Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Nga veranda jote duket shtëpia ime, Elvis Malaj
  • Nga veranda jote duket shtëpia ime, Elvis Malaj

Nga veranda jote duket shtëpia ime, Elvis Malaj

Pegi

 Malaj rrëfen pa dorashka dhe pa klishe jetën e vërtetë të të rinjve shqiptarë në Itali dhe në Shqipëri; rrëfen për bulizmin, seksin, familjen, stereotipat, gëzimet, dhembjet, jetën e zakonshme, mospërshtatjen dhe trazimin e emigrantit,por me një këndvështrim krejtësisht të ri dhe të freskët, larg shablloneve tashmë të gatshme.

7,49 CHF
6,74 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Nga veranda jote duket shtëpia ime

Origjinali: Dal tuo terrazzo si vede casa mia

Gjinia: Novela

Autori: Elvis Malaj

Shqipëroi: Beti Njuma 

Shtëpia botuese: Pegi

Viti: 2020

Fq. 156

Pesha: 0.200 kg

ISBN: 978-9928-310-19-4

Mbi librin

Nga veranda jote duket shtëpia ime është vëllimi i parë me tregime i autorit shqiptaro-italian Elvis Malaj. Në 12 tregimet e tij vërtiten dy botë sa të ndryshme, aq edhe të njëjta. Dy botë që ballafaqohen me njëra-tjetrën përmes gjuhës, botëkuptimit, emocioneve, traditës dhe risisë, të njohurës dhe të panjohurës. Malaj rrëfen pa dorashka dhe pa klishe jetën e vërtetë të të rinjve shqiptarë në Itali dhe në Shqipëri; rrëfen për bulizmin, seksin, familjen, stereotipat, gëzimet, dhembjet, jetën e zakonshme, mospërshtatjen dhe trazimin e emigrantit,por me një këndvështrim krejtësisht të ri dhe të freskët, larg shablloneve tashmë të gatshme.

Tregimet e tij nuk përfaqësojnë thjesht të qenit shqiptar, ato janë tregime për qenie njerëzore, që vuajnë, grinden, qeshin, bëjnë marrëzira, dashurojnë dhe urrejnë.Ato janë të këndshme, zbavitëse dhe rrëmbyese. Në qendër të tyre, përveç ndonjë rasti të rrallë, janë të rinj shqiptarë të rritur në Itali dhe si italianë, ndoshta dhe alterego të autorit. Rinia nga njëra anë dhe identiteti shqiptar nga ana tjetër janë dy anët e së njëjtës monedhë, që Malaj arrin të na i sjellë si një ndarje e thellë, por kurrë banale e shoqërisë italiane.Nga veranda jote duket shtëpia ime” u rendit ndër 12 kandidatët më të mirë të çmimit Strega 2018.

Detajet e librit
9789928310194
9789928310194
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000275

Botuesi: Botimet Dudaj

Oret, Michael Cunnungham

"Orët" rrëfen historinë e tri femrave që janë cilësuar nga kritika si kulmet e personazheve femërore të shekullit. E para është një grua e përsyshur, e mistershme, një shkrimtare e famshme, Virxhinia Vulf, personazhi më kontradiktor, por edhe më i adhuruari në letërsinë angleze, e cila jepet në çastet para se të vetëvritej në vitin 1941.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Aleph

Dera, Magda Szabo

Ajo është kujdestarja e shtëpisë së Magdës dhe ndaj bëhet e pazëvendësueshme për të. Edhe Emerenca, në mënyrën e saj, bëhet e varur nga Magda.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Pragu i ferrit, Michel Hugo

Këtë vepër artistike... ua kushtoj mijëra kozakëve që u tradhtuan në vitin 1945, në qytetin mesjetar të Linzit, në Austri. Miqtë e mi rusë më besuan fotokopjet e dy librave, si edhe fotografi e dokumente të tjera të ruajtura me kujdes dhe të kaluara dorë më dorë... që zbulojnë një anë të errët të historisë: pabesinë e tri qeverive, Britanisë së Madhe,...
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2139

Botuesi: Skanderbeg Books

Lolita, Vladimir Nabokov

Humbert Humberti, një kritik letrar në mesmoshë, pas martesës së tij të dështuar, niset në kërkim të një strehe ku mund të shkruajë i qetë, diku në një qytezë në New England. Ndërsa është duke këqyrur për një dhomë me qera në shtëpinë e zonjës Hejz, sytë e tij ndeshin të bijën e zonjës së shtëpisë, Dolorezën, një dymbëdhjetëvjeçare e rritur para kohe, pas...
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Tulipani i Stambollit, Iskender Pala

Bashkë me tulipanin, realitetet e hidhura përnjëherësh shndërrohen në ëndrra të lumtura, hekuri i ndryshkur në argjende të shndritshme, shikimet e ashpra në buzëqeshje të ëmbla; bashkë me tulipanin, brenda meje jeton një e dashur, për hir të së cilës jeta sakrifikohet. Tulipani është kurorë mbi mua dhe unë jam nevojtar për të.
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Danc danc danc, Haruki Murakami

Katër vjet pasi na magjepsi me historinë e romanit “Gjuetia e ethshme e deles”, Haruki Murakami e nis sërish heroin e tij në një rrugëtim të ri. Ca ëndrra të çuditshme e shtyjnë djaloshin tonë të kthehet sërish te hotel “Delfini”. Një takim me të mistershmin burri-dele e çon në ca aventura të reja
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Requiem, një shajni, Antonio Tabucchi

Në një gjendje midis vetëdijes dhe pavetëdijes, midis përvojës së reales dhe perceptimit të ëndrrës, pa qenë fare në gjendje të shpjegojë si e qysh, të dielën e fundit të një korriku, një njeri e sheh veten në mes të ditës në një Lisbonë të shkretë dhe zharitëse.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2800

Botuesi: Dituria

Paula, Isabel Allende

Në dhjetor të vitit 1991 vajza ime, Paula, u sëmurë rëndë dhe s'kaloi shumë dhe ra në komë. Këto faqe u shkruan gjatë atyre orëve që s'kishin të sosur nëpër korridoret e një spitali në Madrid dhe në një dhomë hoteli, në të cilin jetova disa muaj.
7,22 CHF 8,03 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Një grua e vërtetë, Barbara Taylor Bradford

Pas dy martesave, dy luftërave shkatërruese dhe sekreteve të shumta, suksesi i saj është arritur me një çmim të lartë për t’u paguar. Tashmë ajo përballet me një luftë të re: atë me njerëzit dikur të besuar dhe tashmë tradhtarë.
12,52 CHF 13,91 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Gruaja e ngrënshme, Margaret Atwood

“Gruaja e ngrënshme” është romani i parë i Margaret Atwood-it dhe përmban të gjitha temat që autorja do të zhvillonte në veprat e tjera. Ajo na paraqitet si një vëzhguese e hollë e absurditeteve që vijnë nga konformizmi.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Gruaja tjetër, Daniel Silva

Në një fshat të izoluar në malet e Andaluzisë, një franceze misterioze nis të hedhë në letër një kujtim të rrezikshëm. Është historia e një burri, të cilin e ka dashuruar dikur, kur ishte në Bejrut, dhe e një fëmije që ia kanë marrë nga duart në emër të tradhtisë. Gruaja është në dijeni të një prej sekreteve më të mëdha të Kremlinit. Kohë më parë, KGB-ja...
13,48 CHF 14,98 CHF
More
Në gjendje