Titulli: Të parët tanë
Origjinali: Il visconte dimezzato, Il barone rampante, Il cavaliere inesistente
Gjinia: Roman
Autori: Italo Calvino
Shqipëroi: Adrian Beshaj
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2015
Fq. 484
Pesha: 0.456 kg.
ISBN: 978-99943-0-389-2
Koment nga autori
Doja të bëja një trilogji përvojash mbi mënyrën e realizimit të qenieve njerëzore: te Kalorësi i paqenë - arritjen e ekzistencës; te Viskonti i përgjysmuar - aspiratën drejt një plotësie përtej gjymtimeve të imponuara nga shoqëria; te Baroni rebel - një rrugë drejt një plotësie jo individualiste, që duhet arritur përmes besnikërisë ndaj një vetëvendosjeje individuale; pra, tri shkallë qasjeje ndaj lirisë.
Dhe në të njëjtën kohë desha që të ishin tri histori, siç thuhet, "të hapura", që para së gjithash të qëndrojnë më këmbë si histori... por që ta fillojnë jetën e tyre të vërtetë në lojën e paparashikueshme të pyetjeve dhe përgjigjeve që lindin te lexuesi.
Do të doja që të mund të shiheshin si një pemë gjenealogjike e të parëve të njeriut bashkëkohor, ku çdo fytyrë fsheh ndonjë tipar të personave që kemi përreth, tuajin, të vetes sime.