi i keq që solli Xhemilja, ishte ai që të gjithë e prisnin qysh prej mëngjesit. Tani, më në fund, kishte mbërritur. Frika u përhap si zjarri në gjithë lagjen. Duke ndier se fëmijët dhe të dashurit e tyre ishin në rrezik, banorët u futën nëpër shtëpi dhe morën ç'tu zinte dora: copa druri, hunj, gurë dhe shkuan pas Malikut e Mujit.
4,09 GBP 4,55 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001590

Botuesi: Poeteka & Ideart

Tigri, Tomislav Marijan Bilosnic

Libri Tigri është nga librat e rrallë jo vetëm të Tomislav Marijan Bilosnić-it. Përballë lexuesit rri një vepër 'monotematike', nga ato që, duke vëzhguar një 'objekt' të vetëm - tigrin, të yshtin drejt gjykimit të gabuar se ngado që ta kthesh e sado të mahnitesh, dikur do të përballesh me monotoninë e këtij sfinksi.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001528

Botuesi: Skanderbeg Books

Vajza e prapë, Mario Vargas Llosa

Rikardoja, qysh fëmijë atje në vendin e lindjes së tij, në Lima, ka ushqyer një ëndërr: Të jetojë në Paris. Por ritakimi me Lili kiliankën, një dashuri e hershme e adoleshencës, do ta shtyjë të ndryshojë gjithçka të tij. Vajza aventuriere, pragmatiste, e paqetë, do ta zvarrisë përtej botës së vogël të ambicjeve të tij.
10,64 GBP 11,82 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Portret grupi me një zonjë, Heinrich Boll

Bël-i rindërton biografinë e një antiheroine, në qendër të së cilës vendoset beteja e saj, e përkrahur nga fqinjët, për të shmangur prishjen e ndërtesës ku jeton. Leni kthehet në qendrën e një grupi heterogjen që rebelohet kundër së kaluarës çnjerëzore të Gjermanisë Naziste... dhe të asaj që duket si një e ardhme po aq çnjerëzore sa kapitalizmi.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Vdekje nga uji, Kenzaburo Oe

Në qendër të romanit "Vdekje nga uji" është romancieri Kogito Choko, që ka vendosur të shkruajë historinë e mbytjes në lumë të babait të tij. Në mendje prej kohësh i vërtitet pyetja pse babai i tij kishte dalë për "shëtitje me varkë" në lumë të rrëmbyeshëm në një natë stuhie.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Ka mbaruar